Një rrjet psikologësh shqiptarë në Itali

E premte, 19 Prill, 2024

Prej 6 muajsh vepron në mjedisin e Diasporës shqiptare në Itali bërthama e një rrjeti psikologësh të afirmuar, angazhuar në grupin profesional quajtur Diaspora e Mjekëve e Psikologëve Shqiptarë në Itali. Objektiv kryesor i rrjetit është qenia e një hapësire të hapur ndarjesh të përvojave më të mira në kulturën psikologjike e fushën e kërkimeve. Përveçse profesionistë psikologë, një pjesë e madhe e partnerëve të rrjetit shënojnë mes veprimtarive edhe përvojën akademike pedagogjike e kërkimore.

Nismëtar i krijimit të rrjetit Elton Kazanxhi, një djalë nga Tirana eklektik plot pasione që punon si psikolog në Marke: përveç psikologjisë, ushtron edhe vallëzimin (me grupin e familjes së tij Iljazi), artet luftarake, ndërmjetësimin kulturor, përkthimin e mësimin e traditave artistike shqiptare. Ardhur në Pulja (rajon i Italisë së Jugut) me familjen në adoleshencën e tij të hershme në vitet ’90, diplomohet (2005) në Psikologji në Universitetin Carlo Bo’ të Urbinos. Menjëherë më pas nis të ushtrojë profesionin, duke mos braktisur qasjen formuese. Në 2016 themelon – bashkë me kolegë të tjerë – shoqatën e psikotraumatologjisë APEA (Shoqata e Psikotraumatologjisë EMDR Shqipëri), që bashkëpunon me universitete e shoqata në Shqipëri, Kosovë e Maqedoninë e Veriut. Është specializuar e vepron si trajnues në terapinë EMI (si koleget e rrjetit Eridan Këlliçi e Sema Halili), trajtuese e eventeve traumatike si abuzimet, incidentet e fatkeqësitë natyrore. Mes botimeve të tij përmendim “Kurthet e mendjes” (2018 shtëpia botuese “Plejad”), “Eye movement integration” (bashkë me kolegun Diego Ricci), “Terapia metakognitive”, “Fëmijët hiperaktiv dhe të pavëmendshëm” (bashkë me kolegun Paolo Scapellato). Është drejtues i shoqatës EMI Italy.

Një nga anëtaret me aktive të rrjetit dhe trajnuese EMI është Eridan Këlliçi, psikologe e psikoterapeute që ushtron profesionin në Romë. Ka përvojë të theksuar në trajtimin e problematikave shkollore, varësisë nga droga, shqetësimeve të personalitetit, panikut e ankthit. Ka përkthyer në shqip librin “Eye movement integration therapy” të Elton Kazanxhi e Diego Ricci.

Sema Halili është pjesa “joitaliane” e rrjetit: psikologe  me liçencë të posaçme për shëndetësi dhe psikoterapi nga Oda e Psikologëve të Maqedonisë së Veriut, magjistre e psikologjisë klinike, themeluese dhe presidente e shoqatës së psikologëve, këshilluesve dhe psikoterapeutëve  “CORTEX “ Tetovë, presidente e shoqatës “EMI North Macedonia” Tetovë dhe menaxhere e brendit EMI North Macedonia, anëtare e Rrjetit Nacional kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, ku jep mbështetje psikologjike për viktimat. Pyetur nga ne se çfarë mendon se mund të realizohet në betejën ndaj dhunës fizike e psikologjike për ta goditur si fenomen na jep një përgjgje shumë të detajuar me rekomandime për plane veprimi për t’u zbatuar prej autoriteteve: trajtim i profesionistëve të shëndetit mendor në njohjen e fenomenit, realizime sensibilizimesh publike në popullatë (seminare, shpërndarje materialesh informative, video), angazhim mediatik i profesionistëve, bashkëpunim shtet – shoqëri civile, ndërtim e fuqizim i qendrave të krizës, fuqizim i statusit ekonomik të viktimës, mirëfunksionim i ligjit. Në zgjidhjen e fenomenit “duhet të përfshihet i gjithë sistemi shtetëror, profesionistë të fushave të ndryshme por edhe e gjithë popullata sepse kjo është një zinxhir pasojash, është një sjellje që mësohet në familje dhe pastaj e njëjta bartet në shoqëri dhe përsëritet si cikël i pandërprerë. Fëmija dhunën ose e pëson ose e mëson në familje dhe pastaj ai bëhet ose dhunues potencial ose viktimë. Gjithashtu edhe edukimi patriarkal i meshkujve dhe femrave luan rol të rëndësishëm në përhapjen e këtij fenomeni, ku pabarazia gjinore e ka bazën në fëmijërinë e hershme, e cila mësohet në familje gjatë edukimit të fëmijëve me gjini të ndryshme.”

Matilda Kosta ka kryer ciklin studimor universitar e PHD (Departamenti i Psikologjisë së Zhvillimit e Socializimit) në Universitetin “La Sapienza” të Romës. Ka marrë pjesë si koordinatore dhe vlerësuese në shumë studime klinike dhe projekte të kërkimit shkencor në nivel ndërkombëtar si në Itali si në Britaninë e Madhe, me studime të botuara në revista ndërkombëtare të psikologjisë. Disa nga temat e studimeve përfshijnë mbylljen konjitive e marrjen e rreziqeve (studim botuar në revistën “Personality and Individual Differences”), ezaurimin e vetëkontrollin, përvojat jetësore e shëndetësore të emigrantëve të parregullt në Britaninë e Madhe. Psikologe e liçensuar në Itali, ku ushtron edhe profesionin si specialiste për vlerësime konjitive dhe neuropsikologjike si dhe ndërhyrje psikologjike për personat në moshën e zhvillimit të cilët vuajnë nga çrregullime neuro-zhvillimore dhe të sjelljes. Gjithashtu kryen kurse të këshillimit dhe trajnimit të prindërve si dhe takime tek grupet punuese të handikapit në mjedisin shkollor. Aktualisht po ndjek Shkollën e Psikoterapisë Psikoanalitike të Fëmijërisë, Adoleshencës dhe Familjes (AIPPI) në Romë.

Violanda Lleshaj është specializuar në Romë në psikologjinë e punës dhe organizatave me një tezë studimi krahasuese mbi vlerat e punës mes të rinjve italianë dhe atyre shqiptarë. Ndjek specializimin në psikoterapi konjitive të sjelljes me qasje të integruar (përdorim i përbashkët qasjesh të ndryshme terapeutike) dhe regjistrohet si psikologe psikoterapeute në Urdhrin e Psikologëve të Lacios. Përvojat profesionale e transferojnë në Umbria për të drejtuar një qendër që trajton problematikat e të miturve të ardhur nga familje me vështirësi psiko-socio-ekonomike. Ata janë pothuajse nga të gjithë kontinentet  dhe Violanda  na tregon se njohja e të tjerëve në një realitet shumëkombësh përbën një faktor pasurues që rrëzon barrierat e paragjykimeve ose stereotipeve. Na rrëfen: “Në qendrën që drejtoj mundohemi të ndihmojmë familjet e të miturve duke synuar fort edhe në fuqizimin e tyre psikologjik. Personalisht synoj shumë tek fuqia formuese e studimit si çelës i suksesit të ardhshëm të të miturit, që në këtë mënyrë shpagohet pozitivisht ndaj kushteve të vështira fillestare të jetës. Ndaj kur një e re shqiptare (që sapo ka mbushur moshën madhore në këtë rast dhe ndjekur prej nesh për shumë vite) matet me idenë dhe dëshirën e universitetit është motiv  krenarie për të ndjekur rrugën e hapur  dhe për të përmirësuar trajtimet e ofruara në qendër.” Paralelisht Violanda ushtron profesionin në një qendër mjekësore në Spoleto dhe është  specializuar në psikoterapinë EMDR për të cilën pohon se do të donte ta shtrinte përhapjen e saj në Shqipëri, teksa po bashkëpunon edhe për zhvillimin e një komuniteti humanitar në Tanzani.

Edvaldo Begotaraj është diplomuar në Psikologji në Universitetin La Sapienza të Romës. Gjatë periudhës 2016-2019 ndjek studimet e ciklit të tretë ku mbron me vlerësim të lartë disertacionin e paraqitur në kërkim të gradës shkencore PhD pranë Departamentit të Psikologjisë Klinike dhe Dinamike të Universitetit La Sapienza. Ka një përvojë 10-vjeçare në mësimdhënie në Shqipëri, Itali e Zvicër si dhe është i angazhuar në kërkimin shkencor me artikuj të indeksuar në Scopus, kapituj e referate në konferenca ndërkombëtare. Specialist i barazisë gjinore prej 2010, psikolog i liçensuar në Itali prej 2019, ka kryer trajnime në disa vende të BE-së, kërkime  semestrale në Zvicër si dhe është revizor për revista ndërkombëtare si Health Psychology Open: Sage Journals. E pyesim nëse psikologët e formuar akademikisht e profesionalisht jashtë Shqipërisë mund të japin një vlerë të shtuar në atdhe dhe na jep një përgjigje pozitive: “Vlera e shtuar qendron, së pari, në faktin se një psikolog që vjen nga jashtë Shqipërisë njeh dy botëkuptime, atë shqiptar, të cilin e ka perjetuar në periudhën para largimit nga Shqipëria dhe atë të dytin, të huajin, të cilin e ka pervetësuar gjatë qendrimit jashtë vendit. Fryma e huaj që sjellin specialistët e psikologjisë nga jashtë vendit patjetër që çon në përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies, komunikimit, qasjes pedagogjike, modelit relacional të përvetësuar në mjedise universitare të huaja si dhe hulumtimit shkencor.”

Zamira Dine është diplomuar në psikologjinë klinike e shëndetësore në Universitetin e Firences dhe specializuar në psikoterapi analitike transaksionale në Piza. Ushtron profesionin në Piza e Luka.

Elioda Axhi, diplomuar për psikologji në Firence e specializuar në psikotraumatologji, psikoterapeute dhe terapeute EMDR, punon si specialiste e lirë në zonën e Milanos dhe bashkëpunon me një qendër mjekësie.

Nertila Sulollari është specialiste në trajtimin e hidhërimeve e zive në bashkëpunim me shoqatën “Grief & Growth Therapy”. Psikoterapeute e terapeute EMDR, ushtron profesionin në Romë.

Bashkëpunojnë me rrjetin edhe Ivana Thano (psikologe zhvillimore), Eriselda Basha (psikologe klinike), Alma Mujaxhi, Arsida Hana, Greta Tuci, Denita Bace.

Rrjeti ka lindur njëkohësisht me nisjen e krizës së shkaktuar nga pandemia Covid-19, zhvillim që nxiti disa aktivitete të tij sensibilizuese si përshtatja e botimi online në shqip i këshillave të OBSH (Organizata Botërore e Shëndetësisë) mbi përballimin e stresit, udhëzimeve për skuadrat e shpëtimit e mbështetjen psikologjike, shpërndarjen e pyetësorëve kërkimorë mbi efektet psikologjike të karantinimit e njohjen e teknikave psikologjike ndërkombëtare.