Rrugëtimi drejt shqipes standarde

E premte, 29 Mars, 2024
E premte, 29 Mars, 2024

Rrugëtimi drejt shqipes standarde

Në këtë shkrim jam përpjekur të rendis hapat që çuan drejt standardizimit të shqipes, kjo falë punës së rilindësve tanë. Rruga drejt alfabetit të përbashkët dhe standardizimit qe e vështirë, kjo për arsyen se shqipja qe dokumentuar vonë dhe e trysnuar nga pushtuesit.

Shkrimi i gjuhës shqipe në periudhën e Rilindjes ishte me alfabete të ndryshme: greke, latine ose të përpunuara. Këtu përmendim: Teodor Haxhifilipi (Dhaskal Todri), Kostandin Kristoforidhi, Naim Frashëri, Sami Frashëri, A.Z.Çajupi, Gjergj Fishta, Pashko Vasa, Ndre Mjeda etj.

Këto alfabete luajtën një rol të rëndësishëm në përhapjen e shqipes dhe në ndërgjegjësimin e vetëdijes kombëtare, duke synuar shkëputjen nga Patriarkana e Stambollit dhe zëvendësimin e greqishtes me shqipen në kishat ortodokse.

Këto përpjekje çuan në mbajtjen e Kongresit të Manastirit që u çel më 14.11.1908 në ndërtesën e zyrave të shoqërisë “Bashkimi”. Këtu u shqyrtuan disa alfabete, por u ra në dakord të përdorej ky që kemi sot. (Vërtetë aty u lanë në përdorim dy alfabete, por brenda 1909-s u përqafua ky i sotmi). Ky Kongres do të shtronte qilimin e kongreseve të tjerë si atij të Elbasanit në shtator 1909-të, ku do të merrej vendimi dhe për hapjen e Shkollës Normale (dhjetor 1909) që përgatiste mësues. Por mbi të gjitha do t’i paraprinte rrugës së Pavarësisë.

Vendosja e një alfabeti po hapte rrugën drejt standardizimit të gjuhës shqipe, dhe pikërisht fillon me Komisinë Letrare të Shkodrës ( 1916-1917), e cila arriti të bënte një kodifikim të konvergjencës gjuhësore ( A.Kostallari, 55 “Gjuha e sotme Letrare”). Kjo Komisi qe një përmbushje e dëshirës së anëtarëve të Kongresit të Manastirit  që pas dy vjetësh të mbahej dhe një kongres tjetër “për orthografi dhe literaturë të gjuhës shqipe”. ( A.Kostallari, 55 “Gjuha e sotme Letrare”).

Këto vendime i ofruan mjaft të dy variantet në shkrim, dhe pasi u miratuan nga Kongrsi i Lushnjes më 1920, u bënë baza e shkrimit të shqipes deri pas viteve 1940-të. Në vitet e para të çlirimit të Shqipërisë nuk kemi ndonjë mbledhje a temë diskutimesh mbi normëzimin e shqipes, kjo sipas prof. Bahri Becit “ do të filloj në Institutin e Shkencave në Tiranë pas viteve ’50-të”.  ( HSSh, f.15). “Ortografia e gjuhës shqipe” ( A.Xhuvani, E.Çabej, K.Cipo/1951). Që në fillim të kësaj faze përcaktohen vijat e përgjithshme për zgjidhjen teorike dhe praktike të drejtshkrimit- baza e tij të ishte struktura fonetike e shqipes, përdorimi më i përhapur i trajtave morfologjike dhe afrimi i dy dialekteve, afrimin e dy varianteve letrare etj.

Në 1952-shin do të mbahej në Tiranë Konferenca Kombëtare për Letërsinë Shqipe u hodh ideja për kalimin nga një drejtshkrim në dy variante në një të vetëm. (Kjo ide u hodh dhe në 1953-shin).

Në 1953-shin në Tiranë do të mbahet Konferenca e Ortografisë, e cila theksonte gërshetimin e parimit fonetik me atë morfologjik dhe historik atje ku duhej. Ku sipas prof. Androkli Kostallarit kjo bëri që të hartohej “Ortografi e gjuhës shqipe” (A.Xhuvani, E.Çabej, A.Kostallari, M.Domi), kësisoj zgjidhjet dyvariantëshe u pakësuan. (A.K 59)

Ortografia e 1956-ës ishte një shkallë e re jo vetëm në rrugëtimin e njësimit të rregullave, por edhe trajtimin e tyre në një kuadër më të gjerë. Të gjitha këto përpjekje të gjuhëtarëve do të çonin në një arritje mbarë kombëtare: atë të shqipes standarde. Hapi i rëndësishëm ishin“ Rregullat e drejtshkrimit të shqipes” (Projekt 1967). Këto rregulla vërtetuan se ne mund të kishim një drejtshkrim të vetëm. Diskutimi i këtyre rregullave u bë në Shqipëri por edhe në trevat e shkëputura të saj.

Do të ishte pikërisht  Konsulta Gjuhësore e Prishtinës e vitit 1968, që si një këshillim i gjuhëtarëve, i mësimdhënësve dhe i intelektualëve të tjerë, përfaqësues të institucioneve shkencore, mësimore, botuese, pastaj të revistave e gazetave, do të merrte vendime me ndikime afatgjate për interesin e përgjithshëm kulturor të një pjese të kombit tonë. Ata vendosën të pranonin Rregullat e Drejtshkrimit të vendit ëmë. (Kosova deri në këtë kohë kishte një Ortografi të 1964-s (M.Ç/97).

Këto vendime ishin të qarta dhe të drejtpërdrejta, sepse synonin që në Kosovë të zbatohen rregullat gjuhësore dhe drejtshkrimore të gjuhës shqipe të parapara në Projektin që e kishte hartuar Komisioni Profesional i Gjuhëtarëve në Tiranë. Në këtë mënyrë Kosova po bënte një hap vendimtar drejt forcimit të integritetit të saj dhe po hapte rrugën e sigurt të zhvillimit në planin e përgjithshëm arsimor e kulturor brenda identitetit të saj të pandashëm të etnisë shqiptare. Ky vendim ishte një përcaktues i kahershëm në rrugën e zhvillimit dhe të bashkimit kombëtar të popullit tonë.

Për pesë vite rresht shqiptarët brenda dhe jashtë trojeve do të punonin me rregullat e reja të drejtshkrimit. Kjo u kurorëzua pikërisht me Kongresin e Drejtshkrimit në nëntorin e vitit 1972, ku me përfaqësi të shqiptarëve kudo ndodheshin u vendos standardi i sotëm. Standardi është një ndër arritjet më të mëdha dhe i dëshmoi botës se ne jemi një Komb dhe kemi një gjuhë.