Gjermani / Eda Zari: Të kënduarit për mua është forma më e ëmbël e emrit “Liri“

E premte, 29 Mars, 2024

Eda Zari, e njohur si këngëtare Jazz-i ka hyrë tashmë në kategorinë e shqiptarëve të famshëm përtej kufijve të Shqipërisë dhe Gjermanisë. Ajo ka realizuar gati dhjetë albume muzikore Klasik-Jasz, Pop-Soul dhe World Muzik duke fituar disa çmime shqiptare dhe ndërkombëtare.

Po kush është Eda Zari, e cila mban statusin e Ambasadores së Kulturës së Shqipërisë në Gjermani.

Ajo lindi më 21 nëntor 1971, në Tiranë, bijë e një oficeri (inxhinier për automjetet e blinduara dhe specialist tankesh dhe diagaçash) me prejardhje nga Familja e Dukëve dhe Gjinalve të Tiranës, dhe e një rrobaqepseje me origjinë nga Përmeti. Pasi përfundoi maturën në Liceun Artistik “Jordan Misja“ në Tiranë (1988) dega Kanto, në vitin 1990 detyrohet të lë vendlindjen e saj, pas dramës politike tragjike që pësoi familja e saj. Më 3 shkurt të vitit 1990, regjimi komunist vrau në kufi, piktorin Ilirjan Zari, si dhe dënoi me izolim në psikiatrinë e Elbasanit vëllain e dytë të Edës, kitaristin Agim Zari, i cili bashkë me Ilirin tentuan të kalonin kufirin. Persekutimi i ashpër i regjimit, degradoi harmoninë e familjes Zari, bëri që familja si dhe vetë Eda, të ndjeheshin jashtë shoqërisë socialiste, pa patur asnjë shanc për të ardhmen.

Në vjeshtë të 1990, Eda emigron në Düsseldorf të Gjermanisë (atë kohë Gjermania Federale). 1991-1993 Zari ritrajnohet vokalisht nga Kapellmeisteri i operës së Këlnit për konkursin e pranimit në një ndër konservatorët më prestigjoz të Evropës – Hochschule für Musik und Teater, në Këln. Në vitin 1994 Eda nis studimet në degën e Kantos titulluar – “Künstlerische Ausbildung für Opergesang“ në klasën e Prof. Usselmann Kock, si dhe degë të dytë primare Dramaturgji në klasën e Prof. Albrecht. Në vitin 2000 ajo diplomohet si këngëtare operistike: “Staatlich geprüfte Opersängerin“ me kurorëzimin e “Konzert Exame“ – Master! Gjate kësaj kohe potenciali vokal i saj e ngre Eda Zarin si soliste në projekte të ndryshme duke përfshirë: Opera, Musical, Opereta dhe shumë prezantime recitale të formes koncertale me formacione Orkestrale, WDR – Rundfunk Orchestra (West German Radio), orkestra e dhomes Dresden, WDR TV. etj.

Në vitin 1997, Eda Zari kontraktohet nga shtëpia diskografike gjermane “Laika“, për realizimin e albumit të parë të saj “ The Art of Time“ në stilin Jazz, me pianistin dhe kompozitorin gjerman Mark Joggerst. Albumi del në tregun ndërkombëtar. Jo shumë kohë më pas në 1998 Zari është fituese e Çmimit të Parë në – European Jazz Contest 22 Getxo – Bilbao / Spain.

Eda është mjaft e kërkuar për shumë aktivitete e projekte internacionale. Ajo tashme ka realizuar nëntë albume me diverse stilesh muzikore klasik-jazz, pop-soul, dhe world music, ku nuk mund të lihen pa përmendur bashkëpunimet me grupe dhe artistë të mirënjohur të skenës internacionale. Performanca e artistes kanë zënë vend në festivale dhe skena të ndryshme internacionale e prestigjoze si: Prezantimi i saj ne Filharmonine e Këlnit tek MusikTrionale Intern. Eda është soliste në realizimin e një sërë kollanash zanore të shume filmave serial televizivë të stacioneve me prestigjioze Gjermane (prezantuar WDR, RTL, ARTE) etjer si dhe veçojmë albumin “EJA” si kollona zanore që prezantonte zyrtarisht Pavionin Shqiptar përgjatë pesë muajve në Panairin Botëror “EXPO 2000” Hannover/Gjermani.

“Në të kënduarin e Eda Zarit, ose të kënduarit Zarian, ka disa elementë krucialë si: dritë, përjetim poetik, një shumësi artesh, muzikë dhe civilizime të ndërthurura plazmuar nga muzika. Të gjitha këto tipare në antikitet i kishte vetëm një perëndi, Apoloni, ndaj pa mëdyshje parapëlqej që të kënduarit Zarian ta identifikoj me një fjalë, si “apolonizëm” muzikor në mileniumin e tretë! Spiritus ubi vult spirat.(Shpirti fluturon ku të dojë…)”, shkruan për këngëtaren, Profesor Përparim Kabo. Për të gjitha këto arritje në rrugën e saj si artiste, Eda i është mirënjohës talentit që e ka burimin nga familja e saj, dinastia Lela nga Përmeti, që e bën atë të ndjehet edhe më krenare.

Eda Zari ka përkrahur dhe ndihmuar iniciativat e shumë institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare me mision humanitar, duke organizuar koncerte humanitare (ndër të tjera) për fëmijët jetim në Kosovë, fëmijët me Leukemi, për pacientët H.I.V. positiv etj. Prej vitit 2013, ajo është aktiviste në mbrojtje të natyrës shqiptare. Së bashku me kolegë të saj si Elina Duni, janë iniciatorë të një sërë koncerteve në formë proteste në mbrojtje të lumenjve të Shqipërisë me kauzën; “Mos ma prek Valbonën“, “Jo, importit të mbetjeve në Shqipëri“, koncerte sensibilizues në mbrojtje të lumit Vjosa etj. Në 2018 Eda Zari dhe Elina Duni kompozojnë protest-këngën “Lum Lumi i Lirë“.