Mjekët shqiptarë në Gjermani bëjnë bilancin e COVID-19

E enjte, 28 Mars, 2024

Shoqata e Mjekëve shqiptarë në Gjermani është duke zhvilluar një seri takimesh online me studentët e Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë, me qëllim ndarjen e eksperiencës së tyre në spitalet Europiane në luftën ndal COVID. Dr. Marsela Ceno për “Diaspora Shqiptare” tregon më shumë për këto takime, përvojën e mjekëve shqiptarë në luftën ndaj COVID si dhe çfarë pritet ne te ardhmen.

Dr. Ceno gjatë këtyre ditëve shoqata juaj ka zhvilluar disa takime online me studentët e mjekësisë në Tiranë me për të diskutuar mbi problemet që shkaktoi pandemia Covid. Cila ishin disa nga temat ku u ndalët?

Në takimin e parë online që zhvilluam në datën 29 gusht ishte i ftuar Dr. Dorian Bardhi, specialist i epidemiologjisë dhe higjienës publike pranë Institutit Kombëtar të Sëmundjeve Infektive “Lazzaro Spallanzani” në Romë dhe Dr. Ermal Xhaho, njëri nga dy drejtuesit e degës së Shoqatës sonë në Landin Nordrhein/Westphalen, landi ku u identifikuan pacientët e parë me Covid 19 dhe në tërësi, deri në ditët e sotme, regjistrohet numri më i madh i pacientëve të infektuar me Covid 19.
Dr. Bardhi na paraqiti nga ana epidemiologjike fillimet edhe ecurinë si dhe shifrat aktuale te pandemisë COVID 19 në Itali dhe pasqyroi ndryshimet qe ka pësuar sistemi shëndetësor në Itali, si përgjigje ose eksperience e krijuar nga vala e rende e pandemisë. Dr. Bardhi bëri një pasqyrim të Trial ose studimeve në lidhje me vaksinën dhe ritheksoi rendësin e respektimit te masave të shumë përmendura deri tani: mbajtja e distancës fizike, maskës dhe higjiena e duarve.
Dr. Xhaho nga ana tjetër, solli eksperiencën e tij si mjek ORL në kontakt të ngushtë dhe me pacientë COVID 19, masat e marra nga spitali ku ai punon dhe një rezyme mbi masat e marra nga shteti Gjerman që sollën në përballimin me shume sukses deri tani të pandemisë COVID 19.

Në datën 30 gusht webinarit ju bashkuan Dr. Besa Zylbeari, mjeke interniste, drejtuese e grupit të punës në Landin Sachsen, Dr. Shkëlqim Reci, mjek anestezist dhe reanimator, drejtues i grupit të punës Sachsen-Anhalt, Dr. Rezart Qorri, mjek stomatolog, kirurg maxillo-facial, drejtues i degës së mjekëve stomatolog shqiptar ne Gjermani, Dr. Besmir Elmazi, mjek internist, drejtues i degës së shoqatës në Nordrhein-Westphalen dhe Dr. Gjergji Merja, mjek neurolog dhe psikiatër, sekretar i thesarit pranë shoqatës sonë.
Nga të gjithë mjekët u bë një pasqyrim i mënyrës se si u përballua pandemia në spitalet dhe landet e tyre si dhe u cituan studimet e fundit, evidencat shkencore mbi prekjen multiorganore dhe jo vetëm të mushkërive, rreziku i trombosave dhe rëndësia e parandalimit të tyre përmes terapisë me anticoagulant si dhe pasojat psikologjike me të cilat shoqërohet kjo sëmundje; çrregullimet postraumatike tek pacientet që kanë qëndruar në karantinë si dhe të personeli mjekësor që punon ngushtë me këta pacientë. Mendohet se shenja të tilla si çrregullimet e ankthit, depresioni, varësia nga alkooli, deri në vetëvrasje janë shenja të çrregullimit posttraumatik që mund të shfaqen deri në 3 vjet nga kalimi i infeksionit ose karantina.

Për të trajtuar më nga afër terapitë e mundshme, si për pacientët me simptoma të lehta që izolohen në kushte shtëpie dhe modulet e ndryshme të terapive për pacientët e hospitalizuar deri tek ata që kanë nevojë për terapi intensive, do të organizojmë një tjetër webinar, po në bashkëpunim me studentet e mjekësisë në Tiranë, në datën 6 shtator në orën 17:00. Të ftuar do të jenë PhD Dr. Gani Oruqaj, specialist i mjekësisë interne, mjek urgjence dhe aktualisht specializant për pneumologji, intensive dhe reanimacion në Universitetin e “Giessen” në Landin Hessen. Dr. Angjelina Karamani, mjeke interniste, aktualisht mjeke familje në Klinikën “Rhenumed Meerbusch Düsseldorf” si dhe Dr. Kastela Miço, mjeke interniste, drejtuese e grupit të punës për Landin Baden-Württemberg. Webinaret mund të ndiqen edhe në faqen tonë në facebook “Gesellschaft der Albanischen ÄRZTE in Deutschland e.V”

Si e ka ndryshuar pandemia sistemin shëndetësor? Në Gjermani, në Shqipëri dhe në botë?

Ne Gjermani, sistemi parësor i shëndetit (institucioni i mjekut të familjes) u digjitalizua. Në kohën e pikut të pandemisë, ose ajo që quhet vala e parë, qeveria investoi në digjitalizimin e sistemeve shëndetësore duke ju dhënë mundësinë mjekëve të familjes të ofronin konsulta online përmes telemedicinës. Nëpër spitale u rrit ndërgjegjësimi i optimizimit të resurseve mjekësore dhe njerëzore. Po investohen shuma të rëndësishme në terapitë intensive, në fushën e kërkimit shkencor për gjetjen sa më shpejtë të vaksinës, studime në shumë klinika universitare për të gjetur terapinë më të përshtatshme kundër COVID 19 si dhe adaptimin e pjesës tjetër të mjekësisë për të qenë e gatshme të bashkëjetojë me këtë virus dhe me atë që do të sjellë e ardhmja jonë.

Në Shqipëri uroj që kjo pandemi të ketë nxjerrë në pah rëndësinë e mjekëve, jo vetëm të nxjerrjes se mjekëve në tregun e punës por dhe bërjen e sistemit shëndetësor sa më tërheqës, kompetitiv dhe cilësor, në mënyrë që studentët e mjekësisë pas diplomimit të kenë mundësi të specializohen e punojnë në Shqipëri e ti gjenden afër atdheut tone në çdo kohë.

E njëjta gjë është edhe me personelin mjekësor, krijimi i kushteve të sigurta pune dhe pagesa konkurruese. Nevoja e decentralizimit, krijimi i qendrave spitalore rajonale me të gjitha specialitetet, në mënyrë që të gjithë qytetarëve shqiptarë, kudo që jetojnë, të kenë mundësi të marrin shërbimin mjekësor të merituar pa u detyruar që gjithmonë të drejtohen drejt Tiranës.

Për sa i përket botës, kjo pandemi nxori në pah nevojën e reformave të thella në mjekësi në të gjithë vendet e botës së dytë dhe të tretë.

Por mbi të gjitha, kjo pandemi zbuloi dhe nxori në dritë të gjithë mjekët shqiptarë kudo që jetojnë e punojnë nëpër botë dhe i bashkoi në një gjuhë të përbashkët – sensibilizimi i popullsisë në të gjitha format e mundshme për ta marrë me seriozitet këtë virus e për të respektuar ato masa të thjeshta të përsëritura aq shumë herë, që sjellin fitoren kundër kësaj pandemie.

Gjermania ishte një nga vendet “Model “ në luftën ndaj COVID. Çfarë mund të nxjerrin si mësim vendet e tjera nga strategjia që ndoqi Gjermania?

Mund të them se mësimet që mund të nxjerrim nga Gjermania janë:
1.Mbulimi i të gjithë territorit me qendra ambulatore dhe spitalore. Decentralizimi i sistemit shëndetësor spitalor. Në Gjermani u bë e mundur që në të gjithë spitalet të krijoheshin kushtet për të trajtuar pacientë me COVID 19 duke mos shkaktuar mbingarkesën ose ezaurimin e kapaciteteve vetëm në një ose në pak Qendra Spitalore.
2. Rekrutimi i mjekëve dhe personelit të dytë mjekësor, krijimi i kushteve dhe standardeve të punës si dhe pagesa e mjaftueshme për mjekët e infermierët.
3. Shtimi i kapaciteteve ose shtretërve të terapisë intensive për numër banorësh, në mënyrë të tillë që edhe gjatë një pandemie, të krijohet mundësia që si pacientët me COVID 19 por edhe ata që vuajnë nga sëmundje të tjera që rrezikojnë po aq shumë jetën sa dhe SARS-COVID 2 të kenë të drejtën dhe mundësinë e marrjes së shërbimit mjekësor maksimal.
4. Pajisja e mjekëve dhe infermierëve që ishin në vijën e parë të pandemisë me veshje dhe pajisje të tjera të sigurisë së lartë.
5. Testimi masiv i popullatës.
6. Efikasitet i jashtëzakonshëm i institucionit të shëndetit publik në çdo qytet, qark e periferi, të cilët edhe në ditët e sotme, bëjnë një tracking, ndjekje të të gjithë pacientëve që hyjnë në Gjermani nga zonat e shpallura si zona rreziku, krijojnë hartat e personave që kanë pasur kontakt me persona COVID 19 pozitiv dhe mbikëqyrin respektimin e karantinës të të gjithë personave që duhet të qëndrojnë në karantinë.
7. Mbajtja e detyruar e maskave në të gjitha ambientet e përbashkëta ku distanca fizike prej 1,5 m nuk mund të respektohet dhe implementimi i masave të rrepta që kontrollojnë ose monitorojnë shkeljet e këtij lloji.

Opinioni publik ende nuk është i qartë nëse do të ketë një valë të dyte apo jo? Nëse pandemia e ka kaluar pikun e saj apo presim një valë të dytë më agresive pasi mjek e studiues të ndryshëm japin versione të ndryshme?

Do ti referohem përgjigjes së Epidemiologut të shoqatës sonë, Dr. Dorian Bardhi në webinarin e datës 29 gusht pasi unë e pyeta A do kemi një valë të dytë, dhe nëse po, kur do mbërrije ajo?

Duket se të gjithë epidemiologet janë të një mendimi, edhe këtu ne Gjermani: NUK KA NJË PËRGJIGJE 100% TË SAKTË. Menduam se me ardhjen e verës numri i të infektuarve nga COVID 19 do të binte, por e vërteta tregoi të kundërtën. Ardhja e verës, fillim i sezonit të pushimeve, lëvizja e popullatës u shoqerua si në Gjermani ashtu edhe në Shqipëri me rritjen e numrit të të prekurve. Prandaj, edhe sipas epidemiologeve, nuk mund të themi se kur do fillojë vala e dytë, nuk e dimë nëse ka mbaruar vala e parë, apo nëse ka filluar prej kohësh vala e dytë. Mbërritja e vjeshtës shoqërohet me virozat e stinës të cilat kanë manifestime të ngjashme me shenjat tipike të COVID 19. Kjo mund të sjellë një mbingarkesë të sistemit shëndetësor dhe mund të ul kapacitetet spitalore duke vënë në rrezik mjekimin adeguat të të gjithë pacientëve.

Dr. Ceno gjatë pandemisë mjekët e shoqatës u angazhuan në një nismë të paprecedentë, duke u ardhur në ndihmë shqiptarëve në Gjermani me këshilla dhe asistencë mjekësore.  Sot, disi në distancë si e shihni këtë nismë?

E parë në retrospektive, dua të them me sinqeritet që nisma që morëm në fillim të pandemisë me ngritjen në kohë rekord të gati 11 grupeve të asistencës në 11 lande të Gjermanisë, ku u aktivizuan brenda një jave gati 90 mjekë në mënyrë vullnetare, më bën të ndjehem shume krenare. Ishte një reagim spontan për të dhënë maksimumin e ndihmës sonë ndaj shqiptarëve që patën nevojë për informacion dhe asistencë në lidhje me këtë pandemi në Gjermani. Sigurisht, që forma më e mirë e dhënies së kontributit tonë do të kishte qenë ardhja në vendlindje dhe angazhimi i drejtpërdrejtë në sistemin tonë shëndetësor në Shqipëri, por fakti që ne jemi të punësuar në spitalet dhe klinikat gjermane, detyrimet që kishim dhe kemi ndaj punëdhënësve, bëri që asistenca online të ishte forma maksimale e ndihmës reale që mund të ofronim.

Ishin dhjetra mjekët e shoqatës që u angazhuan në këtë nismë por jo vetëm kaq. Ishin të pranishëm edhe nëpërmjet publikimeve (të dhënave) raporteve të marra nga beteja e tyre e përditshme në terren.

A do ti sjellë shoqata të përmbledhura në një botim të vetëm?

Ide e mirë, pse jo. Të gjitha aktivitetet e mjekëve të shoqatës në këto muajt e fundit, si në median e shkruar dhe atë vizive janë pjesë e arkivit të shoqatës. Një përmbledhje e aktiviteve tona në një botim të vetëm do të ishte një homazh ndaj angazhimit dhe kontributit që dhanë dhe po japin mjekët gjatë pandemisë, deri tani, më të madhe të shekullit 21.

 Cilat janë projektet e afërta të shoqatës? Do të ketë degë të reja / anëtarësime të reja?
Punimet e shoqatës në terren u ndërprenë në muajin mars 2020. Në datën 3 dhe 4 prill 2020 kishim planifikuar mbajtjen e kongresit të parë ndërdisiplinor të mjekëve shqiptarë në Gjermani në qytetin e Mynihut. Të ftuar kishim edhe emra shumë njohur të mjekësisë shqiptare në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Itali si dhe përtej oqeanit në SHBA.
Sapo të rikthehet normaliteti dhe të jetë e mundur organizimi i takimeve të tilla, ndoshta kur të dalë në qarkullim vaksina, do të riorganizojmë kongresin e parë. Gjithashtu duhet të zyrtarizojmë krijimin e degëve të shoqatës në Landin Berlin, Brandenburg dhe Bayern për të përfunduar kështu themelimin e degëve të shoqatës në 16 landet e Gjermanisë.

Meqenëse pjesë e shoqatës tuaj tashmë janë edhe anëtarë nderi nga jashtë Gjermanisë mund te themi se po hidhen bazat për krijimin e një shoqate ndërkombëtare të mjekëve shqiptare?

Shoqata jone është e hapur për të gjithë profesionet, në veçanti për të gjithë mjekët pavarësisht prejardhjes së tyre, që njohin dhe respektojnë qëllimet, synimet dhe statutin e shoqatës.