Sopranoja shqiptare Migena Gjata hap shkollën e saj të kantos në Duseldorf

E martë, 16 Prill, 2024

Për publikun shqiptar më shumë e njohur është motra e saj Elvana Gjata, por Migena Gjata ka një karrierë të suksesshme në skenat operistike gjermane.

E vendosur në Gjermani me shumë se një dekadë më parë Gjata ka njoftuar se pas një pune të gjatë më në fund ka bërë të mundur hapjen e një shkolle muzike në Duseldorf. Një vend ku sopranoja shqiptare shpreson të ndaje me nxënësit përvojën e saj si soprano.

“Kam punuar për këtë projekt gjatë 15 viteve të fundit. Në këtë rrugëtim artistik dhe arsimor, unë kam qenë i shoqëruar nga një grup njerëzish; mësues, muzikantë, kolegë, miq dhe familjarë, ndaj të cilëve dëshiroj të falënderoj.

Mirënjohje për të gjithë profesorët dhe mësuesit e mi në Universitetet e Muzikës shqiptare, italiane dhe gjermane, me të cilët pata privilegjin të punoja, ata më frymëzuan dhe inkurajuan; më mësuan parimet themelore të të kuptuarit të muzikës dhe të kënduarit” shkruan në rrjetete sociale Gjata.

Gjata e nisi rrugëtimin e saj në Tiranë në moshën 13 vjeçare kur filloi të merrte mësimet e para në muzikë. Më pas në liceun “Jordan Misja” e në Fakultetin e Arteve nën mentorimin e Prof. Suzana Frashërit, ajo u formësua më tej si artiste, ku puna e palodhur dhe talenti i hapën dyert për të studiuar në Universitetin e Arteve në Essen. Në klasën e Prof. Rachel Robins ajo u diplomua me rezultate maksimale dhe si rrjedhim fitoi bursën “Cläre und Alfred Pott Stiftung” që financoi studimet e saj.