Greqia merr vendimin, do të njohë pasaportat e skaduara deri në fund të vitit

E martë, 23 Prill, 2024

Rinovimi i lejeve të qëndrimit dhe çdo procedure legalizimi dokumentash do të kryhet me pasaportat e skaduara, deri në 31 dhjetor 2020.

Ministria e Brendshme e Greqisë ka reaguar pozitivisht ndaj kërkesës së komunitetit shqiptar në Greqi, përmes ndërmjetësit ndërkulturor në Administratën e Decentralizuar të Athinës, Fatos Malaj. Me një qarkore të datës 5 gusht 2020, zyrat për shërbimin e emigrantëve udhëzohen të zhvillojnë normalisht procesin e legalizimit, të rinovimit të lejeve të qëndrimit apo pajisjes me vërtetimet e aplikimit, duke pranuar si dokument i vlefshëm udhëtimi pasaportat që skadojnë brenda vitit 2020.

Sipas qarkores, në vendim përfshihen shtetasit shqiptarë që janë pajisur me leje qëndrimi sipas dispozitave të ligjit 4251/2014.

Vendimi është një lehtësim shtesë për emigrantët shqiptarë në Greqi, pas shtyrjes së afatit të lejeve të qëndrimit dhe vërtetimeve të rinovimit, gjithashtu deri në fund të vitit.

Rinovimi i pasaportave është kthyer në një makth të vërtet, pas fluksit të lartë në konsullatat e Athinës e Selanikut, shkaktuar si nga numri i madh i aplikantëve, ashtu dhe nga lockdoën thuajse dy-mujorë në vend.

Ndërkohë që vendimi i shtetit shqiptar për shtyrje të pasaportave biometrike deri në fund të 2020 nuk është adoptuar akoma në organet e tjera institucionale të Greqisë, duke penguar kryerjen e procedurave të tjera rutinë, si tatimore, transaksione bankare, madje edhe ato edukative e shkollore, për të rinjtë.

Në këtë aspekt, komuniteti shqiptar në Greqi është në pritje të një reagimi zyrtar unanim përkundrejt vendimit të qeverisë shqiptare, për shtyrjen e afatit të skadimit të pasaportave, deri në 31 dhjetor 2020.