SHBA / Ndahet nga jeta Arqipeshkëvi arbëresh John De Meis

E mërkurë, 24 Prill, 2024

Arbëreshët e emigruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mbajtur të gjalla zakonet e vendit të origjinës e kryesisht ritin e tyre fetar. Aktivitetet fetare dhe liturgjitë e mbajtura me praninë e të gjithë bashkëkombasve, kanë ndikuar që lidhjet me klerikët të jenë të forta dhe me ndikim në komunitet. Humbja e secilit prej tyre është humbje për komunitetin.

E tillë është edhe ndarja nga jeta e Arqipeshkëvit John De Meis, në Staten Island në New York, që është pritur me pikëllim nga arbëreshët e tjerë me banim në këtë zonë të SHBA.

De Meis, sipas të njohurve të tij, nuk e harroi kurrë origjinën e tij prej gjakut të Arbërit. Në të gjitha dekorimet në shtëpinë e tij në Staten Island, mbizotëron Shqiponja Arbërore.

Si shumica e klerikëve arbëreshë, përveç detyrimeve të përditshme, edhe De Meis ushtronte aktivitet bamirësie gjithashtu. Ishte një ndër miqtë më të afërt të Marko Kepit, presidentit të shoqatës Rrënjët Shqiptare (Albanian Roots) dhe kandidat për në Ansamblenë e New York-ut, i cili edhe ka bërë publik lajmin e ndarjes nga jeta të De Meis.