Raporti i BB për arsimin e shëndetësinë, Shqipëria ndër 10 vendet me përmirësim

E mërkurë, 24 Prill, 2024

Në 174 vende të analizuara në nivel botëror, Shqipëria është ndër 10 vendet me përmirësimin më të madh në arsim dhe në shëndetësi në dekadën e fundit.

Këtë e thotë ditën e sotme (17/9) një raport i detajuar i Bankës Botërore, që ndjek trajektoren e fëmijës, që nga lindja e deri në moshën 18 vjeç, lidhur me aspekte të tilla të rëndësishme si jetëgjatësia; numri i pritur i viteve të arsimit fillor dhe të mesëm, i korrigjuar me treguesin e cilësisë; mangësitë e zhvillimit në fëmijëri; normat e të jetuarit në moshë të rritur, etj.

Arsimi

Përsa i përket arsimit, në 10 vitet e fundit, Shqipëria është rritur duke qenë aktualisht e dyta në rajon.

Sipas treguesit të BB, një fëmijë i lindur sot në Shqipëri arrin mesatarisht 63% të herëve produktivitetin e një individi të rritur e të arsimuar plotësisht që gëzon shëndet të mirë.

I vetmi vend me një tregues më të lartë se Shqipëria është Serbia, ku ky tregues është 67%.

Në Kosovë, Bosnjë, Mali të Zi dhe Maqedonia, një i sapolindur ka më pak shanse që të arrijë produktivitetin e një të rrituri me arsim të lartë.

Gjithashtu, gjatë dekadës së fundit, numri i viteve të pritshme të shkollimit është rritur. Një fëmijë që nis shkollën sot në vendin tonë pritet të kryejë 12.9 vjet shkollim deri në moshën 18 vjeç, krahasuar me 11.6 vjet që ka qenë në 2010

Në nivel global, përparimet më të mëdha i paraqesin Azerbajxhani, Shqipëria, Mali i Zi, Polonia dhe Rusia, kryesisht për shkak të përmirësimeve në regjistrimet për arsimin e mesëm dhe atë parashkollor.

Nga ana tjetër, numri i viteve të pritshme të shkollimit ka rënë në një sërë vendesh pranë nesh, si Bullgaria, Moldavia, Rumania dhe Ukraina.

Sipas Bankës Botërore, edhe cilësia e arsimit ka pasur një rritje të ndjeshme në Shqipëri, diçka që ka ndodhur paralelisht edhe në Mal të Zi, por jo në vende si Ukraina apo Bullgaria ku cilësia e arsimit ka shënuar rënie.

Në total, rezultatet akumulative të treguesve në arsim tregojnë se Shqipëria merr sot 434 pikë, nga vetëm 397 pikë në vitin 2010.

Shendetësia

Përsa i përket shëndetësisë, Banka Botërore merr kryesisht në vlerësim tre tregues, jetëgjatësinë mesatare, vdekshmërinë foshnjore dhe shkallën e rrezikut të fëmijëve nga kufizime fizike apo mendore.

Sa i përket jetëgjatësisë mesatare, me 78.33 vite jetë mesatarisht nga lindja Shqipëria ka jetëgjatësinë më të lartë në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Vdekshmëria foshnjore gjithashtu ka rënë ndjeshëm. Nëse në vitin 2008, për 1 mijë lindje vdisnin 13.9 fëmijë përpara moshës 1 vjeç, ky raport është përgjysmuar në 7.8 për mijë në 2018-n.

E dhëna e fundit që mat përmirësimet në shëndetësi është shkalla e rrezikut për zhvillimin e problemeve fizike ose mendore tek një i porsalindur.

Dhjetë vjet më parë, aksesi i kufizuar në shëndetësi ishte arsyeja kryesore përse 23% e fëmijëve ishin të rrezikuar nga zhvillimi i problemeve të natyrës fizike apo mendore.

Përmirësimet në këtë sektor bëjnë që sot të jenë të rrezikuar vetëm 11 fëmijë për çdo 100, pra përgjysmim në 11%.

*Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i materialit pa cituar burimin “Diaspora Shqiptare”.