Shkollat shqipe në Angli dhe sfidat për mësimin e gjuhës

E premte, 29 Mars, 2024

Kryetari i “Shoqatës Ardhmëria” në Londër dhe mësues i gjuhës shqipe, Lutfi Vata ka rrëfyer se si u gjend duke dhënë mësim në Angli dhe se si arriti të krijoi një shoqatë që drejton disa shkolla të gjuhës shqipe në Britaninë e Madhe.

I pyetur për arsyen e largimit nga atdheu Lufti Vata tregon: “U largova në vitin 1999 si shumë shqiptarë të tjerë dhe këtë pyetje ma kanë bërë shumë nisur nga fakti që kisha një punë dhe një jetë të mirë, por duke parë situatën pas vitit ‘97 mendova se rruga më e mirë ishte emigrimi.”

Ai tregon se kur mbërriti hasi në vështirësi dhe nisi mësimin e gjuhës angleze pranë një kolegji ku kishte shtëpinë.

“Duke nisur nga fakti se në vendin tim isha mësues dhe si mund të gjeja mundësinë që ta filloja këtu, fillova të interesohesha sepse aty ku unë jetoja kishte shumë shqiptarë. Në një bisedë me drejtorin e kolegjit i kërkoj të më japë dy klasa, sepse kishte mbi 45 nxënës shqiptarë dhe ti mësoj nxënësve gjuhën shqipe pas shkollës”, tregon ai.

Ideja e tij e thjeshtë rezultoi mjaft efektive, sepse falë asaj nisme sot funksionojnë shumë shkolla shqipe në Angli. “Hapja e klasave pati sukses, u regjistruan shumë nxënës që mësonin në fundjavë. Nisma ime u përgëzua nga autoritetet atje. Më pas më ofruan krijimin e një organizate mbi projektin për mësimin e gjuhës shqipe.  Organizata u bë konkret pas disa takimesh dhe mbledhjesh. Pas shumë përpjekjesh u krijua “Shoqata Ardhmëria”. Identifikuam qytete ku kishte më shumë shqiptarë dhe ngritëm shkolla shqipe.”

Ai tregon se përzgjedhja e mësuesve nuk ka qenë aspak e thjeshtë “Të zgjedhësh mësues për të dhënë gjuhë shqipe në një vend të huaj është shumë e vështirë. Ne ishim të fokusuar tek gramatika dhe mësuesi duhet të dinte shumë mirë të dyja gjuhët. Mësuesit duhet të ishin patjetër me eksperiencë pune. Prej 12 vitesh ne organizojmë një seminarë në fundvitit të gjuhës shqipe dhe Diasporës që mbahet mes dy ministrive të Shqipërisë dhe Kosovës ku trajnoheshim për kurikula dhe programin për mësimin e gjuhës shqipe në Diasporë.”

Vata vuri në dukje se media kombëtare duhet të punoj më shumë për ndërgjegjësimin e prindërve shqiptarë që ti mësojnë fëmijëve gjuhën shqipe.

“Nuk më vjen aspak mirë kur dëgjoj prindër që kur vijnë për pushime në vendlindje ti flasin fëmijëve në gjuhë të huaj. Duhet të këmbëngulim shumë që t’i mësojmë fëmijëve gjuhën shqipe. Ka komunitete prej dekadash këtu dhe flasin vetëm gjuhën e tyre. Nuk duhet të kemi frikë nëse jemi në lokal ose diku tjetër e të mos flasim shqip, përkundrazi duhet të tregojmë me krenari se prej nga vijmë”, flet me atdhedashuri Vata. / RTV AlbSe,