Shpella e Shën Marenës në Finiq, dëshmi kulture me vlera historike

E premte, 29 Mars, 2024

Në vitin 1973 Rektorati i Universitetit Shtetëror të Shqipërisë do ta shpallte shpellën e Shën Marenës monument kulture i kategorisë së parë. Shpella e cila gjendet pothuajse në majën e malit të Miles, mbi grykën e Bogazit, në bashkinë e Finiqit është një nga monumentet kulturore pak të studiuara deri më tani.

Sektori i Kulturës Kombëtare në Sarandë bën të ditur se “E gjithë shpella është e transformuar në një kishë në periudhën mesjetare dhe disa nga faqet shkëmbore të shpellës janë pikturuar me afreske. Ajo është me dy kate ku ambienti i katit të poshtëm është 6 m i gjatë, 3.50 m i gjerë dhe 7 m i lartë”. Në ambientin e poshtëm ka pasur një varr.

Ajo u identifikua fillimisht në vitin 1930 nga prehistoriani italian Luigi Cardini, i cili në vitin 1939 kreu disa sondazhe brenda shpellës. Depozitimet kulturore ishin ndarë në dy shtresa. Shtresa e parë kishte depozitime qeramike të kohëve të vona, ndërsa në shtresën e dytë u gjetën objekte litike fragmente qeramike si dhe kocka kafshësh, kryesisht gjitarësh dhe shpendësh (Ovis, Sus, Capra Ibex).

Nga objektet litike veçohen dy gërryese prej stralli, njëra me teh të gjerë, ndërsa tjetra me teh të mprehtë. Objektet litike i përkasin paleolitit të sipërm, ndërsa qeramika i përket periudhës së neolitit.

Që nga periudha e Cardinit nuk janë bërë gërmime të reja. Autorët e mëvonshëm që e kanë vizituar shpellën dhe kanë shkruar për të, janë mbështetur në të dhënat e përftuara nga gërmimet e Cardinit. ATA