“Forbes” / Durrësi, një ndër 5 qytetet bregdetare më të nënvlerësuara në Europë

E premte, 19 Prill, 2024

Revista prestigjioze amerikane “Forbes”, pas situatës së vështirë të krijuar nga pandemia e Covid 19 në sektorin e  turizmit sugjeron lexuesit që të fillojnë të mendojnë për pushimet e vitit të ardhshëm. “Teksa shumë prej jush mund të preferojnë bregun italian apo francez të Mesdheut ka dhe vende të tjera po aq mesdhetare që mund të eksplorohen, por që aktualisht janë të nënvlerësuara. Pavarësisht nëse jeni duke u përpjekur të eksploroni rrënojat antike, të darkoni në ushqime të freskëta deti, ose thjesht të riktheheni me një pije në dorë nën diellin e nxehtë, këto pesë qytete ofrojnë një përvojë vërtet unike që nuk mund të gjendet askund tjetër në kontinent” shkruan Forbes.

Bashkë me Hagën, në Holandë, Kretën në Greqi, Triesten në Itali dhe Varnën në Bullgari, në listë është edhe Durrësi.

“I ndodhur pak në perëndim të kryeqytetit shqiptar, qyteti bregdetar i Durrësit është i njohur për klimën mesdhetare dhe arkitekturën historike-thuhet në arsstikullin e “Forbes”.

“Ndërkohë që qyteti është një destinacion ideal për dashamirësit e arkeologjisë, sigurohu që të relaksohesh pak buzë detit; krahu perëndimor i qytetit të Durrësit strehon disa plazhe shumë të bukur me rënë si dhe me shumë mundësi për të ngrënë ose pirë diçka buzë detit”, këshillon lexuesit e saj “Forbes”.

Artikulli vjen në një kohë që pandemia ka bllokuar thuajse tërësisht udhëtimet ndërkombëtare. “Forbes” sqaron se, shkrimi është një këshillë për udhëtarët, kur kjo bllokadë të marrë fund.