At Antonio Bellusci, historian dhe etnografi i rëndësishëm i traditës arbëreshe

E enjte, 25 Prill, 2024

Sot me rastin e 86-vjetorit përmendim kontributin e një prej figurave më të rëndësishme të kulturës arbëreshe, At Antonio Bellusci, i cili lindi me 15 shtator të vitit 1934 në Frasnitë (Frascineto) të krahinës së Kozencës (Kalabri). Ai kreu studimet për filozofi dhe teologji në Universitetin Pontifik Gregorian të Romës (1962). Shërbeu si famullitar në fshatrat arbëreshe Shën Kostandin (1965–1973) e Fallkunarë (1973–1979) dhe në kishat arbëreshe në Kozencë (1979–2000) e në Kastrovilari (prej vitit 2000).

Ka botuar disa libra, si: “Canti sacri tradicionali albanesi”, 1971 (“Këngë fetare arbëreshe”); “Argalia ndër tekstet origjinale arbëreshe”, Kozencë, 1977; “Magia, miti e credenze popolari”, Kozencë, 1983 (“Magji, mite dhe besime popullore”); “Dizionario fraseologico degli Albanesi d’Italia e di Grecia”, 1989 (“Fjalor frazeologjik i Arbëreshëve të Italisë dhe të Greqisë”); “La pastorizia – Ricerca etnografia tra gli albanesi di Frascineto”, Kozencë, 1991 (“Blegtoria – hulumtim etnografik te Arbëreshët e Frasnitës”); “Kërkime dhe studime ndër arbërorët e Helladhës” (I, 1994, II, 2005), “Antologjia Arbëreshe” (Kozencë, 2003), si edhe një varg artikujsh studimorë. Themeloi dhe drejtoi revistën e parë arbëreshe në krahinën e Bazilikatës “Vatra jonë” (1966–1970). Në vitin 1980 themeloi revistën periodike “Lidhja”, organ i Shoqatës kulturore-shoqërore “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” (Kozencë). Ai ka ndërmarrë shumë ekspedita studimore ndër Shqiptarët e diasporës në Europë, Amerikë, Kanada, Australi etj. Pjesëmarrës në veprimtari shkencore në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni etj. Së fundmi, pritet që Qendra e Botimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA) të botojë librin “Rrugëtim në ngulimet arbëreshe”, të cilin prof. Belushi e ka shkruar në bashkëpunim me autoren Ornela Radovicka.