Gjermani / Ambasadat shqiptare bashkë për t’ju dorëzuar mësuesve librat e QBD

E hënë, 25 Tetor, 2021

Ambasada e Shqipërisë dhe e Kosovës kanë organizuar një ceremoni të përbashkët për dorëzimin e teksteve të dërguara falas nga Qendra e Botimeve për Diasporën. Në aktivitetin e mbajtur në ambientet e Ambasadës së Kosovës në Berlin në prani të ambasadorëve të Shqipërisë z. Artur Kuko, të Kosovës Z.Beqë Cufaj dhe të Maqedonisë Veriut z. Ramadan Nazifi, librat e Qendrës së Botimeve për Diasporën të Republikës së Shqipërisë i’u dorëzuan mësuesve të angazhuar në zhvillimin e mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Gjermani.

Dhurimi i librave u shoqërua me një diskutim shumë profesional mbi gjendjen aktuale dhe masat e mëtejshme që duhen të merren në mënyrë të koordinuar nga institucionet e vendeve të origjinës në konsultim të vazhdueshëm me mësuesit e të gjitha brezave për konsolidimin dhe zgjerimin e mësimdhënies së gjuhës shqipe në Gjermani.

Si çdo vit më parë, së shpejti pritet që të mbërrijnë në Gjermani edhe librat e botuara nga Republika e Kosovës për t’u vënë në dispozicion të mësuesve të gjuhës shqipe në të gjitha landet në Gjermani.

Gjate takimit u shkëmbyen shumë ide mbi:

-Rrugët me efikase dhe hapat konkret që duhet të ndërmerren në vijim për rritjen e numrit të nxënësve në bashkëpunim me prindërit;

-Përshtatjen e teksteve të gjuhës shqipe për Diasporën në harmoni me dinamikën e kohës.

Ambasadat e RSh-së dhe e Kosovës në Berlin, kanë falënderuar gjithashtu mësuesit që erdhën nga distanca edhe shumë të largëta për marrjen e librave dhe kontributin e admirueshëm që po japin për trashëgimin e gjuhës amtare shqipe te brezat e rinj që jetojnë në Gjermani.