Guvernatori Sejko takim me misionin e FMN: Ekonomia nis rimëkëmbjen në 2021

E enjte, 28 Mars, 2024

Banka e Shqipërisë vlerëson se stabiliteti financiar i vendit ka krijuar premisa që ekonomia t’i kthehet një rimëkëmbjeje të ngadaltë, duke filluar nga fundi i tremujorit të dytë të vitit.

Gjatë një takimi online me shefen e misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për Shqipërinë, Yan Sun, Guvernatori Sejko tha se ekonomia shqiptare pësoi goditje të fortë gjatë gjysmës së parë të vitit, e cila ka dhënë ndikimin e saj në konsum, në investime, në punësim dhe në borxhin publik.

Megjithatë, ai theksoi se pandemia e gjeti sektorin financiar dhe atë bankar të mirëkapitalizuar e likuid, dhe këto parametra kanë vijuar të ruhen të shëndetshëm.

Sistemi financiar absorboi një pjesë të konsiderueshme të efekteve të valës së parë të krizës, si përmes shtyrjes së kredive, ashtu edhe përmes mbështetjes së sektorit privat me kreditë e garantuara nga qeveria shqiptare. Sipas Sejkos, kjo është një premisë e rëndësishme që ekonomia t’i kthehet një përmirësimi gradual pas heqjes së masave kufizuese.

Guvernatori Sejko theksoi se Banka e Shqipërisë ka rritur stimulin monetar, nëpërmjet uljes së normës bazë të interesit dhe rritjes së injektimeve të likuiditetit, duke synuar uljen e kostove të financimit dhe rritjen e masës monetare në ekonomi.

Ndërkohë, shefja e misionit të FMN u shpreh më e konservatore në parashikimet e saj dhe tha se rimëkëmbja e ekonomisë shqiptare në afatin e shkurtër mbetet sfiduese, si pasojë e efekteve negative nga tërmeti i vitit të kaluar, si dhe atyre të pandemisë globale COVID-19. Megjithatë, sipas FMN, ekonomia shqiptare pritet të rifillojë rimëkëmbjen në vitin 2021.

FMN vlerësoi se qëndrimi i politikës monetare ofron stimujt e nevojshëm për nxitjen e rritjes ekonomike, ndërsa palët ranë dakord se stimuli i koordinuar fiskal, monetar dhe financiar, ka qenë dhe mbetet një element vendimtar në zbutjen e pasojave negative të krizës. Monitor