Ambasada shqiptare në Athinë rinis punën nesër

E premte, 19 Prill, 2024

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në  Greqi ka njoftuar se do të rinisë  punën normalisht ditën e nesërme. Sot në mëngjes ambasada njoftoi se do të  pezullonte shërbimin për shkak se një  punonjës i cili kishte rezultuar pozitiv me Covid-19. Pak minuta më parë nëpërmjet një postimi në faceebook ambasada njoftoi se në rezultatet e para të testeve në një pjesë të madhe të personelit të Zyrës Konsullore nuk figuron asnjë rast pozitiv. Në këtë kontekst puna e Zyrës Konsullore do të rifillojë ditën e nesërme normalisht.

Njoftimi i plotë :

Të nderuar bashkëatdhetarë,
Në vijim të komunikimit tonë lidhur me situatën e krijuar si pasojë e konstatimit të një rasti pozitiv me COVID-19 në personelin e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Greqi, që solli pezullimin e punës dhe dezinfektimin e ambienteve në Ambasadë, ju informojmë se në rezultatet e para të testeve në një pjesë të madhe të personelit të Zyrës Konsullore nuk figuron asnjë rast pozitiv. Në këtë kontekst puna e Zyrës Konsullore do të rifillojë ditën e nesërme normalisht. Deri në mbrëmjen e ditës së sotme do të dalin rezultatet e të gjithë personelit të Ambasadës.
Inkurajojmë qytetarët tanë që gjatë paraqitjes së tyre në Ambasadë të mos anashkalojnë për asnjë moment protokollin për parandalimin e përhapjes së COVID-19, sidomos maskat dhe distancat e përcaktuara nga OBSH.
Reagimi i menjëhershëm ndaj situatës së krijuar, përtej pakënaqësisë së krijuar ndaj qytetarëve tanë që sot duhet të merrnin shërbimin në Ambasadë, është në thelb një provë e respektit ndaj jetës së qytetarëve tanë, personelit të Ambasadës si dhe komunitetit ku jetojmë.
Ju faleminderit për mirëkuptimin.
https://www.facebook.com/AlEmbassyGreece/photos/a.309767882512396/1818273298328506