Spanjë / Profesori shqiptar pjesë e botimit “Teknikat e diagnostikimit të COVID”

E enjte, 25 Prill, 2024

Anëtari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, prof. dr. Arben Merkoçi, aktualisht drejtor i grupit shkencor të Nanobioelektronikës dhe Biosensorëve në Institutin Katalan të Nanoshkencës dhe Nanoteknologjisë në Barcelonë të Spanjës dhe bashkëkryeredaktor i revistës më prestigjoze të biosensorëve (Biosensors and Bioelectronics) me faktor impakti IF:10,257, është njëkohësisht dhe një nga redaktorët e numrit special, që e njëjta revistë i ka kushtuar së fundmi teknikave më të reja të diagnostikimit të COVID-19.

Në këtë numër special, redaktorë të së cilës janë dhe tre profesorë, ekspertë të fushës, nga Spanja dhe SHBA, përfshihen një seri artikujsh kërkimorë si dhe përmbledhje (review) që i dedikohen teknologjive më të avancuara të cilat po studiohen aktualisht me qëllim përdorimin e tyre për diagnostikimin e parametrave të ndryshëm në lidhje me SARS-COV-2 dhe viruse të ngjashëm që prekin njerëzit.

Teknikat e përshkruara shkojnë nga ato elektrike dhe elektrokimike në teknikat më të përparuara të fotonikës me qëllim analizën e biomarkatorëve nga DNA, RNA, antitrupa etj.

Ky numër special i kësaj reviste do ti shërbejë jo vetëm komunitetit shkencor akademik ndërkombëtar, i cili po punon në këtë fushë por edhe industrive të interesuara në mbarë botën për transferimin e teknologjive të zhvilluara në produkte të konsoliduara që mund të fabrikohen dhe vihen në dispozicion të shoqërisë në situatën aktuale të pandemisë, por edhe në raste të tjera që mund të ndodhin në të ardhmen.

Një diagnostikim i shpejtë dhe efikas i COVID-19 është kyçi për ndalimin e përhapjes së kësaj epidemie si dhe për një trajtim të suksesshmëm të të prekurve ndaj dhe teknologjitë dhe metodat që përmbledh ky numër special janë të një rëndësie të jashtëzakonshme në luftën që komuniteti shkencor së bashku me të gjithë shoqërinë po bën sot për të mposhtur këtë epidemi. ATA