Historia/ Aggelos Barai, fotoreporteri shqiptar i krizës së refugjatëve në Greqi

E premte, 29 Mars, 2024

Sa thua apo mendon Aggelosin automatikisht dhe pozon për një foto spontane! I njohur me emrin artistik “Aggelos”, 26-vjeçari ka një portofol tepër të pasur me prezencë në median ndërkombëtare. Arkiva e të riut shqiptar është plot histori e mini-filma me ngjarjet që ka ndjekur nga afër, jo vetëm me syrin artistik të një fotoreporteri, por duke përjetuar e depërtuar në detaje, si një photojournalist (fotoreporter) që transmeton mijra fjalë përmes një blic të vetëm.

Aggelo (Angjelo Barai) ka lindur në Fier në vitin 1994, ku jetoi katër vitet e para me mamanë, ndërsa i ati punonte në Athinë. Në vitin 1998 familja u bashkua në Greqi, vogëlushi u pagëzua dhe kështu të tre filluan një jetë të re në emigracion.

Tashmë, edhe pse shumë i ri akoma, gëzon frytet e suksesit si fotograf – photojournalist, është anëtar i Unionit së Gazetarëve Korrespondentë në Greqi, ka shënuar një sërë bashkëpunimesh me agjenci të mëdha mediatike brenda dhe jashtë Greqisë si dhe trofetë e para në disa konkurse ndërkombëtare.

Por çfarë është më e rëndësishme, përmes fotografive të Barai opinioni publik është njohur me detaje të heshtura të krizës më të madhe humanitare të viteve të fundit, fatin e mijra refugjatëve të vendosur në Greqi. Madje, gjatë javëve të fundit ndodhej në Lesbos, duke përjetuar zjarrin e frikshëm në Moria, shpërnguljen e egër të familjeve e fëmijëve, trajtimin nga banorët vendas e policia si dhe vendosjen e pjesshme në kampin e ri në Kara Tepe. Të gjitha këto çaste udhëtuan anembanë botës, përmes fotove të tij.

***

Hapat e para

Në një rrëfim nga zemra Baraj kujton fëmijërinë si emigrant. Sapo erdhën në Athinë u vendosën në zonën qendrore, Petralona, shumë afër shëtitjeve turistike të qendrës historike, me pamje Akropolin. Një lagje me njerëz të mirë, siç kujton Aggelos, ku nuk ndjeu racizëm. “Kur isha fëmijë kisha vetëm shokët e mi. Prindërit e mi punonin orë të tëra, pafund, vetëm punonin. Më kujtohet që nuk kishin kohë, më përgatisnin ushqimin, rrobat, më thoshin të kujdesem dhe iknin në punë. Kështu u rrita, me shokët e klasës. Mami im punonte shitëse në furrën qendrore të bukës, ishte e vështirë për një shqiptare të kishte arkën e dyqanit, po ishte aq punëtore dhe e saktë sa të gjithë e njihnin dhe thërrisnin në emër. Kështu që nuk guxoja të mos isha nxënës i rregullt apo djalë i mirë. Mësueset, fqinjët, të gjithë blinin çdo gjë tek furra e mamit. Nëse do doja të kisha më pranë prindërit kur isha i vogël? Cili fëmijë nuk e do këtë gjë? Ëndërr e kam, peng e kam, u rrita dhe nuk më shijuan e as unë nuk i gëzova sa duhej. Por ky ishte realiteti i emigrantit në Greqi, nuk kishte kohë për asgjë veç punë. Të paktën atëherë kishte punë plot dhe paguheshin, tani…! Pastaj erdhi kriza dhe prindërit u larguan në zonën e Pireut. Por unë ndërkohë kisha ikur, me një aparat në krahë, në kërkim të reportazhit të ri”.

*

Rrëfimi që shkaktoi bujë e sensibilizoi opinionin publik europian

Në ditën ndërkombëtare të emigracionit, 18 dhjetor, Barai shkakton bujë në rrjetet sociale me një fragment plot mesazhe të jetës së tij, të cilin me qindra kolegë, gazetarë, aktivistë e figura të njohura të Greqisë e botës, që kanë kaluar përmes aparatit të tij, komentojnë dhe shpërndajnë, duke e përgëzuar për transmetimin e të vërtetës dhe sensibilizimin e opinionit publik. Ja çfarë i tha botës Aggelos.

“Le të them dhe unë dy fjalë për Ditën Ndërkombëtare të Emigrantit, siç është deklaruar nga OKB. Nuk më pëlqen, në përgjithësi, të flas për veten, por sot e ndjej se duhet të ndaj me ju eksperiencën time dhe të prindërve të mi si emigrantë në Greqi”.

Në vijim, Aggelos përshkruan se si i ati iku fshehura nga kufiri, pa lajmëruar prindërit e tij, si punonte në fushat e duhanit e punë të tjera të vështira për të mbledhur pak para, si pronarët lajmëronin policinë e i deportonin, ditën e pagesës, si endeshin maleve për ditë të tëra, derisa të gjenin një strehë e një punë të përkohshme, sërish.

-“E pyeta njëherë babin se sa herë e ka bërë rrugën Shqipëri-Greqi nga malet. M’u përgjigj: Panumërim. E kam humbur numrin, por isha me fat, se gjithnjë shpëtova gjallë. Shumë të tjerë lanë kockat në male. Apo spiunoheshin në policinë greke e zhdëpeshin në dru.”- përcjell dëshminë therëse për të vijuar “Nga Shqipëria ika në 12 gusht 1998, me një Mercedes gri, të një shoferi që transportonte shqiptarë në Greqi. Kur arritëm në doganë, mami më la në makinë vetëm. Unë dola dhe humba, isha vetëm 4 vjeç dhe duke e kërkuar nëpër njerëz, humba rrugën. Mamaja kujtoi se më rrëmbyen. Mirë që më gjetën policët dhe u qetësuam. Në Athinë jetonim në një shtëpi 15 m2, nëntokë dhe shoqëria ime e vetme gjatë ditës ishin kanarinat dhe papagallët që kishte babi në kafaz. Sa e vështirë ishte të na jepnin shtëpi, sa punë të rënda e orë të gjata punonin! Kur u rrita, mami më tha se atëherë në lajmërimet për shtëpi me qira shkruanin “Nuk pranohen shqiptarë!”. Ndërsa në autobusa hynte policia e bërtiste “Kush nuk është grek, të dalë jashtë autobuzit tani. I mblidhnin të gjithë, gra, fëmijë e i deportonin menjëherë. Prindërit e mi jetonin me frikë në zemër për vite të tëra, sidomos kur shikonin policët”.

Në vijim ai ushtroi influencën që gëzon sot, duke drejtuar një thirrje të hapur me një impakt masiv:

“Doja të merrnit një shije nga unë se si është realiteti i një emigranti në Greqi. Nuk do zgjatem në incidente ku të drejtat e njeriut shkeleshin në mënyrë skandaloze. Por do kërkoj hapur e me këmbëngulje që “Greqia të mos përsëris gabimet që bëri me shqiptarët, të respektojmë  e trajtojmë në mënyrë dinjitoze emigrantët e refugjatët, le të bëhemi shembull imitimi e të ofrojmë hapësirë e të drejta për sa ikën nga lufta, skamja, keqtrajtimi e ëndërrojnë studime, punë, jetë të qetë, aq sa kërkojmë të gjithë njerëzit. Le t’ju japim zë dhe arsye të jetojnë, sepse në fund të fundit le të mos harrojmë se të gjithë jemi Emigrantë të Mundshëm!”

*

Projekti “Shqipëria ime”

Adoleshent akoma, 16 vjeç, kryen fotoreportazhin e parë, që mjafton për të gjetur destinacionin e tij. Me një kamera në dorë, fotografitë dhe videot e Aggelos provokojnë ndjenjën publike; edhe pse bardhë e zi, kanë ngjyra, ndjenjë, flasin, qajnë, qeshin, bërtasin, depërtojnë pa dëmtuar.

Kritikët e vlerësojnë maksimalisht, pasi çdo fotografi është rrëfim i një historie që rrëmben në udhëtimin e zhbirimit çdo shikues.

“Vërtet, ka zgjedhur monopatin e vështirë në një sferë ku vlerësimet arrihen me shumë vështirësi, sidomos me temat që ndjek, por kështu është rritur, me sfida e sakrifica dhe kështu di të shprehet, vetëm me të vërtetën që prek. Temat e Baraj nuk transmetojnë thjesht çështjet në media, por i përjeton, bashkëvepron, bëhet një me pozuesit”- thuhet në një nga vlerësimet e shumta, që shoqërohen me trofe të konkurseve ndërkombëtare.

Pikërisht rutinën, çastet moskokëçarëse të fëmijëve që me sakrifica kanë arritur në ishullin Lesbos, orët e gjata kur nuk ishin lajm i parë në media, me drita të fikura e të harruar në cepa të  rrënuar, këto detaje të vyera përshkruan aparati i Aggelos, për t’u dhënë dritë e jehonë, nga kampet e refugjatëve, ku kalon ditë e javë të tëra. Vetëm pak ditë më parë u ndodh në frontin e parë, gjatë zjarrit të madh në Moria, ku ka kaluar muaj të tërë e së shpejti do të paraqitet me një dokumentar unik për të dhënat e dokumentuara.

Sikurse e shpreh vazhdimisht, perceptimi i saktë i çdo termi që përdorim në formë sociale apo politike, përmes pamjes dhe imazhit, mbetet objektivë e përherëshme. Këtu përfshihet dhe projekti personal “Shqipëria ime” dedikuar vendlindjes dhe atdheut të dashur.

Me tone emocionuese, më rrëfen:

“Ky do të jetë një projekt nga zemra! Sepse pyetja që ngre tani është çfarë është atdheu? Kush është atdheu për ne, të larguarit? Projekti im përshkruan atdheun para largimit dhe pas rikthimit. Atdheu nuk është simbolet nacionaliste, as teori, as politikë. Atdhe janë njerëzit tanë, kur mbyll sytë dhe rikthen pas imazhet e fëmijërisë, xhaxhai në fushë duke punuar, tetua duke u kthyer nga pazari, pensioni që marrin, të moshuar tashmë, pas kaq vjet mundim. A u del ai i shkreti? Vlerat e familjes që mbeten konstante, në aromën e gjellës së gatuar tradicionalisht, me aq erëza e dashuri. Këtë atdhe dua unë të prezantoj në projektin tim. Do kaloj javë të tëra në Shqipëri (që mezi e pres) duke i ndjekur çdo sekondë si jetojnë, si i shoh unë, e pastaj do e prezantoj si një histori njerëzore, rrëfim pa ndërhyrje e mesazhe”.

*

Vlerësimet e arritjet e deritanishme

Aggelos Baraj është i vogël në moshë, por me një emër “brand” i konsoliduar, me bashkëpunime prestigjioze në mediat më moderne greke: Lifo Mag, Vice Greece, Solomon Mag, agjencitë ndërkombëtare the Associated Press, Getty Images, Sooc etj., si dhe mediat e mëdha ndërkombëtare The Washington Post, The Guardian, Independent, Le Monde, Der Spiegel, Telegraph, CNN, Al Jazeera, El Pais, Kathimerini.

Aparatin e parë që preku ishte një antikë e të atit, mëse i mjaftueshëm të lindte mikrobi e të rreshtohej si asistent i fotografëve të mëdhenj grekë Janis Kondos, Irini Vurlumi dhe Maro Kuri.

Aktivist dhe shpirt revolucionar, qëndron pranë ideve humane botërore, duke mbështetur projekte madhore të organizatave ndërkombëtare Amnesty International, Greenpeace, Medicines du Monde, ICRC, ndërsa është ambasador ekskluziv i FUJI FILM për Greqinë.

Konkurse ndërkombëtare

Fotograf pa ekspozita, nuk duhet të qarkullojë, mendon Baraj, por përzgjedhjet e konkurrimit dhe niveli i lartë artistik janë të panegociueshme. Me sadisfaksion më raporton se sapo është përzgjedhur ndër artistët pjesëmarrës për Ekspozitën e ardhshme të MOMus-Muzeu i Fotografisë në Selanik, mes mijra aplikimeve. Së shpejti, fotografi të Baraj do të ekspozohen dhe në ekspozitën “Jeta” që do mbahet në Itali, me temë Covid-19 në jetën tonë. Po këto ditë merr pjesë në një ekspozitë në Zvicër, foto dhe natyra, që zhvillohet në një peisazh mrekulli, në pyll e natyrë të hapur, me dhjetra fotografë të huaj, nga gjithë bota.

Trofetë

Vetëm në muajt e fundit ka renditur këto vlerësime:

Çmimi i Parë në Konkursin Ndërkombëtar të Fotografisë të Bartur 2021, për COVID-19.

Çmimi i Parë në Konkursin për Photojournalism 2020 në kategorinë e temave sociale, organizuar nga Unioni i Gazetarëve të Maqedonisë dhe Gazetat Ditore të Thrakës, në Greqi.

Çmimi i Parë në Konkursin Ndërkombëtar për Fotografi 2020, të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin në Bruksel.