Itali / Albana Loka, kandidatja shqiptare për Këshillin Bashkiak në Bolzano

E shtunë, 20 Prill, 2024

Albana Loka pas përfundimit të shkollës së mesme në qytetin e Vorës është larguar nga Shqipëria në moshën 18-vjeçare për të ndjekur studimet në Itali. Ajo është e diplomuar për Psikologji në Parma, në vitin 2007, dhe me një diplomë Master mbi Varësitë Patologjike të Sjelljes në Romë, dhe prej vitesh jeton dhe punon në Bolzano. Një bashkëatdhetare që përfaqëson me dinjitet Shqipërinë në vendin fqinj.

Këtë vit ajo ka vendosur të kandidojë për këshilltare bashkie në qytetin e Bolzanos, Itali. I mbështetur nga Partia Demokratike, kryetari në largim, Renzo Caramaschi, i cili po përpiqet sërish për një mandat të dytë. Me një projekt të qartë për të kthyer në traditë vjetore “Javën kulturore shqiptare” në Bolzano, Albana shprehet në një intervistë për Diaspora Shqiptare se ndihet optimiste pavarësisht se si do të jetë rezultati i zgjedhjeve më 20-21 shtator.

Albana jetoni në Itali që prej vitit 2003 jeni shumë e angazhuar në komunitet, në aktivitete dhe iniciativa të ndryshme. Tani keni vendosur të hidhni hapin e  radhës, të bëheni pjesë e politikës. Cili do të jetë fokusi yt? 

Po jam larguar nga qyteti i lindjes Vora në moshën 18 vjeçare për të kryer universitetin në Parma. Në dhjetëvjeçarin e fundit kam punuar në fushën shëndetësore e sociale, jam koordinatore e një qendre që trajton varësitë nga sjellja. Fokusi im janë pikërisht këto fusha: temat familjare, dhuna drejt gruas, parandalimi i varësive të ndryshme tek të rinjtë, integrimi.

Propozimi për të qenë pjesë e Këshillit Bashkiak të Bolzanos erdhi rastësisht, apo ishte një dëshirë e juaja ose një qëllim që u arrit me përpjekje?

Propozimi erdhi rastësisht, ideja ishte që në këshillin bashkiak duhej eksperienca e një gruaje që mund të sillte këndvështrimin mbi tema shëndetësore e sociale, gjithashtu eksperienca e emigrimit është plus i rëndësishëm.

Pse synoni të jeni pjesë e politikës në Itali?

Profesioni i psikoterapisë, për të cilin unë kam studiuar ka të bëjë me temën e ndryshimit dhe përmirësimin e jetës, më intereson të shikoj ndryshimin dhe nga këndvështrimi politik.

Pse zgjodhët Partinë Demokratike të Tirolit të Jugut?

Zgjedhja e Partise Demokratike ishte natyrale, është e vetmja që ka ndjeshmërinë për temat që trajtoj unë.

Një shqiptare që kandidon në Itali, sa e vlerësuar ndihesh?

Ka shumë shqiptarë që kandidojnë, “pesha” e vlerësimit do duket me rezultatin e zgjedhjeve.

Tashmë kanë kaluar 30 vite që nga vala e parë e migrimit të shqiptarëve drejt Italisë. Shumë shqiptarë kanë treguar që jo vetëm janë integruar më së mirë në shqoërinë italiane, por edhe ja kanë dalë me sukses të shkelqejnë në fusha të ndryshme. Një vit më parë me shumë se 100 shqiptarë garuan ne zgjedhjet  në Itali. Si e sheh ti këtë ndryshim evoluim të shqiptarev në itali?

Po shtohen dhe në politikën vendase, kjo nxjerr në pah cilësitë e popullit tonë dhe faktin që ndjehemi më shumë “brenda” realitetit ku jetojmë. Duhet pak reflektim, sepse shpesh “përdoren” kandidaturat e huaja thjesht për t’i sjell sa më shumë vota partive.

A do të arrijnë të krijojnë një zë të fuqishmë për komunitetin shqiptar në Itali?

Shpresoj që po, por duhet një zë më i bashkuar.

Në këto zgjedhje ka pasur edhe polemika brenda komunitetit shqiptar për shqiptarë që kandidojnë për Legën, një parti “ekstremiste” sa i takon të drejtave të emigrantëve? Si e shikoni ju këtë?

E shikoj si një zgjedhje personale egoiste.

Sa do përpiqeni për të qenë një krah i rëndësishëm për bashkëatdhetarët tuaj nëse fitoni?

Patjetër që do jem krah për shqipëtarët, italianët, sudamerikanët, Pakistanët, etj.. Jemi të gjithë qënie hynjore të barabartë pa ndryshim feje, prejardhje e veshje.

Edhe pak ditë ju ndajnë nga zgjedhjet, jeni optimiste?

Për momentin jam e përqendruar për të përfunduar një fushatë dinjitoze. Jam optimiste sido që të shkojë.

Shkurtimisht na thoni nëse keni një projekt kontret për bashkëatdhetarët?

Në konkret dëshiroj të zhvillohet me traditë vjetore “Java e Kulturës Shqiptare” në Bolzano. Ku të ftohen e të njihen artistët, shkrimtarët, sportistët, intelektualët, kultura kulinare dhe vlerat e pafundme të mëmëdheut tonë.  Kjo mund të përsëritet dhe për kulturat e tjera. Është shembulli virtuoz i shoqatave në Parma.

E shikoni veten në të ardhmen në politikën shqiptare?

Nuk e besoj, por kurrë mos thuaj kurrë.