15-vjeçarja nga Kosova mes 16 basketbollisteve më të mira në Europë

E shtunë, 20 Prill, 2024

15-vjeçare, basketbollistja kosovare, Astera Tuhina e cila luan në Spanjë, është listuar në 16-shen e FIBA-s, ( International Basketball Federation) si një ndër basketbollistet më premtuese në Kampionatin Evropian U-16.

Në rrëfimin e saj, për Express të KTV-së, Astera foli për përvojën e saj, tashmë tre vjeçare në Spanjë.

Sipas saj, në Kosovë është lënë prapa liga e femrave, andaj edhe basketbollistet kosovare nuk shohin perspektivë në vendin e tyre.

Për këtë arsye, ato janë gjithnjë në kërkim të mundësive më të mira jashtë vendit.

Agjenti i talenteve Paul Nilsen, në një shkrim në lidhje me anulimin e FIBA Kampiontave Evropiane të të Rinjve për shkak të Covid-19, e ka përqendruar vëmendjen te basketbolli i femrave, ku ka evidentuar basketbollistja e Kosovës, Astera Tuhina.

“Driblim me dorën e majtë, pastaj me të djathtën, shënim për dy pikë me tabelë, gjuajtje mjaft precize për tre pikë, vizion dhe gjallëri të mrekullueshme në parket që çdoherë të sjellë buzëqeshje në fytyrë kur e shikon duke luajtur, Tuhina i ngërthen të gjjtha në një dhe është kënaqësi e madhe për ta parë. Ajo është edhe mjaft e guximshme dhe vitin e kaluar kur mori pjesë në FIBA Kampionatin Evropian ​​U20 për Femra dhe luajti kundër lojtarëve që ishin 4-5 vjet më të mëdha në moshë, me mjaft meritë pati vlerësime të shkëlqyeshme. Ajo është shpresa e madhe e Kosovës, si një nga shtetet më të reja të basketbollit që mundohet të fitojë një vend në hartën sportive”, shkruan ndër të tjera në faqen e FIBA-s ai.