Kanada/ Mësuesi shqiptar ka një thirrje për prindërit: Fol Shqip

E enjte, 25 Prill, 2024

Astrit Demaliaj, ka 19 vjet që punon mësues i Gjuhës Shqipe në Toronto të Kanadasë. Ai ka lindur dhe jetuar në Shqipëri për më shumë se 30 vite. Është diplomuar në Universitetin e Shkodrës për Mësuesi në vitin 1992 dhe ka punuar si mësues dhe drejtor shkolle në Shqipëri për disa vite, përpara se të emigronte në Kanada. Pasi erdhi në Kanada u detyrua të ulej në bankat e shkollës përsëri, këtë radhë si student. Aty mësoi anglishten, vazhdoi shkolimin përsëri në drejtimin e Mësuesisë dhe u diplomua në vitin 2010 në Windsor University në Bachelor of Educatin Program. Êshtë i martuar dhe ka katër femijë (Ilir, Renier, Zana dhe Etien) të cilët vazhdojnë shkollën shqipe në Toronto. Në intervistën për gazetën “Diaspora Shqiptare” z. Demaliaj flet për arsimin shqip në Kanada, lidhjet e fëmijëve me komunitetin, metodikat të cilat ai përdor, dhe shumë tema të tjera.

Punoni gati dy dekada si mësues i gjuhës shqipe në Toronto. A është rritur apo ka rënë interesimi për mësimin shqip?

Ky është viti i 19-të që punoj si instruktor i gjuhës shqipe këtu në Toronto. Jap mësim në një shkollë që quhet “Portage Trail”. Me ndihme edhe nga komuniteti shqiptaro-kanadez në vitet 2001-2006 kam realizuar hapjen e tre klasave shqipe në zona të ndryshme të Torontos. Dua të falënderoj z. Leonard Zoga nga Vlora që pa përtuar shkonte në çdo familje shqiptare që njihte dhe shpërndante informacionin. Një ndihmë të madhe ka dhënë edhe Programi Televiz “Pasqyra Shqiptare” me informimin e publikut shqiptar në Toronto, jo vetëm për funksionimin e klasave.
Sa për interesimin nuk mund të them se është rritur interesimi për mësimin shqip, sepse disa klasa janë mbyllur para 2-3 vitesh. Që klasat të vazhdojnë duhet të kenë jo më pak se 23 nxënës, kështu që klasat u mbyllën për arsye të pjesmarrjes së vogël.

Si është gjendja në shkollën ku jepni gjuhën shqipe. Sa kanë njohuri nxënësit tuaj për gjuhën shqipe dhe për botën shqiptare?

Ne kemi nxënës që e flasin dhe e shkruajnë gjuhën shqipe shumë mirë, dhe kemi nxënës të tjerë që janë fillestarë, por që tregojnë interes për të mësuar. Mund të them se jam vërtetë i kënaqur me nivelin e nxënësve, sidomos me përmirësimin që shoh me kalimin e viteve. Kur prindërit thonë se kanë vënë re përmirësim që kur fëmijët filluan të vinin në shkollën shqipe, unë si mësues e si prind mbushem me gëzim. Pjesëmarrja në këto klasa shqipe është e rëndësishme jo vetëm për mësimin e ghuhës, por krijon një komunitet më vete. Nxënesit dhe prindërit njihen me njëri- tjetrin, krijojnë shoqëri që vazhdon përtej viteve të shkollës, dhe çfarë është më e rëndësishmja fëmijët formohen me idenë e të qenit shqiptar. Plot nga ish- nxënësit, kur shkojnë në shkollë të mesme, vijnë të ndihmojnë si vullnetarë, sepse është krijuar një atmosferë ku ata e dinë që janë të mirëpritur. Shumë prindër kanë bërë një punë të jashtëzakonshme që fëmijët e tyre të njohin rrënjët shqiptare. Disa fëmijë janë me fat të kenë gjyshër/gjyshe ose të afërm në trojet shqiptare dhe shkojnë jetojnë me ta gjatë pushimeve verore.
Ne në shkollë përpiqemi të përfshijmë kulturën dhe traditat shqiptare në mësimdhënie. Ne në klasat tona synojmë të brymosim krenarinë shqiptare tek brezat e ardhshëm.

Sa, mendoni ju, janë të përshtatshme metodat të cilat rekomandohen nga Ministritë e Arsimit të Shqipërisë dhe Kosovës për mësimin e shqipes për Diasporën?

Metodat e rekomanduara nga Ministritë e Arsimit të Shqipërisë dhe Kosovës për mësimin e shqipes për Diasporën janë metoda të mira dhe të planifikuara për raste ideale. Në shkollat tona programi në gjuhen shqipe është vetëm 75 orë në vit. Për mendimin tim rekomandimet duhej të ishin bërë nga mësuesit në diasporë.
Meqë m’u dha rasti dua të falënderoj Ambasadën Shqiptare në Kanada që në dy raste na kanë sjellë disa libra, ku ne gjejmë materiale të përshtatshme për t’i përdorur. Shpresojmë të lidhemi edhe me Ambasadën e Kosovës.

Jeni mësues edhe në një shkollë kanadeze në Toronto. Çfarë metode keni përdorur deri më tani nga sistemi kanadez në klasat shqipe?

Po. Punoj si mësues për Toronto District School Board në “Portage Trail School”, e njëjta shkollë ku edhe jap mësim në gjuhën shqipe të shtunave.  Unë pëlqej më shumë mënyrën kanadeze të mësimëdhënies, sepse nxënësit janë mësuar me këtë formë të mësuari. Një nga metodat që unë përdor nga sistemi kanadez në klasat shqipe është “Play based learning method” që do të thotë “mesojmë duke luajtur”. Kjo metodë është shumë efikase, sepse nxënësit komunikojnë me njeri- tjetrin në gjuhën shqipe gjatë aktiviteteve. Puna në grupe është me shumë rezultat, sepse e rritë komunikimin mes fëmijëve.

Sapo ka nisur procesi mësimor në shkollat publike kanadeze me praninë fizike të nxënësve prej mbylljes në muajin mars shkaku i pandemisë COVID- 19. Sa është vështirë të qenurit mësues në këtë kohë të vështirë?

Duhet theksuar që distanca fizike në mes nxënësve në klasë është më pak se 2 metra, sepse klasat janë të vogla, mundësia e ekspozimit me virusin është e madhe. As një javë nuk ka kaluar që kur u hapën shkollat dhe janë disa raste në Toronto të konfirmuara me COVID-19 në shkolla, si në personel ashtu edhe tek nxënësit. Në aspektin profesional, si mësues ndjehesh keq kur nuk mund të ofrohesh dhe të bashkëpunosh normalisht me nxënësit.

Klasat shqipe në Kanada në shumicën e rasteve, si edhe në shkollën tuaj, do të vijojnë online që mund të kthehen në klasë më vonë. A mendoni se do të jetë efikas mësimi i gjuhës shqipe nga shtëpia?

Efikasiteti i mësimit në-linjë nuk krahasohet me mësimin në klasë. Prania fizike nuk mund të kompensohet me asnjë metodë. Nxënësit kanë nevojë të komunikojnë me njëri- tjetrin dhe me mësuesit në person. Në prill ne filluam mësimin në linjë në gjuhën shqipe. Pjesëmarrja aktive qe shumë e ulët. Edhe ata që morën pjesë patën vështirësi. Nxënesit hezitonin të përgjigjeshin se nëse përgjigja e tyre nuk është e saktë dhe prindërit ose anëtarët e familjes e degjojnë. Në klasë mësuesi e sheh ku nxënësit kanë nevojë për ndihmë dhe ofron ndihmë, në-linjë nuk është njësoj. Qëllimi im për mësimin në-linjë është që të krijojë një program ku fëmijët të angazhohen në mësim gjatë kohës së klasës me mua, dhe pastaj të kem të planifikuara aktivitete që do vazhdojnë në shtëpi me prindërit ose pjesëtarët e tjerë të familjes.

Ka gjithmonë kritika se prindërit shqiptarë po flasin vetëm anglisht apo frengjisht me fëmijët e tyre në vend se të flisnin shqip. Sa kritik jeni ju në këtë kontekst?

Thirrja ime është “Fol Shqip”. Kam vënë re se në përgjithësi prindërit e nxënsve të mi flasin shqip me fëmijët e tyre. Po nuk u fol shqip në familje, me 70 orë mësimi shqip në vit gjuha nuk mësohet. Prindërit duhet të flasin shqip me fëmijët, edhe nëse fëmijët përgjigjen në anglisht apo frengjisht ata të paktën do kuptojnë shqip. Pastaj në qoftë se prindërit i dërgojnë fëmijët në shkollat shqipe, në ambientin shkollor fëmijët shumë shpejt do fillojnë të flasin shqip.

A mendoni se fëmijët e angazhuar në organizimet komunitare e njohin shqipen, por edhe kulturën dhe traditat tona më mirë? Sa do ta rekomandoje këtë?

Absolutisht. Angazhimi në aktivitetet kulturore ndikon shumë në kultivimin e traditave shqiptare. Gjate viteve kur znj. Ruki Kondaj ishte kryetare e Shoqates Shqiptaro -Kanadeze në Toronto, komuniteti shqiptar ishte shumë më aktiv. Organizoheshin aktivitete që ishin në shërbim të kulturës dhe identitetit shqiptar, dhe jo me qëllim fitimin financiar të organizatorëve. Një vit në bashkëpunuam me shoqaten bëmë një koncert pranveror shumë të bukur me dy klasat shqipe. Z. Ramazan Këllezi solli grupin e valleve “Shqiponjat e Vogla” që i dhanë një larmi të veçantë koncertit. Prindërit dhe fëmijët ishin shumë të kënaqur dhe disa prej nxënesve më vonë u angazhuan me grupin e valleve. Unë mendoj që bashkëpunimi, organizimi dhe angazhimi në aktivitete kulturore shqiptare, është një nga faktorët kryesorë që gjuha, kultura dhe traditat shqiptare në diasporë të mbijetojnë.