QBD siguron falas platformën digjitale për mësuesit e gjuhës shqipe

E martë, 23 Prill, 2024

Në nisje të këtij viti të ri shkollor Qendra e Botimeve për Diasporën rikujton të gjithë mësuesit e gjuhës dhe kulturës shqiptare në Diasporë, që për të lehtësuar procedurën e mësimdhënies, ajo ka siguruar për ta akses falas për një vit, në Platformën Digjitale të Mësimdhënies “Schoolme”.

Për të hyrë në këtë platfofmë dhe për të përfituar nga programet që ofrohen aty QBD sqaron mësuesit se mjafton që mësuesit të dërgojnë një e-mail në adresën zyrtare të QBD-së ([email protected]) duke saktësuar: emër, mbiemër; vendin ku jetoni e punoni, shkollën në të cilën jepni mësim, adresën tuaj të saktë dhe numrin tuaj të telefonit. QBD thekson se përgjigja e dërguar personalish nga mësuesi do të përbëjë konfirmimin për marrjen e këtij shërbimi.

Platforma digjitale “School Me” është përgatitur si projekt europian, nga specialistë të teknologjive të informacionit, akademikë, mësues, ekspertë britanikë dhe ndërkombëtarë, të formuar në Oxford, Cambridge, University of London. Për nevojat e kurrikulave që po zbatohen në Shqipëri dhe Kosovë, platforma është zhvilluar nga profesionistë të talentuar shqiptarë dhe evropianë të profileve shkencore, të mbështetur nga një grup mësuesish shqiptarë të përkushtuar dhe me eksperiencë.

Qendra e Botimeve për Diasporën me qëllim plotësimin e nevojave të mësuesve të gjuhës e kulturës shqiptare në Diasporë, për mësimdhënien, rritjen e cilësisë së saj dhe lehtësimin e procedurave lidhur me to ofron aksesin falas në këtë platformë.

Vetëm për këtë vit të ri akademik QBD ka dërguar falas mbi 17 mijë tekste shkollore, në mbi 330 shkolla të gjuhës dhe të kulturës shqiptare në Diasporë të 21 vendeve të botës.

Për më shumë mund të vizitoni faqen web: http://qbd.gov.al/ ku në rubrikat e ndryshme  si: Botime, Të Reja, Portali digjital etj., ofrohen materiale të ndryshme online, shumë të dobishme për mësimdhënien dhe pasurimin e orëve mësimore lidhur me tematika të ndryshme.