Armando Broja huazohet tek Vitese: Klubi ideal për të nisur fluturimin

E premte, 19 Prill, 2024

Armando Broja sot i është bashkuar skuadrës holandeze të Vitesse për të luajtur me të gjatë sezonit 2020-2021. Sulmuesi 18-vjeçar shqiptar nënshkroi kontratën e tij të parë profesionale me Chelsea në janar dhe ka qenë pjesë e moshave të bluve të Londrës që në moshën 8 vjeç. Performancat mbresëlënëse me akademinë e klubit e shtynë Frank Lampard ta ftonte në ekipin e parë, ku u stërvit dhe debutoi në Premier League (në “Stamford Bridge”) kundër Evertonit, në mars.

Ai është prezantuar sot te Vitesse në Hollandë, ku është huazuar për një vit. Në fjalët e para si lojtar i verdhezinjve, Broja ka thënë: “E di çfarë ka ndodhur me Mason Mount, për shembull, por edhe me Lewis Baker dhe Dominic Solanke. Personalisht e shikoj Vitesse si klubin ideal për të nisur fluturimin për lart. Dua të rritem si lojtar dhe si njeri. Dhe mbi të gjitha, dua të shënoj shumë gola. Do ta jap gjithçka për këtë fanellë”.

Ndërkohë, drejtori teknik i Vitesse, Johannes Spors, ka vlerësuar sulmuesin e ri shqiptar: “Qartësisht, Armando është një përforcim i mirëpritur për ne. Bëhet fjalë për një lojtar të gjatë, të fortë dhe që ka dëshmuar se shënon lehtësisht gola”.