Iku një burrë, një mjek, një njeri, Sabit Brokaj i Bratajt

E martë, 16 Prill, 2024

Meditime nga larg

Ai, Sabit Brokaj,
mjeku,
politikani,
BURRI me germa kapitale,
mësoj se iku…
Më dhembi…
Fort më dhembi…
Ishim miq…
Miqësi lindur e rritur,
odave të burrave…

E kam takuar për herë të parë në Peshkopi, aty nga vjeshta e vitit 1991, në shtëpinë e një nipit tonë në lagjen Kamen.
Më bëri përshtypje qetësia dhe qartësia e të folurit, fjala e tij që siç i thonë në Dibër “bën kuvend“.
Asokohe kishte ardhur si politikan, si një nga krijuesit e të majtës shqiptare.
Me kalimin e viteve do të bëheshim miq në kuptimin e thellë të fjalës, miq që do të na lidhte më shumë shëndeti se sa politika.

E pashë një ditë të ngjitet në tribunën e Kuvendit dhe të jepte dorëheqjen si deputet…

Në atë moment ai u rrit shumë e shumë herë në vetëdijen time…

Një ditë, 11 prill 2008 u ulëm rreth një tavoline në një lokal në afërsi të shkollës së mesme “11 Janari“ siç i ka mbetur emri në “adresën popullore“ dhe, duke gjerbë kafenë, pasi u ngjitëm në Brataj ku më tregoi se germat e para të shqipes i kishte shkruar mbi pllakë guri si edhe unë në Brezhdan të Dibrës brodhëm maleve të luginës së Shushicës, zbritëm në Vlorë për tu ndalë për katër vite në Tiranë,  e më pas për pesë vite të tjerë në barkun e nëndetëseve të Pashalimanit.
Nuk u ndalëm këtu, përsëri udhëtuam për në Tiranë, në fakultetin e mjekësisë, në Shijak e në spitalin ushtarak si mjek gastroenterolog e kardiolog, deri, për koincidencë në ditën e 11 prillit 1985 kur ai shtypi butonet e aparatit që i vinte pikë jetës së Enver Hoxhës…
Disa biseda janë në arkivin tim me Sabit Brokën, intelektual, mjek, politikan, njeri…
I kam përcjellë në shtypin e shkruar dhe në atë fluturues…
Njërën, një letër kur ai ishte deputet i LSI, e kam mbajtur “për vete” deri sot…
Ishte një letër shoqërore, letër për një problem të madh të mërgatës shqiptare, asimilimin gjuhësor të fëmijëve, asimilim që shteti shqiptar, i majtë dhe  i djathtë as e mendonte, as e inkurajonte, as e mbështeste…
Po e përcjell sot…
Ai iku…
Dheu i lehtë SABIT BROKAJ…
Do të më mungosh…
Do të na mungosh…
Mbi të gjitha si NJERI…

Athinë, 13 shtator 2020

I nderuar Profesor !

Sipas bisedës që bëmë bashkë po ju përcjell disa mendime të mija për shkollimin shqip të fëmijëve emigrantë si dhe disa intervista të marra në burim, nga mësues që japin mësim në emigracion.

Shqiptarët dhe në veçanti fëmijët shqiptarë të ardhur të vegjël nga Shqipëria ose të lindur në Greqi po asimilohen me shpejtësi për mos me thënë se janë në përqindjet e fundit të humbjes së identitetit, të gjuhës dhe të zakoneve të të parëve.

Në Greqi, sipas të dhënave të përafërta statistikore ka mbi njëqind mijë fëmijë shqiptarë që vazhdojnë ciklin bazë të shkollës greke ( shkollës qytetëse, gjimnazit dhe liceut ).

Nataliteti i femrës shqiptare në Greqi është më i larti ashtu siç është edhe më e larta përbërja familjare e familjes shqiptare. Shqiptarët, në ndryshim nga kombet e tjerë emigrantë në Greqi janë përgjithësisht familjarë, me një familje të ngushtë të konsoliduar e solide, fakt ky që kohët e fundit e ka rritur autoritetin e tyre.

Shkolla greke, në shumë zona fshatare, mbahet e hapur vetëm në sajë të pranisë së fëmijëve shqiptarë, pohim ky i hapur i autoriteteve të larta greke.

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Arsyeja e asimilimit dhe e humbjes së identitetit ka si bazë humbjen graduale të të folurit dhe të shkruarit shqip në brezin e ri shqiptar, pasojë kjo e mungesës së shkollimit shqip të tij.

Mos shkollimi shqip është i lidhur me të shkuarën historike, e shkuar e cila bëri që qindra mijëra arvanitas të asimilohen si pasojë e ndalimit drastik të shkollimit të tyre. Njihet historikisht se parlamenti i parë i Greqisë pas revolucionit të viteve 1822 – 1828 përbëhej në numër të barabartë nga kapedanët e mëdhenj shqiptarë dhe nga grekët. Në këtë parlament shkoi deri në votim çështja e dygjuhësisë greke dhe shqiptare, votim i cili u shty për të nesërmen dhe nuk u bë kurrë.

Mos shkollimi shqip është i lidhur me neglizhencën dhe tolerancat e qeverive shqiptare të djathta e të majta, me indiferentizmin e tyre ndaj emigrantëve. Emigrantët shqiptarë në Greqi, në fjalimet e kryeministrave  përmenden për paratë, për miliardat e eurove që dërgojnë në Shqipëri ose që kanë në bankat greke.

Ka një marrëveshje të qeverisë socialiste dhe një protokoll Janaku – Pollo për vënien në dispozicion të të gjitha shkollave në Greqi, atje ku ka pesë nxënës për hapjen e kurseve të gjuhës shqipe. Deri tani kjo ka mbetur vetëm nëpër sirtarë dikasteresh e memorie ministrash. Asgjë nuk është bërë.

Kryetarja e sotme e kuvendit të Shqipërisë z. Topalli dikur ngrinte zërin e pyeste: ( marrë nga shtypi i kohës )

Topalli: Sa shqiptarë kanë ndryshuar emrat në Greqi
Nënkryetarja e Parlamentit shqiptar, Jozefina Topalli, i drejton disa pyetje publike ministrit të Jashtëm Ilir Meta, pyetje që kanë lidhje sa respektohen liritë dhe të drejtat e shqiptarëve në Greqi. Këto pyetje ajo i drejton për shkak se mendon se qeveria shqiptare nuk ka hartuar ende një plan konkret për t’u njohur me gjendjen e shqiptarëve në vendet e tjera të botës, veçanërisht ato të rajonit, ku një pjesë e shqiptarëve u nënshtrohen diskriminimeve të ndryshme. Ja disa nga pyetjet që bëri dje nënkryetarja e Parlamentit dhe e PD-së: “Sa është përpjekur qeveria shqiptare për të mbrojtur liritë dhe të drejtat e shqiptarëve jashtë Shqipërisë, si trajtohen ata në vendet ku jetojnë dhe cila është politika e qeverisë për këto çështje të rëndësishme; cili është numri i shqiptarëve që janë detyruar të kthejnë emrin e tyre nga shqiptarë në grekë, jo vetëm në kufijtë e Shqipërisë, por edhe nëpër bashkitë e qyteteve të ndryshme të Jugut; a ka ndonjë shkollë shqipe në Greqi ku jetojnë dhe punojnë rreth 400 mijë shqiptarë dhe sa janë në numër këto shkolla”. Sipas saj, këto pyetje mund të përbëjnë objektin edhe të ndonjë interpelance me ministrin e Jashtëm Ilir Meta. Por e rëndësishme për Topallin është që qytetarët shqiptarë duhet të njihen me politikën e qeverisë shqiptare për shqiptarët që jetojnë dhe punojnë jashtë Shqipërisë. Ajo thekson se, përveçse ka një lloj diskriminimi ndaj shqiptarëve nga shteti që i pret, ata diskriminohen edhe nga ambasadat shqiptare në vende të ndryshme, të cilat për një dokument të thjeshtë i lënë të presin me ditë. Ky reagim i Topallit vjen menjëherë pas vizitës së përfaqësuesit të lobit grek në Amerikë, Nikolas Geixh, i cili u ka kërkuar autoriteteve shqiptare të bëjnë edhe njëherë regjistrimin e popullsisë, pasi, sipas tij, vetëm 30 për qind janë minoritarë grekë.

Mendoj që të njëjtat pyetje vlejnë edhe sot për kryekuvendaren Topalli, për kryeministrin Berisha dhe për ministrat Basha dhe Pollo.

Në Greqi aktualisht funksionojnë 25 kurse për mësimin e gjuhës shqipe, kurse të ngritura mbi baza vullnetare dhe pa pagesë. Është dëshira e shumë mësuesve dhe mësueseve që pas punës së lodhshme i marrin kohës së pushimit të tyre disa orë të shtunën ose të dielën për tu mësuar fëmijëve shkrim e këndim. Kjo nismë ka në brendësi elementë të Rilindjes Kombëtare dhe të luftës kundër analfabetizmit, kohës kur këndohej “ Tridhjetë shkolla në Mirditë t’i due “ !

Për ilustrim dhe ballafaqim po ju bashkëngjis disa intervista të marra në seminarin Kombëtar në Durrës ngas mësues kosovar që japin mësim në vendet evropiane dhe disa mësues në Greqi për të bërë krahasim se ku jemi dhe pse nuk ecim përpara.

Në Durrës nga data 23 – 25 korrik u zhvillua një seminar kombëtar për mësimin plotësues të gjuhës shqipe, seminar ku morën pjesë 18 mësues edhe nga Greqia. Seminari ishte i katërti dhe  në tre seminaret tjera nuk ishte ftuar askush nga Greqia. Seminari u organizua nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës dhe nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Shqipërisë. Në ditën e parë të seminarit erdhi edhe ministri Pollo i cili premtoi…abetare falas. Seminari u ndoq nga dita e parë në të fundit nga sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit të Kosovës kurse nga ministria shqiptare u ndoq nga dy inspektorë të saj. Sekretarja e përgjithshme e MASH erdhi vetëm në darkën e lamtumirës.

Pas seminarit MASH e ka stakuar vëmendjen nga arsimimi i fëmijëve emigrantë. Unë provova të takoj drejtoren e Kurrikulës ose Ministrin për të marrë një intervistë për vëmendjen e tyre ndaj fëmijëve emigrantë por për tre ditë radhazi i gjeta dyert e mbyllura.

Ndryshe ndodh me ministrinë e arsimit të Kosovës e cila ka një drejtues që merret vetëm me arsimimin shqip në diasporë dhe po ta shihni me vëmendje korrespondencën e përcjellë publikisht edhe në gazetë ata e kanë ndjekur dhe po e ndjekin me vëmendje fillimin e vitit të ri shkollor, jo vetëm me fjalë por edhe me programe mësimore, me libra dhe mjete të tjera.

Në Greqi ka mbi njëqindmijë fëmijë dhe mbi 1500 mësues me përvojë pune në arsim. Sikur këto njëqindmijë fëmijë të ishin në sistemin shkollor shqiptar do të duheshin shpenzime të mëdha për shkolla, klasa, pagesë mësuesish, libra etj. Ky është një lehtësim për shtetin shqiptar dhe njëkohësisht një obligim që për këta fëmijë të shpenzojë disa miliona lekë të paktën për të paguar mësuesit, të paktën aq sa paguhen mësuesit shqiptar në dispozicion në Shqipëri.

Unë mendoj:

Të ngrihet pranë grupit tuaj kuvendar një grup pune i cili, në bashkëpunim edhe me mësues në Greqi të hartojë një program për një ballafaqim parlamentar me ministrin Pollo.

Të hartohet një projekt-ligj dhe t’i paraqitet Kuvendit për arsimimin e fëmijëve shqiptarë në emigracion dhe për shkollën shqipe në emigracion.

Në seancën parlamentare të marrin pjesë të paktën tre mësues ( me shpenzimet e Kuvendit ) nga Greqia, Italia e gjetkë përfshirë edhe gazetarë në emigracion.

Të ndërhyhet pranë një televizioni satelitor shqiptar për të organizuar një emision drejtpërdrejt në studio ku ministri i arsimit t’u përgjigjet pyetjeve të drejtpërdrejta të fëmijëve dhe prindërve emigrantë. Emisionit t’i bëhet një publicitet në mënyrë që pjesëmarrja në debat dhe njëkohësisht ndjekja e tij të përfshijë një numër sa më të madh emigrantësh.

Besoj se partia juaj dhe grupi juaj parlamentar mund ta bëjë më mirë se kushdo tjetër një gjë të tillë. Kjo do të rrisë edhe kredibilitetin tuaj në radhët e emigrantëve.

E vlen të shtoj se në krye të ministrisë së arsimit dhe besimeve në Greqi, në qeverinë e re Karamanlis, ka ardhur një person i cili është antishqiptar i njohur.

LIDHUR ME PRANINË E PARTIVE POLITIKE SHQIPTARE NË EMIGRACION.

Mendimi im si gazetar, mendim i shprehur edhe në shtyp është që prania e partive politike shqiptare në emigracion ndikon më shumë në ndarjen se sa në bashkimin e shqiptarëve. Në Greqi ekzistojnë një numër i madh shoqatash dhe dy grupime të tyre. Roli i tyre i deritanishëm mund të themi se është më tepër përçarës se sa bashkues. Shoqatat janë të ndërtuar mbi baza rrethesh e krahinash dhe janë tërësisht jugore. Në Shkumbin e lart nuk ka asnjë shoqatë emigrantësh.

Partitë politike në emigracion mund të jenë të pranishme vetëm në rast se emigrantët do të votojnë jo duke ardhur në Shqipëri por duke votuar atje ku janë.

Mendoj se ka përvoja të shumta botërore për këtë përfshirë edhe votimin e parë që u bë në Kosovë. Emigrantët nuk duhet të votojnë pranë ambasadave ose konsullatave. E vetmja mënyrë e votimit ( për mendimin tim ) është votimi “hapur” nëpërmjet postës. Kjo në rastin e votimit për partitë dhe jo për individin. Një formular me emrat e partive politike në garë, votim i emigrantit duke shënuar mbi një fletë të dhënat e tij të plota, dërgim në adresë të Komisionit qendror të zgjedhjeve, hapja dhe numërimi atje dhe procedurat e tjera të njohura. Emigrantët, në listën shumë emërore duhet të kenë emrat e kandidatëve të tyre për deputetë dhe ata kur marrin numrin e votave të caktuara të jenë deputetë, përfaqësues të emigrantëve shqiptarë.

Për mendimin tim çdo formë tjetër është e dyshimtë dhe e manipulueshme. Megjithatë ky është një mendim dhe asgjë më tepër.

Athinë 22 shtator 2007