Intervista / Hysni Mehmeti “Një laps dhe një letër për atdheun”

E enjte, 28 Mars, 2024

Hysni Mehmetit i mjafton vetëm një laps dhe letër për të realizuar portretet thuajse për së gjalli të figurave historike të Shqipërisë. “Bijat dhe Bijtë e At’dheut” e cilëson ai një kolazh me skica, dhe me bindje thekson se shqiptarët që kanë lënë gjurmë janë të shumtë në numër. I ndodhur prej më shumë se tri dekadash jashtë atdheut, në Gjermani, Mehmeti nuk heq dorë nga projekti “Një laps dhe një letër për atdheun”

Skicat tuaja janë të shumta. Si lindi ideja për të përjetësuar figurat më të ndritura të Kombit Shqiptar në pikturat dhe portretet tuaja?

Ideja lindi natyrshëm, sepse fëmijëria dhe adoleshenca kaloi nëpër faza shumë të vështira politike për neve shqiptarët jashtë kufirit natyral, pastaj duke lexuar vazhdimisht për rilindasit dhe përpjekjet e tyre biblike për të parë Shqipërinë të pavarur nga zgjedha otomane!

Si lindi ideja për ti sjellë në formë koleksioni skicat me emërtimin “Bijat dhe Bijtë e At’dheut?”

Bijat dhe Bijtë i kam sjell si emërtim ditët e fundit kur bëra një postim për miqtë në facebook, përndryshe koleksioni me punimet e mia është përmbledhur në një Album të shtypur në Prishtinë (Janar 2020) që e kam emërtuar: “Një laps dhe një letër për atdheun”.

Mund të përmendim disa nga personazhet? Kush janë bijat dhe bijtë e At’dheut?

Aq shume kemi Bija dhe Bijë të zotët në të gjithë hapësirën tonë shqiptare saqë njeriu nuk e kupton pa e filluar një mision të vështirë të portretimit të tyre siç kam bërë unë dhe jam shumë krenar nëse kam bërë diçka për to.

Mund të përmendim disa emra?
Isë Boletini, Ismail Qemali, Gonxhe Bojaxhiu, Vellezerit Frasheri, Aleksander Moisiu, etj, etj.. Bijat dhe Bijtë e Atdheut, të gjithë ata që kanë kontribuar me laps apo me armë në dorë për t’u bërë shtet i pavaruar dhe pastaj në rindërtimin e shtetit dhe avancimin e kulturës dhe imazhit pozitiv të tij!

Shohim larmishmëri brezash, pse kjo zgjedhje?
Jo me qëllim, thjesht një renditje jo e rregullt, miks përzgjedhjesh, sigurisht në koleksikonin që do të botohet do kemi kujdes në renditje sipas kohës kur personazhet kanë vepruar.

Cila skicë ju ka marrë më shumë kohë?
Kjo më ka marrë goxha kohë. “Biri i shqiponjës që i ka mbijetu akoma aktit të tmerrshëm të gjakmarrjes”, thotë një reporter gjerman.

Ke në projekt një ekspozitë Bijat dhe Bijtë e At’dheut?
Projekt? Është ëndërr e çdo krijusi. Kërkesat e artdashësve janë të përditshme, sigurisht që do bëj ekspozita në disa qytete, thjesht koha ime më limiton shumë, sepse në Kosovë dhe Shqipëri vij vetëm një herë në vit. Pastaj dua të jem i bindur që ekspozita të ketë sukses, të vlerësohet mirë nëse është për t’u vlerësu!

*Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i materialit pa cituar burimin “Diaspora Shqiptare”.