Një 100 vjetor që duhet përkujtuar e festuar në masën e luftës së Vlorës

E premte, 19 Prill, 2024

– Vlora, me pushkën gjithë shqiptare, i hodhi italianët në det…
– Dibra me pushkën vetëm të “Nëntë maleve të saj”, i hodhi serbo-jugosllavët në Drin…

Vitin e ardhshëm është 100 vjetori i Betejës së Lanë-Lurës, (28 tetor 1921) betejë që mbyti serbo-jugosllavët në Drin, betejë që bëri jehonë të madhe në të gjithë botën dhe solli pavarësinë përfundimtare të Shqipërisë.
Ky përvjetor duhet të përkujtohet në masën e “Luftës së Vlorës”.
Me madhështi, me përkushtim qytetar dhe në vijim të shndërrohet në një festë të madhe shqiptare të përvitshme.
Në Lanë-Lurë, në krye të saj, atje ku ka qenë vendosur lapidari, çuditërisht i shkatërruar në hapat e parë të demokracisë (Shiko shkrimin “Kujt i intereson shuarja e fitores së Lanë-Lurës, Z.P dhjetor 1992) mendoj se duhet të ngrihet një memorial madhështor që të dominojë pamjen, madje edhe nga sateliti..
Lura, shumë vite më parë, kremtonte “Festën e Liqeneve”. Mendimi im është që ajo duhet të zgjerohet dhe festohet me qendër fushën e bukur të Lanë-Lurës e me degëzime deri në Fushën e Pelave dhe fushën e Krej-Lurës, me veprimtari atdhetare, konkurse, gara hipizmi (Fusha e Pelave ose e Lanë Lurës), me panair tregtar  me prodhimet e vendit, me tërheqje masive turistësh vendas e të huaj.
Lura në tetor të vitit të ardhshëm duket të shndërrohet në KRYEQYTET të Shqipërisë…
Në vijim po përcjell shkrimin: “Kujt  i intereson shuarja e fitores së Lanë-Lurës…

Abdurahim Ashiku

23 shtator 2020

***

Kujt i intereson shuarja e fitores së Lanë-Lurës

Shkatërrohet lapidari kushtuar fitores kundër serbit

Harku kohor 1912 – 28 tetor 1921, hark i cili fillon me betejën dhe fitoren madhështore të Kolosianit dhe mbaron me “Termopilet” e luftës kundër serbëve, betejën e Lanë- Lurës përmbledh një dallgëzim të paparë betejash kundër Serbisë e synimeve shoviniste serbo-jugosllave, një furi të pashembullt popullore në mbrojtje të tërësisë kombëtare, të trojeve të lashta të këtij vendi, që nuk njohu kurrë një ditë të vetme paqeje.
Nuk kam ndërmend të ndalem në këtë hark me beteja “palë-palë”, me një popull kurdoherë në këmbë, me prijës legjendarë midis të cilëve Elez Isufi qëndron në krye. Është detyrë e historianëve që këtë periudhë me të vërtetë të lavdishme në historinë e Shqipërisë së re do ta studiojnë me kokë të ftohtë dhe do ta ngrenë në piedestalin që i takon. Jo “Shoqe të pandarë të Luftës së Vlorës” siç e cilëson në një kumtim historiani i njohur Kristo Frashëri por më gjerë, më thellë, më lart. Këtë gjerësi, këtë thellësi e lartësi  historianët e Dibrës (tani të të dy Dibrave bashkë) duhet ta japin me penë. Në historinë e një kombi apo treve pena është “shati” që tërheq nga vetja, vegla që “mbath” e bën që historia të lëshojë rizoma e marrë dhenë, të lëshojë degë e të marrë qiellin.
“Penda” dhe “shpata”, – shkruan Ismail Strazimiri luftëtari i shquar, pjesëmarrës në tre luftëra të mëdha të këtij shekulli, luftën kundër turkut për Pavarësinë Kombëtare, luftën kundër serbit për mbrojtjen e tërësisë territoriale dhe luftën kundër fashizmit (derisa ra si trimat në moshën 75 vjeçare  më 19 nëntor 1943 në Sllovë) në luftë kundër gjermanëve) në librin “Kujtime historike mbi lëvizjet kombëtare në qarkun e Dibrës” janë dy binjake, që të dyja prej çeliku për një qëllim, për një mision. Për me sigurue ekzistencën e një shteti shumë probleme që s’mund ti zbërtheje “penda” i zbërthen tefi i “shpatës”.
Dibranët e “shpatës” e kanë shkruar bukur më mirë se kushdo historinë e vet. Kurse ato të “pendës” janë larg, tepër larg. Duhet të vrapojnë shumë për tu futur në rrugën e gjerë të autohistoriografisë duke dhënë kështu një kontribut të çmuar në historinë e vërtetë të Shqipërisë.
Në një moment që lidhet me 80 vjetorin e Pavarësisë, me çastin teje delikat për kombin tonë, veçanërisht me “murin tragjik që e ka ndarë përgjysmë popullin tonë…” me “rrënimin e këtij muri të mallkuar”, rrënimi i të cilit “është kusht që populli shqiptar të bëhet popull i lirë, i pasur dhe i lumtur” siç thotë Rexhep Qosja, e ndjej të nevojshme të them dy fjalë për betejën e Lanë-Lurës dhe fitoren  historike të dibranëve në këtë betejë. Me të u dogj karta e fundit e qeverisë së Beogradit. Ushtritë jugosllave (lexo serbe) nuk i përsëritën më operacionet e tyre. Fitorja ushtarake solli edhe fitoren politike. Më 9 nëntor 1921 Konferenca e Ambasadorëve e quajti Jugosllavinë agresore dhe hodhi poshtë pretendimet e saj për “vijën strategjike”. Megjithatë ajo vazhdoi provokacionet për të shkaktuar trazira, provokime që dështuan me turp.
“Vija strategjike” jugosllave (lexo serbe) synonte “tre qafat”: Qafën e Buallit”, Qafën e Murrës dhe Qafën e Merkurthit, si hap të parë (për të penetruar pastaj në Durrës  e për ta këputur Shqipërinë për mesi). Kufijtë e 13-tës për ta, kufij që e ndanë Shqipërinë nëpër “palcën kurrizore të saj” (u luten gjeografëve e hartografëve të bëjnë matje “precize” dhe të përcaktojnë boshtin e kombit shqiptar, të përcaktojnë qendrën gjeografike shqiptare. Syri i lirë dhe matjet në harta shkollore, mund të gabojnë por mua më duket se boshti po ashtu edhe qendra gjeografike shqiptare qëndrojnë jashtë kufijve arbitrar shtetëror. Po gabova ju lutem më korrigjoni), nuk mund të pranoheshin, nuk kishte si të kalonin në heshtje.
Lanë – Lura përbën shtabin, karakollin rreth të cilit u formua kështjella e qëndresë dibrane në verën dhe vjeshtën 1921. Përmasat e kësaj kështjelle ishin tejet të mëdha, nga Muhurri në Reç, gjatë tërë gjatësisë së Drinit të Zi (në lindje), nga Qafë-Murra në Qafë-Mërkurth  e në Qafë-Drajë (në perëndim e në veri.
Qenë muajt më të nxehtë, që koha e trimërive të pashoqe popullore, qe çasti kur emra të rinj iu shtuan historisë së luftërave popullore të dibranëve për mbrojtjen e vendit. Është për të ardhur keq që historia nuk ka shkruar për ta, që librat historikë heshtin për trimërinë e tyre deri në legjendë. Unë nuk kam ndërmend të bëj listën e tyre, as të përshkruaj trimërinë e pashoqe në betejat “palë-palë” të qershorit, korrikut, gushtit, shtatorit, në betejën historike të 26-27 e 28 tetorit 1921. Veçanërisht këto tri ditë përbëjnë një kulm lufte vetëmohuese. E para dhe e dyta me luftërat e dyta me luftërat e paepura, me qëndresën historike por edhe me tërheqjen dhe tradhtinë. E treta, 28 tetori, Beteja e Lanë-Lurës, në atë fushë në “kupë të qiellit”, me male e burra male që nuk u tutën, e me fitoren madhështore.
Sa herë fitojshin malësorët tanë në Lanë të Lurës, shkruan Ismail Strazimiri në “Libër kujtimesh” (në dorëshkrim), ngrihesh e fluturonte mbi ta një shqiponjë e cila rrotullohej e gërhiste egërsohem me zanin e saj të ashpër dhe sulej drejt frontit të serbëve. Tue e pamë malësorët këtë shqipe që fluturonte përmbi krenat e tyne, pa u drashtë as nga plumbat e anmikut, as edhe nga zhurma e luftës, përtëriheshin me fuqi morale e qujeshin si dhënie ngadhënjimi fluturimin e saj dhe tue brohoritë “Besa- besë , asht dita jonë” sulmojshin me tërbim mbi anmikun të cilin e thyejshin dhe e dërmojshin (faqe 90).

Këtu, në Lanë të Lurës, bëri varg e më tej u shtri mbi telat e çiftelisë ajo që u quajt “Marshi i Djelmënisë Dibrane”, marsh i cili do të orkestrohej e do të bëhej himn i shoqërisë “Djelminia Dibrane” dhe “Bashkimi Dibran”.
Në atë marrsh ndër të tjera thuhet:

Drin, e Lum i gjanë, Plaku i malësisë,
A ke me ja lanë Dibrën Serbisë?
Kurrë nuk durohet  kjo robëni,
Dibra e Mosiut asht Shqipëni…

*        *      *

Çohu burra, çohu,
Gjithë me besa besë
Për Dibrën luftoni
Me të madhe shpresë

*        *        *

Lurë, o vend i nalt, vend i trimënisë
Aty u banë fjalët, besa e lirisë…

Lanë- Lura, beteja dhe fitorja madhështore e saj, meriton të shkruash gjatë. Meriton një sesion jubilar më vete.
Më detyroi të shkruaj këto radhë (jashtë përvjetorit të saj) një fakt që megjithëse është i vërtetë, nuk dua ta besoj: Lapidari i ngritur në krye të fushës së bukur të Lanë Lurës, një lapidar i thjeshtë prej betoni (kur duhet të ishte një obelisk i lartë) është shkulur, është thyer e shkatërrua”

Nuk e di se kujt i intereson prishja e atij lapidari, shkatërrimi i tij. Nuk e di se kush donë ta kalojë në heshtje, ta shuaj nga kujtesa e popullit betejën dhe fitoren e Lanë Lurës…
Nuk e di…
Por një gjë e di: shqiptari që ka gjak shqiptari nuk e bën…
Nuk mund ta bëjë…
Veçse në qoftë se nëna e tij e ka zënë me një serb…

Peshkopi, 21.11.1992.