Balerinët Olta dhe Bernard Shehu, karriera në Itali dhe malli për atdheun

E shtunë, 20 Prill, 2024

Motër e vëlla janë rritur me pasionin për baletin. Të ndihmuar dhe nga talenti Olta dhe Bernard Shehu ja kanë dalë të ndërtojnë një karrierë të sukseshme në shtetin fqinj Italinë. Edhe pse të larguar prej vitesh ata kthehen shumë shpesh për të kaluar pushimet në Shqipëri, se bashku me partnerët e tyre italian. “Kur je i lidhur shpirtërisht me vatanin, distanca zvogëlohet dhe rritet dashuria gjithnjë e më shumë”, shprehet  Olta e cila gjithashtu punon në shkollën shqipe “Naim Frashëri” në Macerata. Lidhja e saj me vëllain është mjaft e ngushtë dhe siç e thekson edhe Bernardi kur je në një vend të huaj ke akoma më shumë nevojë për praninë e familjarëve.

Tashmë u bë kohë që jeni larguar nga Shqipëria, rreth 20 vite, por le të kujtojmë dhe njëherë çfarë ju shtyu të shkonit në shtetin fqinj, Italinë?

Bernard Shehu: Unë kam ikur nga Shqipëria në 1997 në moshën 15 vjeç kur Shqipëria ishte në një moment të vështirë.  Me mbështetjen e familjes sime mu dha rasti të përfundoja studimet në Akademinë e Azerbajxhanit. Në moshën 18 vjeç u transferova në Itali ku jetoj dhe punoj prej 20 vitesh. Në Itali më solli një bursë studimi e fituar në një Akademi Baleti në Parma.

Sa e vështirë ishte të përshtateshit me një vend tjetër?

Bernard Shehu: Vështirësitë janë të shumta. Duke filluar nga gjuha, shoqëria, traditat që janë ndryshe. Unë besoj se po respektove vendin se ku jeton dhe ku po të ofrojnë punën dhe të kanë hapur dyert e traditave të tyre, çdo gjë bëhet më e lehtë. Mund të jetosh në Itali apo në çdo vend tjetër.

Bashkë me ju në Itali jeton dhe motra Olta Shehu. A ndryshojnë lidhjet familjare kur je në një vend tjetër të botës?

Bernard Shehu: Kur je në një vend të huaj ke akoma më shumë nevojë për praninë e familjarëve. Bashkë me motrën edhe pse ndodhemi rreth 150 km larg njëri-tjetrit në dy qytete të ndryshëm, mundohemi të takohemi sa më shpesh dhe të kalojmë sa më shumë kohë me familjet tona.

E duke qenë se përmendëm balerinën Olta Shehu, ajo nuk mund të mungonte në këtë intervistë, për të ndarë arritjet e saj në karrierë, ku mbështetje të madhe ka pasur dhe vëllain Bernardin. Olta sa e lumtur ndihesh me arritjet e tua profesionale?

Ah si ndihem! Me plot gojën  ndihem me fat, sepse bëra një progres ndryshe nga moshatarët e mi. U regjistrova menjëherë në universitet sapo erdha 18-vjece,dhe kjo faleminderit bursës së universitetit, sepse jepja provimet pa pasur nevojën të bëja një punë të dytë, për të mbijetuar. Sigurisht duke studiuar shumë fort për të justifikuar shansin që m’u dha dhe për të realizuar ëndrrën që vlonte brenda meje. U diplomova në shkencat e komunikimit në vitin 2007, ndërkohë frekuentoja rregullisht dhe baletin, për të mësuar e perfeksionuar akoma më shumë .Tashmë kam 10 vjet që kam hapur dy shkollat e mia në dy lokalitete të ndryshme, ku prindërit e fëmijëve dita-ditës më kanë dhënë përkrahje e besim, duke bërë të mundur që të ndihem më e motivuar dhe ta ushtroj këtë punë me plot pasion dhe përkushtim. Është risi fati që po e përqafove fort, ndjen përkëdheljen e artistëve të vegjël që një ditë do pushtojnë skena të mëdha.

Angazhimet e Bernardit janë gjithashtu të shumta dhe numëron shumë arritje në fushën e baletit. Të ndalemi pak në koncertin gala të organizuar në gusht në Cagli, a shkoj gjithçka sipas pritshmërisë tuaj?

Bernard Shehu: Galaja që organizova në gusht fal edhe ndihmës së kolegëve të mi , ishte një falenderim për qytetin e Cagli-t, pasi aty në dhjetor pas tërmetit që goditi Shqipërinë na hapën dyert e Teatrit për të organizuar një Gala Baleti ku të gjithë shumën e mbledhur nga mbrëmja ja dërguam Ministrisë së Financës në Shqipëri në ndihmë të familjeve të goditura nga kjo fatkeqësi.

Po momentalisht me çfarë projektesh jeni i angazhuar?

Bernard Shehu: Momentalisht jam i angazhuar për të organizuar një konkurs Baleti , në një teatër në Marche edhe se nuk është e lehtë për shkak të Covid-19 që ka goditur shumë edhe kulturën, edhe botën e artit në Itali.

Keni punuar ndonjëherë bashkë me Oltën?

Bernard Shehu: Duke jetuar në dy qytete të ndryshëm, japim mësime baleti në dy shkolla të ndryshme. Edhe se Olta më ka thirrur shpesh herë në shkollën e vet, ku kam pasur mundësinë të jap mësim për nxënësit e saj.

Ju keni dy fëmijë, a ja keni mësuar gjuhën shqipe?

Bernard Shehu: Nusja ime është Italiane dhe në familje flasim italisht. Por mundohem t’i flas sa më shumë shqip dhe dëshira është që ta mësojnë.

Ndërsa motra, balerina Olta Shehu është më e angazhuar për t’i mësuar shqipen fëmijëve, duke qenë se jep mësime baleti në një shkollën shqipe “Naim Frashëri” në Macerata. Olta flasin fëmijët gjuhën e nënës?

Olta Shehu: Po sigurisht,vajza dhe pse babai është  italian, mundohet të mësojë e të flasë më së miri gjuhën e nënës, gjuhën e bukur shqipe. Me modesti dhe krenari njëherësh, do thoja që ne këtu në Macerata Itali, kemi hapur shkollën e gjuhës shqipe “Naim Frashëri” ku bëj pjesë dhe unë  vullnetarisht si mësuese e valleve popullore  dhe ku vajza ime e frekuenton rregullisht. Pohoj me  krenari, sepse është gjest fisnik dhe prioritar, t’u mësosh fëmijëve të emigrantëve shqiptarë, gjuhën dhe traditën e bukur të vendlindjes, akoma më të plotësuar dhe të kënaqur, ndihemi kur fëmijët tanë sa herë vizitojnë Shqipërinë, komunikojnë aq bukur në gjuhën shqipe me gjyshërit, familjarët, të afërmit dhe moshatarët e tyre.

Olta i keni prezantuar fëmijët me Shqipërinë?

Olta Shehu: Po që kur kanë lindur, madje pushimet verore, gjithmonë atje i kalojmë, pasi kemi prinderit, gjyshërit, dajën e vogël dhe familjarë të tjerë. Do shtoja që çdo 4 muaj, ne shkojmë në Shqipëri, në vendlindje për t’u çmallur me të afërmit tanë, ose për festa apo pushime. Kur je i lidhur shpirtërisht me vatanin, distanca zvogëlohet dhe rritet dashuria gjithnjë e më shumë.

Bernard e mendoni kthimin në Shqipëri?

Bernard Shehu: Prindërit dhe vëllai im jetojnë në Tiranë, por unë për momentin nuk besoj të kthehem në Shqipëri. Edhe pse deshira mund të jetë e madhe, sepse është përherë vendi jonë ku kemi lindur dhe gjakun e kemi dhe do të ta kemi gjithmonë shqiptarë.  Kthehemi shpesh herë për pushime.

Po Olta e mendon rikthimin, ndoshta dhe për të hapur një akademi baleti?

Olta Shehu: Të jem e sinqertë, do doja shumë, por tani për tani, jo, nuk e mendoj, sepse jam e lidhur ngushtësisht me aktivitetin tim këtu, por gjithsesi nuk i dihet, si i thonë “Kurrë mos thuaj kurrë”. E nëse fati sjell rikthim në Shqipëri, për mua do ishte kënaqësi e shumëfishtë, të punosh në vendlindje, ndaj them ku i dihet ç’mund të na ketë rezervuar e ardhmja.

A takoheni shpesh me bashkatdhetarët tuaj, shumë prej të cilëve balerinë sikurse dhe ju?

Ne jemi një grup shokësh dhe kolegësh që takohemi shpesh herë si Kledi Kadiu, Anbeta Toromani, Ilir Shaqiri, Hektor Budlla, Dorian Grori , Rezart Stafa etj.. Shpesh na lidh puna, por takohemi edhe thjesht për të kaluar kohë bashkë me familjet.

Mendoni se shkolla e baletit në Shqipëri vazhdon të nxjerrë balerinë po aq të talentuar sa brezi juaj?

Shpresoj se po. Kam shumë shokë që janë bërë pedagog të brezave të rinj në shkollën e baletit. Besoj që me ndihmën e profesorëve që kanë bërë historinë e Akademisë, të vazhdoj tradita e balerinëve shqiptar.

*Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i materialit pa cituar burimin “Diaspora Shqiptare”.