Arbëresh / “Futura Adriatica Memory”, një mbrëmje festive në qytezën Munxhufuni

E shtunë, 20 Prill, 2024

Këtë të dielë në qytezën arbëreshe Munxhufuni (Montecilfone) mbahet  festivali “Futura Adriatica Memory”(Kujtimet e shkuara të Adriatikut).

Eventi do të nis në orën 19:00 pasdite me vallëzime tradicionale shqiptare me valltaren Brunilda Lato dhe valltaret e Shoqatës AGIMI Molise-Federata FAAI, Shqipëtarët në Itali.
Më pas eventi do të vijoi me një koncert nga grupi “Maxmaber Orkestar, një grup i lindur në Triste, portin Austro-Hungarez ku Mitteleuropa takon Mesdheun, një qytet që është një kalim midis Evropës Lindore dhe Perëndimore.
Zëra melodioz, fizarmonikë, saksë, violinë, kitarë, daulle dhe bas premtojnë një udhëtim nëpër traditën popullore të ish-Jugosllavisë dhe Mesdheut.
Klezmer, këngë të vjetra italiane dhe jugosllave, vals dhe mazurke, muzikë rome, sevdalinke boshnjake dhe vallëzime nga Shqipëria, Serbia, Kroacia dhe Maqedonia ndërthuren në një tingull të gëzuar dhe melankolik në të njëjtën kohë.
Nga udhëtimet tona endacake nëpër Itali dhe Evropë, nga Siçilia në Detin e Veriut, nga Spanja në Ballkan, kanë lindur këngët origjinale, të cilat na sjellin gjithnjë në shtëpi.
Një mbrëmje që do të jetë befasuese dhe argëtuese, me qëllimin për të udhëtuar në fantazi dhe për ta lënë veten të lirë në valët e muzikës.
Eventi do të organizohet duke ndjekur masat e duhura anti-covid.