Kakavijë / Kalojnë të gjitha makinat, nga sot rregullat e reja

E premte, 26 Prill, 2024

Ngërçi në Kakavijë ka marrë fund. Pak minuta pas mesnate kanë kaluar përtej kufirit të gjitha makinat që prisnin në radhë kilometrike. Kjo u bë e mundur dhe falë dakordësisë së gjetur me palën greke që pika doganore të punonte dhe gjatë natës.

Duke filluar nga sot, e hënë 17 gusht, qytetarët që duan të kalojnë për në Greqi duhet t’i nënshtrohen rregullave të reja anti-Covid-19 të vendosura nga shteti grek.

Çdokush duhet të ketë me vete, certifikatën e kryerjes së testit COVID-19, jo më vonë së 72 orë nga dita e udhëtimit dhe rezultati të jetë negativ, testimi të jetë bërë nga autoriteti shtetëror (Instituti i Shëndetësisë) ose nga çdo spital apo klinikë e certifikuar dhe e njohur nga shteti ndërsa certifikata të përmbajë të dhënat personale të personit, numrin e pasaportës ose të kartës greke, rezultatin negativ të testit, emrin e Institucionit ku është kryer testimi, adresën, numrin e telefonit, si dhe të jetë e përkthyer në gjuhën angleze.

Pasi kaluan të gjitha makinat në doganë, pati edhe një reagim në Facebook nga kryeministri Edi Rama i cili falenderonte këdo që kishte kontribuar në zgjidhjen e këtij ngërçi.

“FALEMINDERIT të gjithë atyre që kontribuan për zgjidhjen e ngërçit të rëndë në pikën kufitare të Kakavisë; qytetarëve në radhë të parë, që në shumicën dërrmuese patën mirëkuptim e durim megjithë hallin e madh; Emergjencave Civile, forcave të ushtrisë e të policisë, trupës së Urgjencës Shëndetësore dhe strukturave vendore, që u gjendën pranë njerëzve me përkushtim e pa orar; të gjithë atyre në vendin fqinj që u përfshinë pa rezervë në përpjekjen për ta lehtësuar situatën, në kushtet kur regjimi i ri kufitar e bënte punën për zgjidhjen e saj tejet të vështirë.

U uroj nga zemra një qetësim sa më të shpejtë dhe rifillim normal të jetës së përditshme, të gjithë bashkëqytetarëve që e hoqën atë siklet të madh dhe u lutem të tjerëve në vijim, të ndjekin me vëmendje kriteret e përcaktuara në shtetin fqinj për kalimin e kufirit, e të mos nisen pa u siguruar se mund ta kalojnë kufirin pa siklete të ngjashme.

Rrugë të mbarë udhëtarëve të fundit dhe ruani veten e të tjerët nga virusi i rrezikshëm Covid19”, shkruan Rama.