A ka ndryshuar virusi? Flet mjeku shqiptar në Milano

E martë, 23 Prill, 2024

Italia ishte vendi i parë në Europë që u godit nga një vale e madhe e të infektuarve nga Covid-19 dhe shifrat ishin alarmante.

Momentalisht situata është drejt normalizimit ku nga 261000 të prekur, rastet aktive janë vetëm 19700.

Doktor Albert Troci, mjek në Milano, foli mëngjesin e sotëm në A2 për situatën aktuale nga koronavirusi në Itali. Ai u shpreh se virusi nuk ka ndryshuar, por është ulur mosha e të prekurve dhe kjo ka bërë që numri i personave në terapi intensive të jetë më i ulët.

“Italia, mbas pikut fillestar, është ndër vendet që ka një situatë të mirë. Ka pasur një luhatje të shifrave gjatë ditëve të fundit dhe kjo është parë si e ardhur nga pushuesit që importuan rastet e reja. Megjithatë, situata në Itali është e qetë. Ne shohim se pacientët në terapi intensive e vënë sistemin në vështirësi, por tani kemi vetëm 50-60 persona të shtruar në terapi intensive. Kjo nuk do të thotë se virusi ka pësuar mutacion, pasi në studime të mëdha virusi rezulton të jetë stabël dhe kjo është pozitive për vaksinën. Aktualisht është ulur mosha e personave të prekur. Kjo mund të jetë një arsye e uljes së personave të shtruar në spital dhe ulje rrjedhimisht të vdekshmërisë”, u shpreh Troci.

Më tej, Troci thekson se situata tashmë ka ndryshuar ndjeshëm, pasi ka më shumë informacione për virusin. “Ne nuk jemi më të papërgatitur si më parë. Puna në terren është përforcuar shumë, kur në fillim ishte problemi më i madh. Tashmë ne dimë shumë gjera për virusin. Mënyra e trajtimit tashmë ka ndryshuar. Në fillim u kryen shumë prova, ndërsa tashmë e dimë çfarë duhet të përdorim. Kjo është një gjë shumë e rëndësishme”.

Sa i përket vaksinës italiane, e cila ka nisur tashmë testimet, mjeku shqiptar u shpreh: “Vaksina është në fazën e parë klinike dhe besohet se nga janari mund të kryhet faza finale. Janë 4 mijë vullnetarë në Itali për ta provuar këtë vaksinë. Besoj se brenda dy muajsh mund të arrijnë në rezultate domethënëse”.

Mjeku shqiptar në Milano foli edhe për situatën aktuale nga koronavirusi në Shqipëri. “Kohët e fundit, numrat janë shumë të lartë. Duke pasur parasysh që në rreth 800 tampone që bëhen në ditë, 150 rezultojnë pozitivë, kjo do të thotë se numri real i pozitivitetit është shumë më i lartë. Kjo është si ajo puna e peshkimit, nëse kam një rrjetë 5 metra kap 5 peshq dhe nëse kam një rrjetë 2 kilometra kap më shumë peshq. Kjo do të thotë se mundësia e testimit dhe kapaciteti rritet në Shqipëri do të rritej edhe pozitiviteti”.