Historia / La Kanadanë për të vazhduar traditën e familjes në Lukovë

E premte, 19 Prill, 2024

“Guri i rëndë në vend të vet” thotë një proverb i vjetër popullor. Që për shumë njerëz do të thotë se kuptimi i jetës është në vendlindje, në tokën tënde, aty ku flitet gjuha jote, aty ku ke pasur të parët, ku ke familjen e të njohurit. Historitë e emigrimit shpesh e kanë treguar se thirrja e tokës, lidhja me rrënjët është aq e fortë po aq sa edhe e pashpjegueshme. Të tillë lidhje me tokën e tij ka edhe Miltiadh Prifti. I lindur në Lukovë, fëmijëria e tij është e ngjashme me atë të qindra fëmijëve të jugut shqiptare, emigrimi familjar drejt Greqisë. Në moshën 8 vjeçare vendoset me familjen në shtetin fqinj, ku ndonëse vazhdon të  arsimohet përballet edhe me stereotipizimin dhe racizmin në Greqi. Në moshën 18 vjeçare nis një tjetër aventurë emigrimi. Këtë herë në kontinentin e largët amerikan, në Kanada. Në Toronto, ku edhe jeton prej 16 vitesh diplomohet për Business Management dhe Marketing. Pas përfundimit të studimeve, me mallin e mbartur nga Greqia në Kanada vendos të vizitojë Lukovën. Por kësaj here jo si turist, por si fëmija i rritur në bregdet për të për t’ju rikthyer kujtimeve të fëmijërisë, për të ridëgjuar edhe një herë historitë e gjyshes për një pemë të lashtë e të trashëguar në familje prej brezash. Gjatë një viti të kaluar në Lukovë, plotë katër stinë. Miltiadhi apasionohet pas pemës së ullirit. Traditë e familjes prej brezash, nuk mund të mos kishte trashëguar diçka në ADN. Rikthehet në Kanada me jehohën e tregimeve të gjyshes, me kokën pas, më dëshirën për të bërë diçka në tokën e të parëve.

Në vitin 2018 nis aventura “NenaFarm”. Një start up 100% dedikuar ullirit. Nena, sepse ishte ajo, gjyshja, rrëfimet dhe gatimet e saj, shpirti i vërtetë i kësaj sipërmarrjeje që tashmë ka kapërcyer oqeanin.

Miltiadh një traditë familjare, jo vetëm e familjes tënde, por e gjithë familjeve të bregut, ti arrite ta kthesh në sipërmarrje. Si lindi kjo ide?

Në vitin 2013 erdha për herë të parë pas shumë vitesh në Shqipëri. Kisha shkuar  në Greqi në moshën 8 vjeçare,  ku jetova deri sa mbarova gjimnazin 18 vjeç.

Pastaj erdhi emigrimi i dytë në Kanada. Kësaj here për të ndjekur studimet. Pasi përfundova studimet vendosa që të kaloja një vit, në Shqipëri  të kaloja të katër stinët në vendlindje, në Lukovë, në Shqipëri. Sepse kisha nostalgji, kisha kujtime që doja ti përjetoja prapë, të takoja njerëzit familjar. Sigurisht që vera ishte shumë e bukur, ishte sezoni I plazhit, kishte shumë njerëz. Pastaj erdhi sezoni i dimrit. Normalisht në këtë periudhë në Lukovë, ashtu si në çdo vend tjetër në Shqipëri fillon vjelja e ullirit. Dhe ky ishte momenti që u njoha me pemën e ullirit, këto pemë ulliri që kishte familja dhe aty filloi gjithçka.

Ne si familje bënim vaj sa për përdorim familjar, në fakt të gjitha familjet këtu prodhonin vaj sa për konsum familjar. Pothuajse çdo familje kishte 100 deri në 200 rrënjë.

Pasi u njoha me traditën e familjes u riktheva sërish në Kanada, rifillova punën dhe rutinën time. Por gjithmonë duke menduar për pushimet e viti pasardhës, nuk kishte dyshim që do ti bëja sërish pushimet në Shqipëri. Por kësaj here vendosa që të kthehesha në nëntor, pikërisht në kohën e vjeljes së ullirit. Erdha sërish, ndenja vetëm sa për vjeljen e ullirit. Në të vërtetë nuk bëra pushime por punova fort, sepse të mbledhësh ullinj është një punë shumë e vështirë, por kisha një kënaqësi të veçantë kur merrja një produkt, frut i punës time, i tokës dhe pemëve të familjes. Është me të vërtetë një ndjesi shumë e veçantë.

Sërish u riktheva në Kanada, por gjithmonë me mendjen pas, për tu rikthyer dhe gradualisht vit pas viti zgjasja kohën e qëndrimit, tre jave, katër javë etj.

Në vitin 2018 nisi si projekt “NenaFarm”

Ishe shkëputur prej kohësh nga realiteti shqiptar. Me pak njohuri për ngritjen e një biznesi këtu si nisi “NenaFarm”?

“NenaFram” u zgjodh fitues nga “EU for Innovation”, që është një program që është hapur në Shqipëri për të stimuluar inovacionin. Kjo na dha mundësinë të hidhnim hapat e para në biznes, në një terren që më duhet ta them nuk është aspak i lehtë.

Synimi ynë është i madh, jo vetëm prodhim dhe tregtimi, por ndërtimi i një programi të plotë për studimin, njohjen, kultivimin dhe prodhimin e ullirit. Edukimi i ndihmon të gjithë.

Aktualisht çfarë produktesh ka në treg “Nena Farm”

Deri tani si produkte kemi Vaj Ulliri Ekstra të Virgjër me 2 profile shijeje. Early November, vaj i bërë në fillim të nëntorit- ku mund të shijoni aromën intensive të ullinjve jeshil të shëndetshëm, dallohen gjithashtu shijet e erëzave të zonës dhe nuancat te jeshiles, aroma tipike të mikroklimës ku ndodhen ullishtet.

Late November, vaj i bërë në fund të nëntorit, një vaj i  butë i balancuar dhe i grohte, ku dallohen aromat te ullinjve jeshil dhe të pjekur.

Ullinj Tavoline, përgatitur sipas traditës së Nënës ( jeshil të shtypur me gurë dhe larushë të prerë ) duke përdorur vetëm ujë dhe kripe deti. Ullinjtë tanë vijne me erza të ndryshme dhe vetem në vaj ulliri ekstra të virgjër për të ruajtur natyralisht aromat shijet dhe vlerat ushqyese.

Ti vjen nga Kanadaja, një vend me një realitet ekonomik ndryshe nga Shqipërisë. Cilat kanë qenë vështirësitë me të cilat je përballur për të hapur biznesit tënd?

Dëshira për të bërë diçka në vendlindje është besoj te çdo njeri që është në emigrim. Unë fillimisht dua të them që kushdo që ka edhe dëshirën më të vogël për të ardhur dhe për të investuar në Shqipëri, të vijë dhe ta provojë. Përtej fjalëve që do dëgjojnë, vështirësi do të gjejnë patjetër, pasi kush jeton jashtë është mësuar me një sistem tjetër se si funksionojnë gjërat. Të gjesh informacion për atë që dëshiron të bësh atje është shumë e lehtë, shteti është shumë i organizuar, çdo gjë e ke më një klik, çdo lloj informacioni, të gjitha zbatohen. Ndërsa këtu do të përballen me një kaos informacioni, shumë specialist nuk janë specialist, por prapë përtej vështirësive, rëndësi ka që të provojnë.

Sepse disa gjera funksionojnë. NenaFarm ja doli. Ne jemi dëshmia që kushdo mund t’ja dalë.

Aktualisht jeni një sipërmarrje e vogël, por jeni futur në tregun kanadez. Synoni më tej të kapni tregun ndërkombëtar?

Ne po punojmë të krijojmë një brand global. Kemi filluar më Kanadanë për një arsye të thjeshtë, sepse unë jetoj aty prej 16 vitesh dhe e njoh atë vend, njoh tregun. Por synimi është tregu ndërkombëtar.

Vaji i Lukovës për shkak të mikroklimës të kushteve natyrore dhe vjetërsisë që këto pemë ulliri kanë, 100-200  300 vjeçare me procesin e duhur rezulton një produkt i cilësisë shumë të lartë me vlera ushqimore shumë të larta. Dhe ky nuk është thjesht një produkt, është një produkt që ne besojmë shumë që së shpejt do të jetë një nga më të mirët në botë për sa i përket cilësisë.

Përtej zgjerimit në tregun ndërkombëtar NenaFarm ka edhe një tjetër qëllim ….

Një nga qëllimet tona nuk është vetëm prodhimi dhe tregtimi i ullirit, por edhe studimi i tij, krijimi i një “akademie” të ullirit Kalinjot le të themi. Pasi ulliri Kalinjot, është ulli autokton në këto toka, është një varietet që nuk e gjen në vende të tjera, dhe kjo është pasuria jonë kombëtare.

Në të ardhmen synojmë që të hapim edhe shoqatën e ullirit Kalinjot që do të ketë disa qëllime: si njohjen zyrtare ne botë si lloj ulliri autokton shqiptar. Pak e dinë që në këtë vend ka mbi 5 milion rrënjë ulliri Kalinjot,nga të cilat më shumë se 550,000 jane shekullore, me këto karakteristika me këto cilësi. Dhe një nga synimet tona është që ta ngremë në nivelin global

Synimi i dytë lidhet me “akademinë”. Ne duam të zhvillojmë kërkime shkencore, me të dhëna të sakta, me data që të kuptojmë tamam vlerat e këtij ullirit. Patjetër që ka njerëz që janë ekspert për ullirin Kalinjot por ne synojmë më shumë.

Synimi i tretë është trajnimi dhe edukimi i njerëzve që merren me ullirin. Ne kemi disa shoqata, institute që merren me këtë, por ata sjellin eksperte nga Italia apo Greqia që të trajnojnë për një varietet që nuk e njohin, siç është ulliri Kalinjot. Pra ne na duhet të formojmë ekspertë vendas. Ne duhet të ndërtojmë shkencën tonë të ullirit. Është një rrugë e gjatë, të cilën ne do ta nisim që këtë vit. Pasi do të zhvillojmë një trajnim në Lukovë për procesin e krasitjes, mirëmbajtjes dhe rivitalizimit.

***

Me dëshirën për të investuar në vendlindje, për të kontribuar në zhvillimin e komunitetit të Lukovës, për të vazhduar trashëgiminë e familjes dhe të zonës, për të krijuar një brand shqiptar, për ti treguar botës ullirin e veçantë Kalinjot, Miltiadhi sapo ka nisur rrugën e tij më të rëndësishme. Dhe jo në Greqi, ku u rrit, as në Kanada ku u arsimua po në vendin ku u lind, në Lukovë.

*Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i materialit pa cituar burimin “Diaspora Shqiptare”.