Itali / Të dielën shqiptarët vendosin gurin e parë të monumentit të Skendërbeut

E martë, 15 Shtator, 2020

Shoqata Kulturore e Grave Shqiptare në Trentino “TEUTA” – APS mes shumë nismave dhe projekteve, prej kohësh është angazhuar mjaft edhe për të promovuar figurën e Gjergj Kastritotit.

Manifestimi më i rëndësishëm deri më tani ka qenë ai i 14 shtatorit 2018, i organizuar në sallën e Këshillit të Provincës së Trentos,  ku morën pjesë autoritete diplomatike të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë.

Por falë përpjekjeve të pandalura të shoqatës është bërë e mundur vendosja e një përmendoreje për figurën e Gjergj Kastriotit.

Me datën 12 shtator 2020, në parkun “Maximilian I D’Asburgo”, në lagjen Cristo Re të Trentos, do të vendosin gurin e parë të përmendores dhe do të fillojnë mbledhjen e fondeve për ndërtimin e saj.

Leonora Zefi Presidente e shoqatës tha për “Diaspora Shqiptare” se aktualisht shoqata ka arritur të marrë lejen për vendosjen e bustit në park.

“Të dielën në orën 16:00 ne do të vendosim në mënyrë simbolike gurin e parë për ndërtimin e monumentit të heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skendërbeu. Kjo është një nismë të cilën nuk mund ta realizojmë dot vet ndaj po të dielën do të çelim dhe fushata për mbledhjen e fondeve për ndërtimin e monumentit”, tha Zefi për Diaspora Shqiptare.

Konkretizimi i kësaj ideje vjen si rezultat i një programi shumëvjeçar të shoqatës Teuta.

Shoqata Kulturore e Grave Shqiptare në Trentino “TEUTA” – APS, u themelua në Prill 2008 si nevojë e një pike referimi të grave, familjeve dhe komunitetit shqiptar në territorin e Provincës Autonome të Trentos, jo vetëm për zgjidhjen e problemeve si migrant, por edhe të mbajtur gjallë identitetin, kulturën dhe gjuhën e origjinës.

Në fakt, shoqata kishte dhe ka edhe sot të njëjtin mision: “Vetëm duke njohur thellë kulturën tonë do të jemi në gjendje të vlerësojë dhe respektojë atë të të tjerëve”.

Me këtë ajo donte të theksonte se emigrantët shqiptarë në Trentino nuk duhet të shiheshin si një masë njerëzish të varfër e injorant, por si një komunitet i barabartë dhe që shoqata synonte të ndërmjetësonte dhe përfaqësonte. Atëherë kush më mirë se gratë, të cilat janë ndërmjetëse nga natyra, mund ta bënin këtë. Diaspora Shqiptare