Greqi/Elona Gjergo Tanka: Trofeu ndërkombëtar për “Lugatkën” është vetëm fillimi

E enjte, 28 Mars, 2024

Sapo ka fituar çmimin e parë në kategorinë e Filmit Eksperimental, në “New York True Venture Film Festival” me veprën e saj “Lugatka”, në zhanrin modern Cinepoetry. Një tjetër arritje që e lumturon, si jo pak deri tani në jetesën shumëvjeçare në Greqi. Elona u largua nga Korça studente akoma, me një fëmijë të sapolindur në krahë! Sëbashku me bashkëshortin e saj Jani, sot kanë dy vajza, një studente të shkëlqyer e diplomate e ardhshme, krenari e mbarë bashkisë së Koridhalos, në Athinë, si dhe një adoleshente atlete të supertalentuar, me çmime të shumta që në moshë të mitur. Por edhe pse krijoi familjen e saj të bukur kur ishte ende e re në moshë, Elona Gjergo nuk reshti kurrë së vendosuri objektiva të reja me strategji realizimi, ndërsa bota e saj e pasur krijuese i ka ofruar lexuesit emigrant dhe shqipfolës një sërë veprash mbresëlënëse letrare, si romane, poezi, skenarë, tekste këngësh etj. Aktiviste tepër e sensibilizuar për të drejtat e komunitetit shqiptar në Greqi dhe integrimin e gjithanshëm, artikujt e Elonës në median komunitare prekin me një ndjeshmëri të veçantë temat “e nxehta” e problematikën e thellë të familjes si dhe ka evidentuar me penën e spikatur vlerat e shumta që përcjellim vazhdimisht në shoqërinë greke. Gjatë mandatit 4-vjeçar si sekretare e përgjitshme e “FSHSHG” Elona motivohej vazhdimisht, me një energji të pashtershme duke ofruar një sërë aktivitetesh me tematikë kulturore e sociale, që gjallëruan ndjeshëm jetën e komunitetit. Me mbylljen e mandatit si aktiviste dhe rikthimin në tregun e punës, brenda vetëm pak muajsh arriti të emërohet drejtoreshë e përgjithshme në kompaninë e madhe greke të veshjeve “Forel”, ndërsa dosja e përgjegjësive shtohet vazhdimisht, duke fituar besimin e verbër të themeluesve të kompanisë. “Asgjë nuk është e pamundur apo e parealizueshme” për Elonën nuk është thjesht një shprehje e shumëpërdorur, por moto e vërtetë e jetës, duke mbetur ndër të paktët persona që në periudhën e recensionit të thellë ekonomik në Greqi, jo vetëm që nuk u dorëzua kurrë a përgatiti valixhet – si shumica, por përkundrazi, forcoi më shumë themelet me punë e sakrifica, pa humbur sekondë buzëqeshjen karakteristike frymëzuese e optimiste.

Elona, Cinepoetry, një zhanër i ri që sjell dhe çmim të parë nga festivali “NYTVFF” në Shqipëri, por edhe komunitetin tonë në Greqi, mbi poezinë tënde “Lugatka”. Cili ishte mesazhi yt, përmes vargjeve rrënqethëse të “Lugatkës” që preku e fitoi publikun vendas e të huaj, në një aspekt të ri kinematografik, thuajse të panjohur?

Fillimisht, pjesëmarrja në një festival ndërkombëtar me atë shtrirje dhe prurje si e NYTVFF, ishte një nder për mua, por edhe për stafin (pa bashkëpunëtorët e mi asgjë nuk do ishte realizuar) që bëri realitet, një endërr dhe ide timen, “Lugatkën “. Një projekt ky i panjohur, një eksperiment artistik (siç edhe u quajt) që ndërthur poezinë, muzikën dhe aktrimin, solli dhe shumë pyetje. Titulli intrigues, emërtimi, aktorja, ideimi, ishin më të hasurat.

Personalisht, siç edhe e kam theksuar në bisedat, intervistat, por më tepër në librat e mi, femra është ajo qënie që preferon më mirë të ecë vetëm në errësirë, sesa të bëhet hija e dikujt tjetër. Është ajo ekzistencë që nuk i pranon kornizat, tabu-të, as hekurat pas së cilëve mund ta detyrojnë të qëndrojë. Ajo që fillimisht do dhe respekton veten, pastaj të tjerët . Siç e ka thënë dhe Coco Chanel: “ Mbaj takat, kokën dhe standartin lart “. Kjo është dhe “Lugatka “ ime dhe mesazhi që u drejtohet të gjithëve.

Le të reshtojmë pak së bashku jo vetëm veprat letrare që i ke dhuruar komunitetit tonë, por edhe vlerësimet e shumta që, pa tepricë, kanë vërtetuar se lexuesit duan më shumë “Elona”. Si ndjehesh kur vlerësohesh në aktivitetet e diasporës, ka ndryshim një çmim nga Shqipëria apo si ky i festivalit ndërkombëtar, me aktivitetet e komuniteteve shqiptare në Greqi e më tej?

Në vitin 2015 u vlerësova me çmimin “Shkrimtarja e Vitit” për komunitetin shqiptar në Greqi. Vepra ime e parë “Kur i lemë engjëjt të vdesin” është vlerësuar me çmimin Sotir Andoni. Vepra “Skizofrenia” ishte best seller në Panairin e parë të librit shqiptar në Greqi, vlerësuar me çmimin “Faik Konica”. Libri ”Gjashtë gishta e gjysmë” ishte kandidat për çmimin e madh “Ismail Kadare”. Romani për moshat adoleshente, “Bisha prej qelqi” që trajton tematike të shoqërisë moderne, shte bisedë letrare në shumë shkolla nëntëvjeçare në Shqipëri, Greqi dhe Itali. Gjithashtu, fëmijët e kurseve plotësuese të gjuhës shqipe në Selanik, Greqi dhe Parma, Itali janë bazuar në tekstin e “Bisha prej qelqi” për dy shfaqje teatrale me mesazhe shumë të rëndësishme.

Në vitin 2011 fitova çmimin e dytë në konkursin “Jul Variboba” ndërsa në vitin 2012, në të njëjtin konkurs fitova çmimin e parë për poezinë me varg të lirë. Si dhe në vitin 2018 fitova çmimin e parë në konkursin diasporik të poezisë me temën e emigracionit. Romani për lexues mbi gjashtëmbëdhjetë vjeç ” Spectrum” më kapërceu mua si njeri, si femër dhe si nënë, pasi tema që trajtoj (abuzimi seksual në familje dhe autizmi), na përket të gjithëve dhe kërkon vëmendjen, reagimin, e secilit prej nesh.

Mendoj se një çmim artistik ka peshën, vlerësimin dhe vëmendjen që i duhet. Unë kam qënë me fat, që lexuesi më ndjek por edhe e lumtur që kam arritur të depërtoj në përzgjedhjet që ai ka bërë, nëpërmjet veprave të mia. Për mua, çmimi i parë i dhënë për “Lugatkën” ishte një sfidë e një dimensioni ndryshe, pasi gjithë komponentët pjesëmarrës në festival, ishin të një shkalle më të lartë, sa ajo e një romani apo e një vëllimi me poezi. Dhe sigurisht një finalizim me fitore, të jep një eufori dhe kënaqësi shpirtërore.

Komuniteti shqiptar në Greqi u përfaqësua për herë të parë në Festivalin Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë, në Shkodër me krijimin tënd, madje dhe idea e përfaqësimit ishte totalisht këmbëngulja jote personale. Kënga e titulluar “Fisnikja ime “ dhe e interpretuar me mjeshtëri nga vogëlushja emigrante Brisilda Koro, surprizoi këndshëm publikun, por nuk arriti të konkurronte me kushte të barabarta, si pjesëmarrja jote e mëparshme në Korçë. Si ishin dy eksperiencat dhe a do të riprovosh sërish? Duhet të kemi pjesëmarrje si komunitet shqiptar në Greqi në evenimente artistike kombëtare, apo nuk ka arsye të vendosim vijë ndarëse?

“Jemi edhe ne” dhe “Fisnikja ime” janë dy këngë të krijuara me shumë dashuri, jo vetëm nga unë si autore e teksteve, por edhe e kompozitorëve të tyre, Danjela Jano dhe Kristi Bello . Të sjella me mjeshtëri në skenë, edhe pse në moshë të vogël nga Xhoi Mançe dhe Brisilda Koro.

Ashtu si në çdo fushë, edhe arti ka ngërçet e tij dhe këtë e them me pikëllim. Edhe pse kënga me të cilën Komuniteti Shqiptar në Greqi do të bëhej pjesë e garës së Festivalit Mbarëkombëtar, për arsye “burokratike dhe joteknike“, në momentin e fundit u cilësua vetëm si këngë përshëndetëse, për shkak të cilësisë së lartë të vokalit të vogëlushes (pjesë e çudirave shqiptare kjo). E shpjegova gjithë këtë më sipër për të vërtetuar që fatkeqësisht ajo vija ndarëse ekziston në vepra, edhe pse nuk duhej të ishte ashtu siç shpesh politikat vendase duan të na hedhin hi në sy.

Por sigurisht që nuk do dorëzohemi dhe do kemi një surprizë të bukur për publikun e vogël në festivalin e ardhshëm, me dëshirën e mirë për të prezantuar komunitetin shqiptar në Greqi sa më denjësisht mundemi.

Në sferën e letrave, cili është hapi i radhës?

Një autor (sepse nuk dua ta quaj veten shkrimtare) nuk ndalon kurrë së krijuari, edhe pse shpesh në forma të ndryshme. Ashtu edhe unë, kam ca ide në mendje dhe ca të tjera në sirtar. Plani më i afërt është botimi i një libri me përralla, këtë herë në gjuhën greke. Për të tjerat, do të flas kur të realizohen…

Aktiviste dhe e sensibilizuar ndjeshëm për integrimin e komunitetit dhe të drejtat, shpesh herë të mohuara, prej vitesh. Cili është mendimi yt për votën e diasporës, rolin që duhet të luajë komuniteti në skenën politike shqiptare. Paralelisht, si e shikon të pozicionuar komunitetin përballë situatës së re të krijuar në Greqi, me pandeminë, reçensionin ekonomik, por edhe dyndjen e refugjatëve, çfarë ka ndryshuar?

Unë nuk shquhem për diplomaci sepse më ka rrëmbyer gjithmonë e drejta dhe shpesh bindjet e mia politike të majta, edhe mund të jenë gjykuar. E them këtë sepse po bëj një parantezë për përgjigjen që do jap dhe që ndoshta nuk dua.

Si njeri pozitiv dhe që sheh kupën gjysmë plot, do të thoja që çdo lloj komuniteti shqiptar në botë, duhet të bashkëpunojë dhe mbështesë mëmën, në çdo kërkesë apo nevojë të saj dhe në rastin e votës, duhet ta japë me seriozitet, pastërti dhe bindje të plotë. Kam dyshimet e mia për disa përfaqësues “marioneta“, që jo vetëm nuk e kanë idenë e situates dhe problematikës së komunitetit, por japin edhe sinjale të gabuara në instancat e larta politike të Shqipërisë, rrjedhojë kjo e mosangazhimit të duhur në çështjet dhe problemet reale të komunitetit. Por kjo nuk më takon mua për të gjykuar.

Jam e fokusuar tek më e mira që unë mund t’i jap shoqërisë dhe komunitetit shqiptar këtu, në një situatë shumë të vështirë ekonomiko- sociale dhe në një kohë, kur më shumë se kurrë, kemi nevojë për njëri –tjetrin. Më vjen mirë dhe ndihem krenare me çdo mbështetje që komuniteti ynë ka treguar për situatën e rënduar këtu në Greqi, për shkak të dyndjes së refugjatëve. Shumë prej nesh tani mund të kenë arritur majat e suksesit, por kurrë nuk do harrojmë si nisëm, nga erdhëm dhe kush na priti? Si komunitet jemi bërë pjesë e pandarë e popullit grek, në mikpritjen, mbështetjen e këtij kontigjenti refugjatësh, në një vit shumë të vështirë si 2020.(A thua se një fuqi e mbinatyrshme atje lart, po na ndëshkon ).

Nënë e dy vajzave, një nxënëse dhe studente e shkëlqyer, një atlete e shumëvlerësuar. Paralelisht, drejtoreshë e përgjithshme në kompaninë e madhe greke “Forel”. Një grua shqiptare në Greqi ndeshet me pengesa ndryshe nga femrat vendase, apo shanset për studime e karrierë tashmë janë të barabarta?

Mua më pëlqen të them një shprehje së gjyshes sime “kujdes çupë, sa dhe si e shet veten” dhe me këtë nënkuptonte rolin (figurën) që ne i ofrojmë tjetrit. Nëse duam të luajmë rolin e viktimës, para syve do na shfaqet një bishë. Por nëse e përdorim barazinë si përgjegjësi tonën (shprehje e Edward Deming) nuk ka derë universiteti që nuk do na hapet dhe punëdhënës që mund të na refuzojë. Suksesi qëndron tek vetëbesimi dhe puna e saktë që bëjmë me veten çdo ditë, sepse asnjëherë nuk është vonë, për t’u përmirësuar!