Migjeni uragan në letërsinë shqipe  

E shtunë, 20 Prill, 2024
E shtunë, 20 Prill, 2024

Migjeni uragan në letërsinë shqipe  

„…vepra ime ka karakter luftarak dhe, paraprakisht, për kushtet e veçanta tonat, duhet me e manovrue, pra, disa herë, edhe në mënyrë të maskueme. Unë s’mund t’ua spjegoj këto grupeve. Ata duhet t’i kuptojnë vetë. Qarkullimi i veprës s’ime diktohet nga inperativi, i etapës shoqnore që po kalojmë. Për veten time, unë e quej veprën t’ime si një kontribut për bashkimin e këtyre rretheve. Në rrnofsha, vepra ime konspektivisht do të kryhet. Kam besim se vegimet e mia do t’i verifikojë zhvillimi i mëvonshëm i ngjarjeve..”.-Migjeni ( “Nëntori” 11 1955/ f.69).

Migjeni ndoshta e parandiente që do të largohej shpejtë nga kjo botë. Ndaj edhe shkrimi i mësipërm vjen si një profeci që ai bën për jetën dhe veprën e tij. Shkrimtar që pëlqehet nga çdo moshë dhe vargjet e tij pëlqehen nga cilido, kjo për të vetmen arsye: se ai ishte vetvetja dhe e nxirrte atë çka i vlonte në gji.

Migjeni, ky uragan i letërsisë shqipe që qe zëri i rinisë së atëhershme jetoi pak por la pas një vepër madhore. Veprimtaria e Migjenit përmblidhet në vitet 1934-1936. Gjer më 1936-ën ai pati shkruar pjesën më të madhe të vjershave dhe prozave të tij. Më 1937-1938 shkroi pak sepse sëmundja sa vinte dhe e rëndonte më tepër. Në mbarim të vitit 1937 Migjeni do të niset për në Torino të Italisë për t’u mjekuar dhe ndjekur studimet për letërsi.

Por fati nuk mbajti në anën e Migjenit, sëmundja e rëndoj edhe më tepër dhe pikërisht në marsin e vitit 1938, poeti u shtrua në sanatoriumin e Torinos, dhe më 26 gusht kur ende nuk kishte mbushur 27 vjeç, Migjeni u shua.

Migjeni, mbetet një ndër shkrimtarët e pëlqyer në letërsinë shqipe si poet dhe si prozator. Prozat e Migjenit kanë rëndësi jo vetëm për gjerësinë e tematikës, forcën e ideve, vlerën artistike, por se ato, i flasin hapur lexuesit sikur dialogojnë me të. Përmes alegorisë Migjeni fshikullon anët e errëta të shoqërisë së atëhershme. Kjo duket te : ‘’Sokrati i vuejtun apo derr i kënaqun”, këtu ai godet hipokrizinë shoqërore.

Tek Migjeni nuk mungon as elementi romantik. Elementi romantik është pjesë përbërëse e realizmit të Migjenit. Si në prozë ashtu edhe në poezi, Migjeni ka stilin e vet, një stil që i dallon menjëherë shkrimet e tij. Stili i tij është energjik dhe sulmues; gjëmon dhembja për të mjerët. Nëse në poezi Migjeni zgjatet, në prozë bën të kundërtën: shkurt dhe prerazi.

Për gjuhën e Migjenit mund të nxirren këto përfundime:

Ai shkroi në të folmen e Shkodrës, por edhe të folmeve të krahinave të saj. Tek poeti ndeshet ndonjëherë edhe ndonjë influencë të rrallë të toskërishtes, kjo për arsye se kishte jetuar në Manastir. Disa nga fjalët gegërisht që e pasurojnë gjuhën e Migjenit janë: aht, biban, i harlisun,marre,  i molisun, dikon, zhelmel etj.

Gjithashtu në shkrimet e Migjenit hasen edhe fjalë neolatine: akord, akrobaci, alegori, apotezë, diskret, ekstazë, fatal etj.

Migjeni, jetoi pak por la pas një vepër madhore. Fuqia e tij e fjalës, saktësia e përshkrimit, njohja e jetës e çuan i dhanë shtysë për të ecur në krijimtari. Migjeni poeti i madh që i reziston kohërave është dhe mbetet një Bodler i letërsisë shqipe.