Zvicër/ Dy shqiptarë, bashkëdrejtues të degës së socialdemokratëve në Schlieren

E hënë, 24 Mars, 2025

Shqiptarët Rixhil Agushi dhe Kushtrim Aziri do të formojnë Bashkëpresidiumin e ri të SP (Partisë Socialdemokrate) të komunës Schlieren në Zyrihut.

Lajmin e ka publikuar “Limmattaler Zeitung” e cila shkruan se “ Dy shqiptarët janë përzgjedhur martën nga Anëtarët e SP-së në Asamblenë e tyre të përgjithshme”

Rixhil Agushi dhe Kushtrim Aziri  do të zëvendësojnë në këtë post kryetarin e mëparshëm Walter Jucker, ka bërë të ditur PS të mërkurën duke sqaruar se Jucker vazhdon të mbetet drejtues i grupit parlamentar të PS-së në Asamblenë e Komunës së Schlierenit.

Për të shpërndarë përgjegjësinë në parti midis disa personave, Jucker kishte vendosur të hiqte dorë nga kryesimi i partisë. Tani Rixhil Agushi dhe Kushtrim Aziri marrin përsipër detyrën. Të dy u zgjodhën pa asnjë votë kundër, thuhet në njoftimin e SP.

Rixhil Agushi është e lindur në vitin 1986 në Tetovë, Maqedoni e Veriut dhe punon si asistente në një klinikë mjekësore ndërsa Kushtrim Aziri është student në Fakultetin Juridik në Universitetin e Zyrihut. Ai ka qenë këshilltari më i ri në Asamblenë e Schlierenit, kur është zgjedhur, në vitin 2018.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.