Zvicër/ Ermira Lefort, artistja që bën sallat e koncerteve të këndojnë shqip

E martë, 23 Prill, 2024

Pianistja shqiptare Ermira Zyrakja-Lefort, prej vitesh kontribuon dhe afirmon kulturën shqiptare në Zvicër përmes pianos.

Me pasionin e saj për profesionin, ka bërë që sallat e koncerteve zvicerane të luajnë me piano e të këndojnë shqip.

Që në moshën gjashtëvjeçare ka filluar studimet për piano në Tiranë, për të ecur gjithnjë e sigurt në rrugën e karrierës së saj, tashmë prej pesë dekadash. Ermira Zyrakja – Lefort, prej vitesh jeton dhe punon në Gjenevë.

Ajo është diplomuar me sukses në konservatorin superior të Tiranës, për piano soliste, ku ka ushtruar edhe detyrën e pedagoges dhe pianistes shoqëruese.

Në moshën 14-vjeçare ka filluar të ngjitet në shkallët e karrierës me çmimin e fituar në Konkursin Mbarëkombëtar për të Rinj në Radio Televizionin Shqiptar.

Falë punës së madhe filluan t’i hapen dyert e sallave më prestigjioze të koncerteve. Sallat e këtij qyteti muzikal, sot e dy dekada me radhë mbushen nga publiku, teksa Ermira Lefort, luan me piano veprat e kompozitorëve më të njohur botërorë si ato të Bethovenit, Vivaldit, Hajdenit , Mozartit e të tjera.

Një grua shqiptare elegante, në dukje e heshtur dhe me një buzëqeshje dashamirësie për publikun, s’ka si të mos e magjepsë edhe spektatorin më të tërhequr ndaj muzikës klasike. Si e tillë ka arritur të shfaqë shumë koncerte me muzikë klasike solo, por edhe me artistë të tjerë në shumë shtete si në Francë, Angli, Greqi, Irlandë, Slloveni, Kroaci, ShBA etj. Një punë të madhe bënë me federatën e tre konservatorëve në Gjenevë dhe përgatitjen në Piano për nxënësit në kolegje. Ermira Lefort, po ashtu, ka marrë pjesë në Kongresin Evropian të Pianistëve të mbajtur në Qipro, në koncertin studimor mbi veprat e kompozitorëve shqiptarë për piano.

Znj.Zyrakja – Lefort, është artistja e parë që ka publikuar CD me vepra për piano të kompozitorëve shqiptarë, me titull “E jona muzikë”, projekt ky i vlerësuar mjaft, sidomos në Boston si dhe nga kritika franceze.

Krahas punës pedagogjike me nxënës për piano, Ermira që në ditët e para të vendosjes në Gjenevë ka qenë pjesë e pandarë e të gjitha eventeve kulturore e me karakter kombëtar të komunitetit shqiptar në Zvicër. Ndonëse e angazhuar tej mase me prezantimin e artit klasik, ka marrë kontakt me shoqatat ekzistuese shqiptare. Ishte kënga dhe pianoja e Ermirës e cila për shtatë vjet rresht realizoi projektin “Rinia kontakt”, i cili kishte për objektiv integrimin me anë të muzikës përmes pianos dhe këngës.

Pavarësisht angazhimeve të shumta profesionale, Ermira Lefort ka mbështetur pa hezitim koncerte, mbrëmje letrare dhe muzikore, ekspozita pamore, aktivitete përkujtimore për heronjtë dhe figurat

Për punën e madhe profesionale dhe angazhimin e saj në fushën e artit dhe të kulturës, Ermira është vlerësuar disa herë me çmime prestigjioze. Komuniteti shqiptar në Zvicër e sidomos ai i Gjenevës, janë krenarë që kanë në gjirin e tyre një shqiptare e cila i përfaqëson denjësisht ata ne skenat vendase e ato ndërkombëtare.