Shqiptarët që udhëtojnë drejt Gjermanisë, 14 ditë karantinë të detyrueshme

E mërkurë, 24 Prill, 2024

Shqiptarët që do të udhëtojnë drejt Gjermanisë në ditët në vijim do të duhet që të karantiohen për 14 ditë, si dhe të bëjnë testin për Covid, brenda 72 orëve pas mbërritjes së tyre në shtetin gjerman.

Në një njoftim të publikuar në facebook Ambasada gjermane në Tiranë thotë se: “Meqenëse Shqipëria vazhdon të konsiderohet një zonë rreziku nga Instituti “Robert Koch”, të gjithë ata që hyjnë në Gjermani janë të detyruar që menjëherë pas mbërritjes të nisen direkt drejt vendbanimit të tyre ose një strehimi tjetër të përshtatshëm (p.sh. hotel) dhe të qëndrojnë atje për një periudhë prej 14 ditësh pas hyrjes së tyre (karantinë). Udhëtarët që hyjnë në Gjermani janë gjithashtu të detyruar të informojnë autoritetin shëndetësor përgjegjës për ta mbi adresën e tyre të qëndrimit në Gjermani. Ata janë gjithashtu të detyruar që me kërkesë të autoriteteve të paraqesin rezultatet e testimit për koronavirusin e ri. Ju mund të testoheni falas brenda 72 orëve nga mbërritja juaj, edhe nëse nuk keni marrë ende një kërkesë të tillë. Kjo është e mundur në shumë aeroporte në Gjermani”. Po nëse testi i Covid del negativ? Një nga pyetjet që kanë disa prej komentuesve lidhet me detyrimin për t’u karantinuar pavarësisht se testi i Covid ka dalë negativ. Në një dokument të Ministrisë gjermane të Shëndetësisë bëhet sqarimi se, për personat që nuk rezultojnë të infektuar karantina mund të pezullohet në lande të caktuara. Për këtë arsye qytetarët duhet të informohen për rregullat në landin ku banojnë, pasi në të kundërt mund të gjobiten deri në 25.000 euro