Teatri Mërgimtari i Diasporës në festivalin ndërkombëtar të teatrit në Shkup

E shtunë, 20 Prill, 2024

Teatri Mërgimtari i Diasporës, i cili zhvillon aktivitetin e tij artistik në Kroaci prej shtatë vitesh, u prezantua në festivalin ndërkombëtar të teatrit “Skupifestival”, i cili u mbajt prej 17-22 shtator 2020 ne Shkup te Maqedonise se Veriut me monodramën “Lopata e artë“ të dramaturgut Ferdinand Hysi, me regjizor/aktor Leonard Hamitaj dhe aktoren Enisa Majer. Në këtë festival morën pjesë edhe Teatri Migjeni  i Shkodrës, Teatri Kombëtar i Kosovës, Teatri i Luftës në Sarajevë, Bosnjë&Hercegovinës, Teatri Vagabonti e Spam studio te Bullgarisë dhe Teatri Kombëtar i Serbisë.

Teatri Mërgimtari, funksionon në Zagreb në kuadër të Shoqatës Teatrore Shqiptare të Kroacisë dhe ka filluar veprimtarinë e tij prej vitit 2013, ndërkohë ka përgatitur 8 premiera dramash, komedish, recitalesh dhe ka një fond të pasur prej 35 shfaqesh, të luajtura në skenat e teatrove të Kroacisë, të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, të Sllovenisë, të Austrisë e Gjermanisë.

Pjesët teatrore të vëna në skenë nga ky teatër janë vepra të dramaturgëve të njohur shqiptarë si: Pëllumb Kulla, Armand Bora, Ferdinand Hysi e dramaturgut kroat Miro Gavran. Stafi i këtij teatri përbëhet nga profesionistë të artit: aktorë, muzikantë, përkthyes, por edhe nga aktorë amatorë të apasionuar ndaj teatrit. Shfaqjet interpretohen në gjuhën shqipe dhe në gjuhën kroate, duke promovuar kështu autorët shqiptarë jo vetëm në Kroaci, por edhe në rajon e gjithë Europën. Financimi i shfaqjeve bëhet nga Këshilli Për Pakicat Kombëtare e Ministria e Kulturës së Kroacisë, si dhe nga Bashkia e Zagrebit. Shpresojmë që në të ardhmen edhe Ministria e Kulturës të Shqipërisë dhe Ministri i Shtetit për Diasporën të mbështesin finaciarisht dhe promovojnë punën e Teatrit Mërgimtari të diasporës.

Ky teatër, është shembulli më i mirë i artistëve shqiptarë në Diasporë, pasi gërsheton dhe promovon dy kulturat shqiptare e kroate, duke i ofruar publikut kroat dramaturgjinë shqiptare në gjuhën kroate, ndërsa publikut shqiptar të Diasporës dhe të trojeve shqiptare vepra të autorëve kroatë dhe jo vetëm në gjuhën shqipe.

Nga Melita Orešković

*Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i materialit pa cituar burimin “Diaspora Shqiptare”.