1 shtator 1916, Komisia Letrare Shqipe diskutonte standardizimin e gjuhës shqipe

E premte, 29 Mars, 2024

Më 1 shtator 1916 në Shkodër, me nismën e Akademisë së Shkencave të Vjenës, filloi veprimtarinë e vet Komisia Letrare Shqipe, 8 vjet pas njësimit të alfabetit të përbashkët të gjuhës shqipe më 1908 në Manastir. Dhe kështu  hidhet edhe një hap tjetër i rëndësishëm për standardizimin e gjuhës shqipe. Kjo ishte një nga ngjarjet më të rëndësishme për kulturën shqiptare në përgjithësi e të gjuhësisë në veçanti, si themelvënëse e rrugës së gjatë të njësimit të gjuhës shqipe. Është institucioni i parë që hartoi “Rregulla mbi ortografinë e gjuhës shqipe“, dhe, kësisoj, dha kodifikimin e parë të drejtshkrimit tonë, në të cilën u vendos që gjuha standarde shqipe të jetë gjuha letrare e normëzuar mbi të folmen e Elbasanit. Ky vendim u sanksionua edhe me “Fletoren zyrtare” të Shqipërisë më 1923, pasi që kishte marrë edhe miratimin në Kongresin Arsimor të Lushnjës më 1920. Në këtë Kongres qe njësuar edhe terminologjia që do të përdorej në tekstet shkollore. Tani edhe studimi i strukturës gramatikore të gjuhës shqipe bëhej, kryesisht, mbi këtë bazë. Mund të thuhet se shumica e gramatikave që u botuan në periodën e Pavarësisë ishin në mbështetje të plotë të vendimeve të Komisisë Letrare Shqipe të Shkodrës. Mbi këto baza qenë edhe të gjitha gramatikat e Aleksandër Xhuvani, të hartuara për shkollat fillore dhe të mesme. Megjithëkëtë, nuk mungonin as gramatikat që botoheshin mbi bazën e së folmes së Shkodrës ose mbi variantin letrar të toskërishtes (Fadil Raka, Çështje të mjeteve kodifikuese të shqipes, “Filologji” 11).

Kongresi i Manastirit (1908) dhe Komisia Letrare Shqipe e Shkodrës (1916-1918) pa dyshim janë dy arritjet më të mëdha të gjysmës së parë të shekullit XX, sepse Kongresi njësoi alfabetin, ndërsa Komisia kodifikoi për herë të parë drejtshkrimin e gjuhës letrare, terminologjinë shkollore e administrative me bazë elbasanishten, a dialektin e gegërishtes jugore lindore. Komisia e çoi më përpara njësimin e gjuhës letrare dhe kodifikimin e drejtshkrimit të saj, duke i afruar më shumë të dy variantet letrare. Në vijim të Kongresit të Manastirit, Komisia do të pranonte në rregullat drejtshkrimore grupet e bashkëtingëlloreve të toskërishtes si: mb, nd, ng, ngj, dyzanorshin ua në vend të u (duar/dur, u fillua/fillu), do të mbahej zanorja ë e patheksuar për ruajtjen e formave të fjalëve etj. Sipas qëndrimit të Komisisë, siç theksohej për shkrimin e Ë-së paratheksore ose pastheksore (“menjiherë përpara ose menjiherë mbrapa rrokës së theksueme” – siç shkruanin), Ë-ja do të shkruhet ashtu sikur përdoret në toskërishten “dhe si asht me arrësye mbas ethymologisë’ (vëlla, përrue; mollë, mirë etj.). Në këtë mënyrë, drejtshkrimi i standardit të sotëm filloi të merrte trajtën e njësuar në përmasa kombëtare (Rrokaj 2016: 63).

Në thelb, te parimet dhe rregullat që kishte vendosur KLSH, e ka bazën edhe Kongresi i Drejtshkrimit të gjuhës shqipe, gjysmëshekulli më vonë (1972), që prodhoi “standardin si gjuhë e rrafshët” (term i shqipëruar nga gjuhëtari Ruzhdi Stringa, në përqasje me termin e përhapur për gjuhën angleze “plain English” fr. anglais courant “anglishtja e zakonshme”), paçka se standardi i sotëm shihet gabimisht nga disa gjuhëtarë e pseudogjuhëtarë krahinarë si produkt i regjimit dirigjist. Këtë e pohonte shprehimisht edhe gjuhëtari Bahri Beci në fillim të fjalës së tij në Kongresin e gjuhës shqipe (1972):

“Rregullat e drejtshkrimit të shqipes” (projekt), botuar më 1967, kanë ruajtur dhe zhvilluar më tej në radhë të parë parimin themelor të drejtshkrimit të gjuhës shqipe të formuluar që më 1917 në Rregullat mbi ortografinë e gjuhës shqipe të shkrueme të vendosuna prej Komisis Letrare” (Beci 1974: 157).

Komisia Letrare Shqipe qe një nismë e organizuar me themel e me pjesëmarrje të autoriteteve të larta të filologjisë, figura të shquara të gjuhësisë dhe të kulturës shqiptare: dr. Gjegj Pekmezi (kryetar; një vit më vonë këtë detyrë e mori Luigj Gurakuqi), Luigj Gurakuqi, Sotir Peci, Ndre Mjeda, Gjergj Fishta, Mati Logoreci, Ambroz Marlaskaj, Hilë Mosi, Luigj Naraçi, Anton Paluca, Ali Korça, Aleksandër Xhuvani, Vinçenç Prendushi, Sali Nivica, Josif Haxhimima, Maximilian Lambertzi dhe Rajko Nachtigalli.

Një ndër objektivat themelore të Komisisë ishte që të njësonte drejtshkrimin, i cili do të shërbente si një hallkë për njësimin e gjuhës standarde shqipe.

Për krijimin e një varianti standard duhej të merret për bazë një dialekt

Mjaft peshë në Komisi pati mendimi i kryetarit të saj Gj. Pekmezi, sipas të cilit për krijimin e një varianti standard të shqipes, midis të tjerash, duhej të merrej për bazë një dialekt e prej këtij të krijohej një skelet i cili do të mvishej e do të zbukurohej më pas me frazeologjinë dhe leksikografinë e tërë dialekteve të tjera (Myrta 2014: 11).

Dr. Gjergj Pekmezi kishte botuar veprën më të rëndësishme të asaj kohe “Gramatika e gjuhës shqipe” (1908). Në këtë vepër, e cila dëshmon studimet më themelore, autori erudit nuk ka ofruar vetëm mjetin ndihmës shumë të vlefshëm për mësimin praktik të gjuhës, por ka bashkuar në mënyrë shumë mësimdhënëse rezultatet e deritanishme të studimit gjuhësor. Duhet theksuar veçanërisht në mënyrë lavdëruese se Dr. Pekmezi ka trajtuar si dialektin toskë ashtu edhe atë gegë në një mënyrë që mund të quhet si shumë e arritur. Askujt, i cili merret me studimet e gjuhës shqipe, nuk mund t’i mungojë kjo vepër themeltare (Ziberci 2015:6), hartuar nga një gjuhëtar me dije të hollë filologjike dhe njohës i shkëlqyer i dialekteve të shqipes dhe të Elbasanit.

Përse u zgjodh për bazë të shqipes së përbashkët të shkrimit pikërisht e folmja e Elbasanit dhe jo ndonjë e folme tjetër dialektore?

“Dialekti i Elbasanit është bashkim natyral i dy dialekteve të mëdhenj: toskërishtes dhe gegnishtes. Në pikëpamje morfologjike dialekti i Elbasanit është toskërisht, dhe në pikëpamje fonetike është gegënisht” (Et’hem Haxhiademi, “Gjuha letrare: të preferohet dialekti i Elbasanit”, gazeta “Tomorri”, 1940).

Pra, arsyet janë në radhë të parë të rendit filologjik, e jo të natyrës politike a krahinariste, siç i ngatërrojmë punët sot. E folmja e qytetit të Elbasanit e gegërishtes jugore lindore karakterizohet nga një qëndrueshmëri e theksuar fonetike e gramatikore dhe afron me të folmet e toskërishtes veriore më shumë se me të folmet e krahut të gegërishtes jugore perëndimore, në të cilat vihet re një zhvillim relativisht i madh i sistemit vokalik (Çeliku 1968: 134).

Gjuha letrare shqipe me bazë elbasanishten, që ishte zbatuar tashmë për 30 vjet në Shqipëri (nga 1916 deri në vitin 1946), dhe 50 vjet në Kosovë dhe në trojet e tjera jashtë Shqipërisë, si një dialekt kompromisi midis toskërishtes dhe gegnishtes, nuk u injorua dhe nuk u ndalua arbitrarisht nga Ministria e Informacionit dhe Propagandës, që drejtonte Sejfulla Malëshova, më 1946, dhe nuk u imponua me dhunë ligjërimi i toskërishtes në Kongresin e Drejtshkrimit (1972), siç shprehet dikush (Shefqet Deliallisi). Në fakt, nga kleri katolik Fishta…

Komisia Letrare Shqipe e themeluar në Shkodër, për zhvillimin e përmirësimin e gjuhës e të letërsisë sonë, pranoi si themel të një gjuhe të përbashkët dialektin e Elbasanit, por, veç kësaj, më të shumtët e dijetarëve dhe albanologëve ishin prapë të këtij mendimi: që dialekti i Elbasanit të merret si bazë për një gjuhë shkrimi, por natyrisht i përmirësuar e i qëruar.

Shqipja e sotme letrare dhe drejtshkrimi i saj, ligjëruar në Kongresin e  Drejtshkrimit (1972), bazën e saj e ka pikërisht tek toskërishtja letrare veriore, krejt e afërt me format e gegërishtes jugore lindore të arealit të Elbasanit që kishte caktuar KLSH. Pra, në elementet thelbësore mund të thuhet se Kongresi i Drejtshkrimit nuk dallon aspak nga vendimet e Komisisë Letrare Shqipe, paçka se ky Kongres anatemohet primitivisht si të ishte produkt i diktaturës (!)

Androkli Kostallari, që konsiderohet si projektuesi i Kongresit të drejtshkrimit të shqipes, gjatë diskutimit të rregullave të drejtshkrimit me mësuesit e Beratit, më 1967, se mbi ç’baza do të bëhej njësimi i gjuhës shqipe, është shprehur se: gjuhë letrare do të ishte toskërishtja, duke marrë edhe elemente të gegërishtes. Dhe për këtë qëllim solli disa shembuj si fjalët me prapashtesën –ues të gegërishtes, që kishte zevendësuar prapashtesën –onjës të toskërishtes, (mësues për mësonjës, punues, për punonjës), si edhe fjalët e kahershme që ishin futur në toskërishte, huazuar nga gegërishtja, si ranishte e jo rërishte, zanafillë e jo zërafillë, e folme dhe jo e folur, domethënë, pra, me paskajoren e gegërishtes: do+methënë) etj.

KLSH dhe çështja e paskajores

Parimin e drejtë filologjik që ngrinte Faik Konica se “Një gjuhë letrare formohet duke studiuar mirë gjuhën e popullit”, Komisia Letrare Shqipe e përvijoi më së miri, duke u marrë edhe me studimin e gjuhës në terren, e natyrisht duke i kushtuar vëmendje edhe çështjes së të ashtuquajturës paskajore. Linguisti i njohur slloven Rajko Nahtigal, i cili ishte përfshirë në gjirin e Komisisë Letrare Shqipe si njohës i mirë për çështjen e gjuhës letrare, dhe bashkë me Gjergj Pekmezin, Kryetar i Komisisë, dhe Ndre Mjedën, kishin realizuar një ekspeditë hulumtuese në Elbasan në vitin 1917 për të dhënë një mendim më të saktë lidhur me propozimin që bazë e gjuhës së përbashkët letrare shqipe të bëhej e folmja e Elbasanit dhe e rrethinave të tij. Nahtigal në Raportin e tij të punës, për sa i përket çështjes së futurit, jepte këto konsiderata:

“Për relacionin në mes gegërishtes dhe toskërishtes më në fund ka rëndësi edhe formimi i futurit. Të dy format (do me lidhore dhe kam me paskajoren) mund t’i gjejmë pak a shumë kudo dhe mund të kenë bile edhe një kuptim të ndryshëm, por megjithatë nuk duhet të dyshojmë se formimi me kam  në radhë të parë është gegnishte e veriut kurse ai me do është toskërishte. Në Elbasan dominon kjo e fundit dhe me këtë tregohet se pozicioni që ka në mes të vendit i jep pozitën ndërmjetësuese edhe në çështjet gjuhësore” (Nahtigal 2015: 39).

Gj. Pekmezi jep si formë kryesore për Elbasanin të ardhmen me do. Për kohën e ardhshme forma kryesore, zotëruese, që përdoret në gegërishten jugore është forma me do+lidhore. E ardhmja me do+lidhore duhet vështruar si formë zotëruese, jo vetëm në të folmet e Jugut dhe në të folmet veriore që ndodhen mbi lumin Drin, siç pohon J. Gjinari, por edhe në gegërishten jugore. Me një fjalë, do+lidhore është forma zotëruese në tërë shqipen (Çeliku 1968:130). Studimet e shumta dialektore kanë dëshmuar se trajta e së ardhmes me do, nuk është vetëm e toskërishtes, por edhe e gegërishtes, madje ajo gjendet edhe te arbëreshët e Italisë.

Infinitivi gegë (me punue) ekziston në shumicën e të folmeve, por ka një përdorim shumë të vogël, madje në ato të folme që kanë tipare gege, përdoret më shumë si folje, kallëzues i një fjalie qëllimore, kundrinore: do të shkoj me punuar, desha me dal etj. (Gjinari 2003:156).

Pra, ishte realiteti gjuhësor ai që përcaktoi në lënien jashtë të paskajores gege si në Komisinë Letrare Shqipe (1916-1918) e si më vonë në Kongresin e Drejtshkrimit (1972), dhe jo sundimi dirigjist!

Nga ana tjetër, toskërishten letrare si gjuhë zyrtare, shumë e afërt me të folmet e gegërishtes jugore lindore të Elbasanit, nuk e imponoi dhe sforcoi pushteti komunist pas vitit 1945, sepse ajo ishte krijuar si e tillë prej kohësh.

Koinéja e toskërishtes veriore – lloji mbidialektor i folur i komunikimit për një regjion të gjerë dialekti, ka ndodhur jo në kohën e regjimit komunist të Hoxhës dhe jo me urdhër të regjimit dirigjist, por qe rezultat i proceseve brendagjuhësore dhe i përpunimit në shkallë më të lartë të gjuhës së shkrimit shumë kohë më përpara, nga një plejadë e tërë shkrimtarësh e veprimtarësh si: Naim Frashëri, Sami Frashëri, Mati Logoreci, Fan Noli, Faik Konica, etj.

I pari dijetar që zhvilloi konceptin e filologjisë ballkanike, Profesori i Lajpcigut Gustav Ëeigand, që e mësoi shqipen më së pari si toskërishte në Manastir, pastaj me një elbasanas gegënishten në Athinë në vitet 1889/90, dhe hartoi një Gramatikë të gjuhës shqipe  që u mbështet mbi gegërishten jugore të Elbasanit, shkruan në parathënien e librit të tij, përse vuri në themel të gramatikës së tij dialektin gegë jugor të Elbasanit. Por edhe shpjegon që gegët e jugut përdorin si gjuhë shkrimi toskërishten dhe jo dialektin e tyre:

“Në jug te toskët, ku prej kohësh shkollat greke kanë ndikuar për emancipimin dhe kulturën, shpejt filloi edhe shkrimi i gjuhës amtare; edhe këtu zuri vend një propagandë e fortë kombëtare, kështu ndodhi që gegët e jugut përdorin si gjuhë shkrimi toskërishten dhe jo dialektin e tyre” (Klosi 2010).

Varianti i toskërishtes letrare kishte filluar ta krijonte shtratin e vet edhe në hapësirat e Maqedonisë qysh përpara Konsultës gjuhësore të Prishtinës (1968). “Është për t’u theksuar fakti se nga disa arsimtarë, sidomos në disa shkolla të mesme të Shkupit e të ndonjë qendre tjetër arsimore, po edhe në gazetën “Flaka e vëllazërimit” të Shkupit, – kishte nisur që përpara Konsultës të zbatohej varianti i toskërishtes letrare, ndërsa në të tjera raste zbatoheshin pika të veçanta të këtij varianti e të drejtshkrimit të tij, si në ortogramet shtëpia, shtëpinë; atë, këtë me të dy funksionet; shtrirja e përdorimit të trajtës së lidhores në vend të paskajores së gegërishtes etj.” (Bajçinca 1989).

Qysh Konstantin Kristoforidhi si njohës shumë i mirë i të gjitha të folmeve të të dy dialekteve të gjuhës shqipe e kishte hetuar shumë qartë se standardizimi i gjuhës shqipe do të duhej të orientohej nga toskërishtja, për shkak të unitetit të madh të të folmeve të saj në të gjitha nëndialektet. Të folmet e dialektit të gegërishtes kishin ndryshime shumë të mëdha midis tyre dhe kjo shkaktonte vështirësi të pakapërcyeshme për hartimin e një gramatike mbi bazën e gegërishtes (Fadil Raka, www.gjuhashqipe.com/albanologjiprintversion…).

– Synimi i Komisisë Letrare Shqipe ishte përpjekja për afrimin e dialekteve me qëllim që të arrihej gjuha letrare shqipe, e kjo të flitej e të shkruhej nga të gjithë shqiptarët;

– KLSH e zhvilloi veprimtarinë e vet në luftë të papajtueshme me pikëpamjet e ngushta lokaliste. Ndërsa sot, njëqind vjet më pas, disa qarqe gjuhëtarësh e pseudogjuhëtarësh, paradoksalisht, këllasin bajraktarizmin dhe krahinën në gjuhë edhe aty ku nuk do të duhej ta qasnim – në dezintegrimin tonë gjuhësor e kombëtar;

– Koha që ka ndërmjetësuar që nga KLSH e deri te Kongresi i Drejtshkrimit  ripohon se zgjidhjet e kryera në ngritjen e normës letrare të shqipes kanë qenë koherente e të drejta;

Nëndialekti i Elbasanit ishte më i kulluari nga të gjitha nëndialektet e Veriut dhe, për më tepër, më afër toskërishtes

Në një studim të tij me titull “Rreth disa çështjeve thelbësore të shqipes standarde“, (Zëri i së vërtetës”, volumi 15-të, nr. 2, 2002), prof. Shaban Demiraj thekson:

“Të gjithë jemi në dijeni se si lidhur me këtë vendim, (është fjala për vendimet e Kongresit të Drejtshkrimit), ka pasur dhe ka vërejtje të mbështetura në arsyetime të ndryshme dhe sidomos të karakterit politik, duke e lidhur marrjen e vendimit të vitit 1972 me ndikimin e pushtetit monist të asaj kohe“.

Më poshtë, duke argumentuar se përse toskërishtja u bë gjuhë standarde, ai vazhdon:

“Por, siç e kam pohuar edhe më parë, (Demiraj, 1996: 121), edhe dialekti verior mund të kishte shërbyer si bazë për shqipen standarde, natyrisht duke iu nënshtruar një procesi standardizimi, që me siguri do të kërkonte më shumë punë, për shkak të dallimeve të shumta të të folmeve të ndryshme të atij dialekti“.

Sigurisht, në këtë pikë prof. Demiraj ka plotësisht të drejtë, se, me të vërtetë, nëndialektet e veriut, duke përfshirë edhe ato të Shqipërisë së mesme, pra, nga zonat e Tiranës, Durrësit, Krujës, Laçit, Zadrimës, Shkodrës, Dibrës, Kukësit, Kosovës…janë të shumta dhe të diferencuara nga njera-tjetra, dukuri që nuk ndodhin në nëndialektet e jugut, pra, të krahinave të Lushnjës, Beratit, Vlorës, Gjirokastrës, Korçës, Çamërisë, ku dallimet janë kryesisht fonetike. Por, duhet të vihet në dukje se në përgjithësi në të gjitha vendimet e marra që nga Komisia Letrare e Shkodrës (1916) e deri në vendimet e Institutit të Studimeve Shqiptare më 1940, si bazë e gjuhës së ardhme letrare shqipe mbahej parasysh nëndialekti i Elbasanit, që ishte më i kulluari nga të gjitha nëndialektet e Veriut dhe, për më tepër, më afër toskërishtes.

Sot ka intelektualë nga Veriu ose Shqipëria e mesme, që këmbëngulin se gegërishtja duhej të ishte gjuhë standarde. Ata, për këtë qëllim, vënë në dukje se ky dialekt flitet, duke përfshirë edhe trojet shqiptare në ish-Jugosllavi, Maqedoni dhe sidomos në Kosovë, nga më shumë se tri të katërtat e popullsisë shqipfolëse, ndaj dhe do të meritonte të ishte gjuhë e njësuar. Por kjo është relative e prandaj prof. Demiraj vë në dukje:

“…Ka dhe raste të tjera që gjuha standarde e një kombi, për një arsye a një tjetër, është mbështetur në një dialekt të caktuar, folësit e të cilit nuk përbënin shumicën e kombit përkatës. Mjafton të kujtojmë këtu italishten standarde që është mbështetur në dialektin e zonës së Toskanës, ose frëngjishten standarde, që është mbështetur në variantin letrar të zonës së Parisit, ose gjermanishten standarde, që është mbështetur në variantin letrar të gjermanishtes së mesme lindore (Saksonia)” (Këllëçi).

KLSH me zgjidhjet për një gjuhë shkrimi të përbashkët që ofroi, i dha vulën më pas edhe Kongresit të drejtshkrimit të gjuhës shqipe. Hipotetikisht, edhe sot po të ishte formuar, ta zëmë, një Komisi Letrare për caktimin e bazës dialektore të shkrimit të shqipes së përbashkët, rezultati do të ishte po ai që ka dhënë KLSH një shekull më përpara. E po kështu mund të thuhet edhe për Kongresin e drejtshkrimit të gjuhës shqipe, i cili jo vetëm që nuk ndryshon në thelb nga KLSH, por është binom i KLSH.

Si përfundim, Kongresi i drejtshkrimit të gjuhës shqipe (1972) nuk është produkt i “regjimit dirigjist”, ai i ka rrënjët te Komisia Letrare Shqipe e Shkodrës, e përtej kësaj te koineja letrare e toskërishtes dhe te baza dialektore e arealit të shqipes qendrore.

Nga Qemal Murati

Bibliografia

Bajçinca 1989 = Bajçinca, Isa, Konsulta gjuhësore e Prishtinës dhe njësimi i shqipes letrare,  Seminari i Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare, Universiteti i Prishtinës – Fakulteti Filologjik, Prishtinë, 1989.

Beci 1974 = Beci, Bahri, Rreth parimit tradicional-historik në drejtshkrimin e shqipes, “Kongresi i drejtshkrimit të gjuhës shqipe, 20-25 nëntor 1972, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 1974).

Çeliku 1968 = Çeliku, Mehmet, Mbi grupimin e të folmeve të gegërishtes jugore dhe mbi disa tipare të tyre, në “SF” 3, 1968.

Këlliçi =  Këlliçi, Skifter, Si u bë toskërishtja gjuhë standarte? (publikim në internet).

Klosi 2010 = Klosi, Ardian, I dashuruar me Ballkanin: Gustav Ëeigand në 80-vjetorin e vdekjes, Shekulli, 2010.

Myrta 2014 = Myrta, Manola, Në gjurmë të elbasanishtes letrare, Doktoratë për mbrojtjen e gradës shkencore “doktor”, Universiteti i Tiranës – Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë – Departamenti i Gjuhës Shqipe,  Tiranë, 2014.

Nahtigal 2015 = Nahtigal, Rajko, Për një gjuhë të përbashkët letrare shqipe, ASHAK, Prishtinë, 2015.

Shefqet Deliallisi, Pse u injorua dialekti i Elbasanit?, faqe në internet, 2014).

Ziberci 2015 = Ziberci, Paul, Shqipëria dhe shqiptarët, Botimet Plejad, 2015