Ndahet nga jeta një nga pionierët e Cirkut shqiptar, Kosta Papanikolla

E enjte, 18 Prill, 2024

Kosta Papanikolla, i njohur me pseudonimin siç e thërrisnin të gjithë kolegët “Daja” i takon brezit të themeluesve të Cirkut në Shqipëri. Bashkë me të madhin Telat Agolli ata hodhën themelet e këtij arti duke bërë për vete publikun shqiptar përmes shfaqjeve të shumta mjaft profesioniste në nivel të lartë edhe ndërkombëtar. Papanikolla është shquar për nivel të lartë interpretimi të numrave akrobatikë, në zhanre të ndryshme të cirkut. Cirku Shqiptar me artistë të tillë si Kosta u bënë  një pjesë e pandarë e cirkut botëror. Në vitin 1959  këta artistë me në krye të madhin Telat Agolli realizuan një shfaqje të plotë cirku të titulluar “Shkopi Magjik” duke e kthyer këtë moment  edhe me krijimin zyrtarisht te Cirkut Shqiptar, një pjesë e rëndësishme dhe me vlerë e kulturës dhe artit tonë kombëtar.

Por kush ishte Kosta Papanikolla?

Ai lindi në Elbasan më 11 maj 1932. Njohja me Telat Agollin gjatë kryerjes së shërbimit ushtarak në vitin 1951 ndikoi që ai të lidhet përjetësisht me artin  e cirkut. U stërvit me grupin e akrobatëve të drejtuar nga Belul Hatibi dhe konkurroi për të marrë pjesë në shfaqjen e parë të Estradës së Shtetit në vitin 1952. Në vitin 1954 u emërua si akrobat definitiv në këtë Estradë ku punoi me pasion, dashuri dhe guxim për të arritur  një nivel të lartë artistik para publikut.

Gjatë karrierës së tij artistike, Kosta Papanikolla u aktivizua dhe debutoi në disa profile të cirkut duke realizuar numra xhonglerimi, numra ekuilibri me trungje, me bambu dhe shkallë, numra në ajër, numra si prestigjiator etj. Ka kryer specializimin njëvjeçar në Kinë në vitet 1975-1976. Ka kryer arsimin e lartë  profesional në Institutin e Kulturës fizike “Vojo Kushi”. Me përvojën e tij ai dha një kontribut të madh  si mësues në Studion e parë të fëmijëve të ngritur në Cirk në vitet 1976-1980 duke  përgatitur një brez të rinj të talentuar në këtë lloj arti. Madje në shfaqjen e parë “Shpërthime rinore” ai ishte udhëheqës artistik. Është dekoruar me urdhrin “Naim Frashëri” i Klasit të parë dhe të dytë. Deri kur doli në pension (1983) ai ishte pjesëmarrës në të gjitha premierat e realizuara nga stafi. Por “Daja” do vazhdonte të kontribuonte në aspektin pedagogjik edhe në pension me përgatitjen e të rinjve të këtij arti. Pas vitit 1990 ai u vendos me familjen në qytetin e Udines në Itali. Artisti Papanikolla ishte babai i tre vajzave dhe gjysh i disa nipërve e mbesave.

Artisti Papanikolla do të kujtohet nga artdashësit e Cirkut të Shqipërisë dhe nga të gjithë kolegët që patën fatin të punonin me të si një njeri i i dobishëm në shoqëri dhe mjaft i gjindshëm për çdo situatë.  “Daja” i Cirkut ështe mjaft i butë si tip dhe plot humor, buzëgaz dhe plot fisnikëri.