Intervista/ Fatime Hysa: Në politikën gjermane për integrimin e gruas shqiptare

E martë, 23 Prill, 2024

Ka vetëm dy vjet që është pjesë e shoqërisë gjermane dhe sot është kandidatja e parë e huaj në histori që garon për këshillin e qytetit të Munsterit. Fatime Hysa (Menalla) në intervistën për “Diaspora Shqiptare” rrëfen historinë e saj të emigrimit fillimisht në Greqi e më pas në Gjermani. Dy vende ku jetojnë një numër i madh shqiptarësh, dy shoqëri të ndryshme ku problematikat e komunitetit shqiptar janë të njëjtat.

Por integrimi i ngadaltë, mbi të gjitha integrimi i ngadaltë i gruas shqiptare mbetet shqetësimi i politikanes së re.

Fatime Menalla rrëfen më shumë për angazhimin në politikë, mësimdhenien në Greqi dhe vizionin për komunitetin shqiptar në Gjermani.

Në momentin që keni publikuar kandidaturën për këshillin e Munsterit, shumë njerëz kanë bërë ndoshta të njëjtën pyetje: Si u gjend një vajzë shqiptare në politikën gjermane?

Jam larguar nga vendlindja në një moshë madhore, pasi kisha përfunduar studimet. Një vendim të tillë e morëm për arsyeje familjare. Konkretisht, e kam kategorizuar gjithmonë veten time se i përkas atij grupi që Duan të bëjnë Shqipërinë. Por, në fakt edhe unë nuk i rezistova dot ikjes. Ndarjet dhe largimet i ngjajnë një shtegëtimi të cilit ti nuk i di as fillimin, sigurisht as fundin. Duke qenë se kisha punuar në disa media të shkruara, gazetaria ishte për mua një “censurim” i terë. E gjithë dëshira e madhe për të bërë profesionin ashtu siç ta kanë mësuar, apo edhe ti e ke ëndërruar në vendin tim, më vjen keq ta them por ishte një eksperiencë shumë e keqe.

Unë jam larguar nga Shqipëria në janar të 2014-ës në drejtim të qytetit të Selanikut në Greqi.

Aty mu desh të kaloja katër vite dhe me pas të largohesha për në Gjermani. Si për këdo edhe për ne ishte shumë i vështirë fillimi, por më pas gjerat filluan të rridhnin dhe sot unë jam pjesë e listës “Gemeinsam“. Konkretisht, unë jam pjesë e listës zgjedhore të grupimit “Münster List“, në këtë grupim Politik bëjnë pjesë të gjithë komunitetet e emigrantëve që jetojnë në qytetin e Münsterit.

Fakti që unë jam gjithmonë në përpjekje për të ruajtur itegritetin tonë si komunitet, grupimi në fjalë më bëri propozimin për t’u bërë pjesë e përfaqësuesit shqiptar.

Në historinë e qytetit ku unë jetoj është hera e parë që kandidon për zgjedhjet komunale një person i huaj. Konkretisht, për zgjedhjet komunale është duke garuar Dr.Georgios Tsakalidis, përfaqësues i komunitetit grek në qytetin e Münsterit. Sakaq, qytetarët kanë filluar votimin që prej datës 18 gusht dhe vijojnë deri më 13 shtator. Kjo është një periudhë pothuajse një mujore, në të cilën kushdo e gjen një kohë bosh, për të shkuar të votoj. Sakaq, ata që nuk kanë asnjëlloj mundësie të shkojnë në kutinë e votimit, mund të votojnë nëpërmjet kutisë postare.

Cilat janë prioritetet që ke në politikë?

Të them të vërtetën unë në profesion jam gazetare dhe vlerësoj jashtëzakonisht shumë objektivitetin. Për mua, por besoj për çdo shqiptarë që është futur në politikën gjermane, prioritet ka komunitetin e tij. Ne jemi një komunitet që kemi shëtitur shumë dhe mbase kjo na ka bërë në një farë mënyre të humbasim në një farë mënyre identitetin tonë. Më ka ndodhur që të takoj shumë bashkatdhetarë që kanë “frikë“ të tregojnë se janë shqiptar. Kjo pikë, gjithmonë më ka dhembur. Pse?! Si mund të duash të ardhmen, duke u turpëruar nga e shkuara. Unë dua me gjithë shpirt që komuniteti shqiptar ta ndjej veten komod, të mos kërkoj ndihmë nga komunitetet e tjerë por të ketë në komunën e një qytetit një përfaqësues të tyre. Të kenë një “shpatull“ për të qarë hallet dhe për të gëzuar të ardhmen. Unë mendoj se ne e kemi këtë fuqi, na duhet thjeshtë të bashkohemi dhe më pas t’i bëjmë gjerat më të lehta edhe për brezat që do të vijnë.

Një tjetër pikë shumë e rëndësishme e politikëbërjes sime është integrimi i gruas shqiptare në shoqërinë që ajo jeton. Pasi në qytetin tonë jetojnë shumë familje shqiptare, qoftë këto të Kosovës apo të Shqipërisë të cilat kanë mbetur si dikur. Gjinia mashkullore jeton si një gjerman, ndërsa gruaja jeton në patriakalitet të vërtetë.

Një mendje e hapur ndaj çdo komuniteti do të ishte perfekte për komunitetin tonë, pasi kapërcimi i një hallke të tillë do të ishte ideale për fëmijët tanë.

Integrimi i komunitetit tonë në atë gjerman është një lëvizje shumë e mirë, por gjithmonë duke ruajtur me fanatizëm trashëgiminë tonë kulturore në breza.

Ruajtja e gjuhës shqipe është një investim që prindërit duhet ta bëjnë sot, për të kuptuar rrënjët dhe zbuluar mallin e vendlindjes. Në qytetin tonë ekziston një kurs i gjuhës shqipe, por interesi i prindërve për t’i dërguar fëmijët në shkollë është shumë i ulët.

Cilat janë kauzat që do të mbështesësh?

Grupimi Politik në të cilin unë bëj pjesë është grupim shumë liberal. Sigurisht, ne kërkojmë të drejtat tona në një mënyrë shumë paqësore. Ne dëshirojmë një administratë gjermane të mbushur edhe me emigrantë. Çdo institucion kyç i qytetit duhet të ketë të punësuar nga një përfaqësues për çdo komunitet. Pasi, një pjesë e mirë e emigrantëve nuk dinë gjuhën vendase dhe hasen me vështirësi të mëdha.

Nëse një përfaqësues shqiptar është punësuar ne institucionin X, atëherë kur aty të ndodhet një emigrant shqiptar, i cili ka vështirësi të shprehi mendimin e tij gjermanisht atëherë përfaqësuesi i komunitetit do t’i vij në ndihmë. Këto janë disa të mira të vogla që i vijnë në ndihmë çdo bashkatdhetari. Nëse emigrantët dhe gjermanët ndihen mirë me njëri-tjetrin atëherë harmonia është më kuptimplotë.

Meqenëse grupimi ynë politik vjen nga një dorë e fuqishme emigrante, atëherë emigrantët për ne janë një pikë kyçe. Pse? Qyteti ynë është një qytet industrial, e kryesisht në industri është duke punuar një numër i madh emigrantësh. Për nga madhësitë e komuniteteve numrin e parë e zë komuniteti polak, duke ardhur më pas me radhë ai sirian, turk, grek, afrikan, shqiptar  etj.

Sa i organizuar është komuniteti shqiptarë në Münster?

Konkretisht, në Münster është një numër shumë i madh i qytetarëve shqiptar. Përkatësisht, numri i emigrantëve shqiptar ka ardhur në rritje që pas vitit 2016. Kjo vlen vetëm për shqiptarët e Shqipërisë, pasi shqiptarët e Kosovës kanë shumë vite që jetojnë dhe ushtrojnë veprimtarinë e tyre këtu. Numri më  i madh i shqiptarëve në Münster përfaqësohet nga shqiptarët e Kosovës. Pjesa dërrmuese e qytetarëve kosovarë janë të integruar shumë mirë në shoqërinë gjermane. Ku, një numër i madh kanë hapur bizneset e tyre, kryesisht në fushën e ndërtimit. Por nga ana tjetër dhe shqiptarët e Shqipërisë kanë arritur në një kohë shumë të shkurtër të rigjejnë veten e tyre.

E mira e madhe që ofron Gjermania, mbase në ndryshim me vendet e tjera është se nëse ti ke dëshirë të punosh, të studiosh, të vijosh karrierën ti mund ta bësh atë pa asnjëlloj problemi, pra nëse ti dëshiron me punë do t’ja dalësh.

Sa të angazhuar janë shqiptarët në jetën sociale dhe në komunitet?

Për t’ju përgjigjur kësaj pyetje nuk mund t’i shmangem të vërtetës; shumë pak. Sigurisht, një numër i madh i shqiptarëve kanë kohë që jetojnë në këtë qytet dhe kanë arritur ta gjejnë veten e tyre në punë, apo ndoshta edhe diku tjetër. Por, përsa i përket komunitetit organizimi lë shumë për të dëshiruar. Çdonjëri është fokusuar të kontribuoj në mënyrë individuale, kurse sa i përket bashkimit atëherë ndodhin pikëpytetjet. Pse ndodh kjo? Nuk di t’i përgjigjem. Në qytet ekzistojnë disa shoqata, por sërish nuk janë mjaftueshëm. Një pasojë e tillë vjen pasi edhe organizatorët lodhen, kur shohin palën tjetër që nuk ka shumë interes. Në të tillë situatë, sa i përket komunitetit ndodhet i gjithë vendi. Mund të marr një shëmbull, qeveria gjermane paguan një mësues shqiptar në qytet që t’ju mësoj fëmijëve shqiptar gjuhën shqipe, ndërkohë pjesëmarrja në shkollë është shumë e kufizuar, kjo për neglizhencë të prindërve.

Një pyetje e paevitueshme, është për ndikimin që  COVID pati tek emigrantët shqiptar në Gjermani.  

Gjatë kohëve të fundit kam takuar shumë shqiptar dhe jam përballuar me atë që të gjithë ne e quajmë “mankth“. Është shumë e vërtetë që ekonomia gjermane, ashtu si e çdo vendi të botës pësoj një rënie të madhe, por qytetari nuk arriti ta ndjej atë aq shume. Çdo qytetarë që u mbyll në karantinim u pagua për çdo ditë që ai qëndroj në shtëpi. Qyteti ynë nuk pësoj një paralizim total, pasi shumë biznese e vijuan punën edhe ne kohën e izolimit. Më shumë pësoj rënie bizneset e gastronomisë, hotelerisë dhe ato biznese që kishin kontakt të drejtpërdrejtë me konsumatorin. Por, edhe ata persona që kanë qenë pjesë e këtyre bizneseve janë paguar normalisht. Ndërsa, sa i përket sipërmarrësve shqiptar në biznesin gjerman ata kanë përfituar një Bonus qeveritarë gjatë kohës së pandemisë. Në një farë forme koha e Corones në Münster është menaxhuar shumë mirë.

Përpara vendosjes në Gjermani ti ke pasur një tjetër përvojë emigracioni në Greqi, një vend ku komuniteti shqiptar ka jo pak probleme….

Po, kam jetuar në Selanik për katër vite. Duke qenë se gjuha greke për mua ishte e huaj dhe nuk e njihja, mendova të ndjek një rrugë të re që më mbushte me shumë energji. U bëra pjesë e organizatës së gruas shqiptare “Jeta“ në Selanik. Qëllimi i kësaj organizate ishte t’i jepte femrës shqiptare vendin që meritonte në shoqërinë greke. Për mua ishte një privilegj të punoja me ato vajza, pasi mësova një realitet krejt tjetër nga ai që isha përballur në Shqipëri. Aty pash që vërtet një pjesë e madhe e grave të ardhura nga Shqipëria kishin mbetur ashtu siç kishin ardhur, burrat duhet të dilnin, të shkonin nëpër Buzuqe, ndërsa ato duhet të shkonin në punë dhe nga puna urgjent për në shtëpi, për tu kujdesur për fëmijët. Kjo gje, sinqerisht…dhemb! Eksperienca me to me dha një dashuri të madhe për komunitetin dhe një energji të madhe për të qenë pjesë e sfidave që kanë të bëjnë me të. Gjithashtu, mësimi i gjuhës shqipe ishe një ndër gjerat që unë e kam bërë me shumë dashuri në Selanik. Për tre vite radhazi kam dhënë mësim vullnetarisht në shkollën “Odissea“, për fëmijët e shqiptarëve në Selanik. Më pas, pothuajse dy vite me parë ne vendosëm të zhvendosemi në Gjermani. E njëjta klimë është edhe këtu, sa i përket komunitetit por në nivele shumë më të mira. Këtu, gjërat janë shumë më të thjeshta për tu arritur, nëse ti dëshiron mund të jesh ai që ke kontribuar vite më parë. Duhet të jemi thjeshtë pozitiv dhe punëtorë, nëse i zotërojmë këto dy cilësi atëherë çdo ëndërr bëhet realitet.

Pse shqiptarët, ata që kanë të drejtën e votës në Gjermani, duhet të votojnë për ju?

Motoja jonë është se qyteti i Münsterit mund të bëhet shumë më i fuqishëm dhe i bukur nëse udhëhiqet nga një grup njerëzish të hapur ndaj çdo kategorie, e cila është në të mirë të qytetarëve.

Forca jonë është diversiteti. Ne jemi dhe luftojmë për: Një integrim në të njëjtin nivel. Një shoqëri të shumëllojshme, ndërkulturore dhe paqësore. Një pjesëmarrje të fortë sociale dhe kulturore. Mundësi më të mira për arsimin  dhe për fëmijët e familjeve emigrante. Një qytet të hapur pa racizëm dhe armiqësi ndaj të huajve. Njohje më të forta dhe nxitje të MSO-ve.  Emigrantë më të kualifikuar në administratën e qytetit.

*Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i intervistës pa cituar burimin “Diaspora Shqiptare”. 