SHBA / Mësuesit e shkollave shqipe marrin librat e dërguara falas nga QBD

E premte, 29 Mars, 2024

Tekstet shkollore dhe plotësuese të paracaktuara për mësimdhënien e gjuhës dhe kulturës shqiptare, dërguar falas nga Qendra e Botimeve për Diasporën kanë mbërritur te mësuesit e shkollave shqipe në SHBA në kohën e duhur për fillimin e vitit të ri shkollor 2020-2021.

Janë 725 tekste të dërguar nga QBD-ja, nën kujdesin e veçantë të Ministrit të Shtetit për Diasporën mbërritën përmes MEPJ-së e Postës Shqiptare, në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë.

Përveç teksteve shkollore dhe një larmie titujsh plotësues për nxënësit e komunitetit shqiptar në SHBA, përfshihet edhe risia “Botimet Dygjuhëshe”, projekt i QBD-së, e cila ofron Fjalorin dygjuhësh Shqip-Anglisht dhe serinë me përralla dygjuhëshe “Klasikët-Dygjuhësh”. Tekste të cilat do ta bëjnë mësimin e gjuhës edhe më të lehtë e argëtues.

Këtë vit, për shkak të pandemisë Shkollat e Gjuhës Shqipe në SHBA kanë filluar të funksionojnë online, në saje të rregullave të përcaktuara sipas protokolleve të sigurisë dhe mbrojtjes së njerëzve.

Ambasadorja e RSH-së në Uashington DC Floreta Faber ishte pranishme në aktivitetin e shpërndarjes së librave në Nju-Jorku, ku shpërndarja e librave për disa shkolla u krye në mënyrë të centralizuar.

Prej vitesh, Ambasada e RSH-së në Uashington DC luan një rol të rëndësishëm në procesin e pajisjes me tekste shkollore të fëmijëve që mësojnë në shkollat shqipe atje.

Ambasada filloi shpërndarjen e librave për shkollat e Nju-Jorkut, Nju-Xhersit, Konektikat dhe Filadelfia. Procesi i shpërndarjes së librave shqip do të vijojë në ditët ne vijim me shkollat në shtetet e Teksasit, Miçiganit, Ilinoisit, Arizonës, Masaçustes, Floridas si dhe shkollave të tjera që mund të hapen në vijim.

Tekste të ndryshme shkollore, tekste cilësore që kanë shenjuar letërsinë shqipe, seria më e re e botimeve dygjuhëshe nga Qendra e Botimeve për Diasporën, një sërë vlerash, materialesh të ndryshme didaktike, akses online të botimeve tona dhe të platformës së mësimit shqip “Schoolme” janë tashmë në dispozicion të mësuesve për mësimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare në Diasporën e SHBA-së.

Të gjithë librat e dërguar nga QBD-ja janë falas për fëmijët që ndjekin shkollat e gjuhës shqipe.