Greqi / Lidhja e mesuesve shqiptarë: Po humbet interesi për gjuhën shqipe

E enjte, 25 Prill, 2024

Mësuesit e Lidhjes së Mësuesve Shqiptarë në Greqi evidentonjne problematikat e shumta me të cilat përballen vitet e fundit, plus situatës unike të krijuar tashmë nga Covid-19. A do të mbijetojnë klasat e gjuhës shqipe? Do të vijojnë fëmijët shqiptar në Greqi të mësojnë gjuhën amtare? Si dhe çfarë do funksiononte si mburojë për të mos penguar misionin e tyre fisnik, pavarësisht vështirësive të herëpasherëshme, disa prej të cilave burojnë edhe nga qëndrimi i vetë familjeve emigrante. Sipas të dhënave të deritanishme, sivjet në gjithë tokën helene parashikohet të hapen më pak se 20 kurse të tilla, ndërkohë që vitet e kaluara numri ishte shumë më i lartë e rrjeti zgjerohej vazhdimisht. Gjithsesi, zilja e parë bie gradualisht nga ditët në vijim deri në fillim të muajit tetor…

Në  vijim gazeta “Diaspora Shqiptare” do të  sjellë një cikë intervistash me mësuesit e gjuhës shqipe  për problematikat dhe shqetësimet që ata kanë për mësimin e gjuhës shqipe.

***

Alma Ibi Zekollari

Në thirrjen për regjistrim referoheni tek fëmijët si “ambasadorë të gjuhës shqipe” në një udhëtimit të bukur mësimor Sa vite funksionon shkolla në qendrën “Porta” dhe cilat janë disa nga aktivitetet më mbresëlënëse ndër vite? Numri i fëmijëve sivjet dhe kushtet e shkaktuara nga pandemia kanë ndikim në ecurinë e planit mësimor dhe aktiviteteve paralele?

*

Qendra «Shtëpia Shqiptare PORTA» nё Athinë, u hap nё Qershor 2007. Emri pёr ketё ndёrmarrje u zgjodh me kujdes, qё tё shprehte mirёseardhje pёr emigrantёt shqiptarё nё njё kontekst greqisht-folёs. Meqenёse Shqipja dhe Greqishtja janё gjuhё shumё tё ndryshme, ështё ndoshta fat qё fjala PORTA do tё thotё derё ose hyrje nё tё dy gjuhёt. Si njё derё e hapur duke ofruar mikpritje, afirmim, inkurajim dhe mbёshtetje pёr emigrantёt Shqiptarё nё Greqi. Shtëpia Shqiptare PORTA ofron shёrbim nёpёrmjet afirmimit artistik, zhvillimit kulturor, zhvillimit mendor, mёsim gjuhёsh, mёsim kompjuteri, ndihmё ligjore, fuqizim i lidёrshipit dhe dialog mes shqiptarёve dhe grekёve. Veç mësimit të gjuhës angleze, mësimit të kompjutrit për të rriturit, Shtëpia Shqiptare PORTA, ofron dhe mësimin e gjuhës, kulturës dhe historisë shqiptare për fëmijë të moshave 6 deri në 15 vjeç që në vitet e para të krijimit të saj.

Mësuesja e parë e gjuhës shqipe në këtë qendër është Flutura Tafilaku e cila bashkëpunoi deri në vitin 2014. Më vonë bashkëpunuan me të mësuesja Irma Zika deri në vitin 2013 dhe Marinela Naqo deri në vitin 2011, të cilat sot jetojnë në Shqipëri dhe janë të përfshira në sistemin arsimor vendor. Mësueset aktuale të mësimit plotësues të gjuhës shqipe tek Shtëpia Shqiptare PORTA janë: Që nga viti 2011, mësuesja Alma Zekollari, e cila ka mbaruar studimet e saj për gjuhë-letërsi shqipe në Elbasan, e përfshirë në regjistrin shtetëror të mësuesëve të diasporës në nëntor të vitit 2019. Që nga viti 2013, mësuesja Kristina Roshi, që ka mbaruar studimet e saj për cikël të ulët në Gjirokastër. Që nga viti 2014, mësuesja Eriketa Qorlazja, e cila ka mbaruar studimet e saj për gjuhë-letërsi shqipe në Elbasan, e përfshirë në regjistrin shtetëror të mësuesëve të diasporës në nëntor të vitit 2019. Nga viti 2015, mësuesja Renata Durro, e cila ka mbaruar studimet e saj për gjuhë-letërsi shqipe në Elbasan, e përfshirë në regjistrin shtetëror të mësuesëve të diasporës në nëntor të vitit 2019.

Numri i nxënësve në këtë qendër, vitet e fundit varion nga 50 deri në 70. Por shqetësimi është i madh përsa i përket pjesëmarrjes në këtë vit shkollor, një vit sfidë për të gjithë në çdo aspect të jetës. Gjendja e krijuar sigurisht do të ndikojë në realizimin e planit mësimor, si pengesë në realizimin e tij, por jo e pakapërcyeshme.

Unë personalist preferoj mësimin nga afër dhe jo atë on line. Kjo, jo vetëm për rezultatet që mund të ketë në aspektin mësimor, por edhe në lidhjet e nevojshme mes vetë nxënësve, mes nxënësve dhe mësuesëve apo edhe të trekëndeshit të domosdoshëm, mësues+nxënës+prind. Ky trekëndësh barabrinjësh  luan një rol të rëndësishëm jo vetëm në realizimin e planit mësimor, por edhe në zhvillimin e programeve artistiko kulturore për të cilat shquhet shkolla jonë ndër vite. Gjithmonë kanë luajtur një rol të rëndësishëm në mësimdhënien efektive, në bashkëpunimin kolektiv dhe përdorimin e gjuhës shqipe në zhanre të ndryshme, në mësimin e historisë dhe kulturës shqiptare me metoda të ndyshme artistiko-kulturore. Ato janë kaq shumë sa tani që po i mendoj kam zili veten, koleget e mia, nxënësit e deritanishëm, prindërit e tyre  si dhe drejtuasit e qendrës Porta  për ato çaste të bukura që kemi kaluar gjatë realizimit të tyre.

A do të mundemi edhe këtë vit shkollor të jetojmë kënaqësinë e këtij përkushtimi dhe këtyre arritjeve? Le të shpresojmë të gjithë së bashku në përgjigjen positive.

Cilat aktivitete janë më mbresëlënëse? Të gjitha.

Por të gjitha është e pamundur të përmenden. Edhe renditja e tyre kohore është e paarritshme.

Çdo vit, për festat  Festat e Nëntorit ka pasur aktivitete të ndryshme. Koncerte me recitime, këngë e valle shqiptare. konkurse mësimore. Dramatizime të ndryshme të përshtatura për moshën fëminore. Vënie në skenë e disa pjesëve të shkëputura nga filmi ‘’Nëntori i dytë’’ etj.

Madhështor qe aktiviteti festiv me rastin e 10 vjetorit të krijimit të Qendrës Shtëpia Shqiptare Porta, aktivitet që kaloi caqet e kësaj qendre duke bashkëpunuar me aktiviste të komunitet shiptar në Greqi, artiste dhe bashkëpuntorë ndër vite të kësaj qendre.

Nuk mund të harrohen festat e realizura me rastin Vitit të Ri, festat e 7-8 Marsit, ku gjithmonë u bënë pjesë active në to edhe prindërit.

Një traditë e bukur tek Shtëpia Shqiptare Porta është Festa e Abetares që ka mbetur në mendjen e të gjithëve. Një festë që nuk u realizua vetëm sivjet, pengesë e të cilit u bë gjendja e krijuar nga covid2019.

Mimoza Hida

Fëmijët shqiptarë që rriten në Greqi kur drejtohen në kurset përkatëse kanë njohuri të gjuhës shqipe, apo vijnë në nivel fillestar. Cila është metodika e aplikuar në një klasë ku nxënësit kanë një moshë, por nivele të ndryshme të njohurisë të gjuhës shqipe? Në librat e përpunuara për këto kurse vihen re lehtësime e diferencime, për kategoritë e ndryshme me të cilat përballeni në klasë? Sa të përshtatshme janë metodat didaktike e librat e përgatitura nga Min. e Arsimit për fëmijët e lindur e rritur në Greqi?

*

Do të thosha se, prej fëmijëve shqiptarë që rriten në Greqi dhe u drejtohen kurseve të MPGjSh-së (Mësimit Plotësues të Gjuhës Shqipe) të hapura pothuajse në të gjithë territorin e shtetit grek, ka nga ata që kanë njohuri të mira të gjuhës shqipe, sidomos në të folur dhe më pak në të shkruar dhe nga ata që nuk kanë fare njohuri të gjuhës shqipe, as të folur e as të shkruar. Mund të them se gjatë përvojës sime 13 vjeçare si mësuese e MPGjSh-së këtu në Athinë,  kam pasur brenda të njëjtës klasë nxënës që flisnin e kuptonin shumë mirë shqip, por e shkruanin pak atë dhe nxënës që nuk e flisnin, por e kuptonin pak dhe nuk e shkruanin fare, si dhe nxënës që as nuk e flisnin e as nuk e shkruanin atë. Madje edhe klasa e parë që kisha vjet, kishte një disnivel të tillë, dy nxënës e flisnin dhe e kuptonin mirë shqipen, kurse dy të tjerë as nuk e flisnin e as nuk e kuptonin shqipen.

Në rastin e fëmijëve që kanë një nivel fillestar të njohjes së shqipes përfshihen në nivelin fillestar, kryesisht në klasën e parë, ku mësohet alfabeti dhe shqiptimi e shkrimi i drejtë i tij, si dhe fjalë e fjali të thjeshta. Në këtë nivel punohet kryesisht me librin e Abetares dhe më vonë, në bazë të ecurisë së çdo nxënësi mësuesi mund të diferencojë edhe punën me secilin prej tyre. Fëmijët që kanë një ecuri më të mirë nxiten të lexojnë më shumë e të shprehen më shumë në klasë ose i vë ata të bashkëpunojnë me fëmijët që kanë më tepër vështirësi. Pra, vendos nxënësin në rolin e një mësuesi të vogël brenda klasës i cili ndihmon bashkënxënësin e tij. Mua personalisht kjo metodë më ka dhënë rezultat. Gjithashtu i nxit fëmijët brenda klasës të zgjerojnë fjalorin e tyre duke përdorur metodën e lojës, ose të një konkursi të vogël që zhvillohet në mbyllje të orës së mësmit.

Por, meqenëse mund të qëllojë që grupmosha në këtë nivel të variojë nga 7-15 vjeç, përpiqemi që brenda një klase të përfshijmë mosha të përafërta, aty ku është e mundur, psh.  moshat 7 -11 vjeç të jenë brenda një klase dhe 12-15 vjeç brenda një klase. Në pamundësi të kësaj ndarjeje, për arsye se numri i fëmijëve mund të jetë i vogël, atëherë i takon barra e rëndë mësuesit që të bëjë një punë të diferencuar me këto mosha. Kjo gjë nuk është aspak e lehtë, po të kemi parasysh që mësuesi ka në dispozicion të tij vetëm dy orë në javë. Megjithatë, nga përvoja ime si mësuese këtu në Greqi me klasa të kësaj natyre, mund të them se është e vështirë, por jo e pamundur. Natyrisht, kjo gjë kërkon mbështetje të madhe nga prindërit dhe një bashkëpunim të mirë mes mësuesit, nxënësit dhe prindërit.

Në një klasë ku mosha e fëmijëve është e përafërt, por niveli i tyre gjuhësor është i ndryshëm, tregohet kujdes që përpara se të bëhet seleksionimi i një klase, bisedohet me prindërit dhe fëmijët në shqip, për të kuptuar nivelin gjuhësor të fëmijëve në gjuhën shqipe. Natyrisht për fëmijët që kanë një nivel të caktuar të njohjes së gjuhës, u bëhet një test i përgatitur nga mësuesi dhe kështu bëhet e mundur që fëmija të ndjekë mësimet e gjuhës shqipe në nivelin e duhur. Aty ku numri i nxënësve është i vogël, ka pasur raste që kemi punuar edhe me klasa kolektive, këtë e them nga përvoja ime personale. Pra, brenda të njëjtës klasë të kem  nxënës të moshave të ndryshme e të niveleve të ndryshme, dmth. të kem fëmijë të klasës së tretë e të katërt bashkë. Natyrisht, kjo është bërë vetëm kur numri i nxënësve është i vogël, 6-10 nxënës.

Tani, përsa u takon teksteve e metodikave që duhej të kishim për mësimin e gjuhës këtu në Greqi, do të thosha se nuk ekzistojnë. Para disa vitesh u dërgua nga Ministria e Arsimit e Shqipërisë një tekst i punuar për mësimin e gjuhës në diasporë, jo thjesht për Greqinë, por që u kundërshtua prej nesh të punohej me të, pasi nuk ishte i përshtatshëm. Aktualisht nuk ka një tekst të mësimit të gjuhës shqipe për Greqinë dhe ne punojmë me tekstet e gjuhës që përdoren në shkollat në Shqipëri. Çdo mësues e përshtat programin e atij teksti në mënyrë individuale, ose ndonjëherë edhe në nivel kursi, ashtu si ai e mendon më mirë që do i japë rezultat për realizimin e programit dhe qëllimit që i vë vetes e nxënësve të tij, që deri në fund të vitit mësimor të mbyllin së bashku me sukses programin dhe nxënësit të  arrijnë një nivel më të lartë në njohjen dhe përdorimin e gjuhës amë.