Shqiptarët në Odesë

E premte, 29 Mars, 2024
E premte, 29 Mars, 2024

Shqiptarët në Odesë

Diaspora shqiptare ka pasur një qendër të rëndësishme dhe në Odesë. Shqiptarët ishin vendosur që në fillimet e themelimit të qytetit, ku shërbenin si mercenarë dhe tregtarë të vegjël, të njohur si me emrin arnautë. Në mes të shekullit të XIX ‘ , drejt Odesës pati një rrymë emigrimi nga shqiptarë ortodoksë nga Korça, Përmeti e Kolonja.

Qyteti i Odesës, ishte nje qytet kozmopolit ku gjendeshin te gjitha popullsite. Ne vitet 1823-1824, aty ishte i internuar shkrimtari i madh rus Pushkin qe shkruajti se “ajri eshte i mbushur me Europë” . Në Odesë ka dy rruge, Arnauti i vogel dhe Arnauti i madh, te cilat sot quhen ulica albanske dhe që dëshmojnë praninë shqiptare në këtë qendër të madhe urbane të Mesdheut.

Fan Noli ne 1911 predikoi shqip ne Odese në Kishën e Trinitisë së Shenjtë ose Shën Triadhës. Ajo ndodhej mes pazarit dhe rrugës Arnauti i Madh ne Ekaterinskaya 67.Pas revolucionit bolshevik te vitit 1917 dhe rënies se Odesës nën sundimin bolshevik në 1920 dhe zisë së bukës në 1922, fillon gradualisht dhe pakësohet komuniteti shqiptar.

Nga komuniteti shqiptar tregtar i Odeses ka dalë shkrimtari Milto Sotir Gurra. Milto Sotir Gurra, është nga fshati Marjan i Oparit të Korçës. Pjesën më të madhe të jetës e kaloi në emigrim, duke nisur nga Odesa, Amerikë, Stamboll, Sofje dhe Konstancë. Ai ka bashkëpunuar aktivisht me shumë organe shtypi kombëtare e letrare në mërgim shpesh me pseudonimet Nomadhi, Gjon Zeza dhe D.Toçkas.

Ndërkaq, vetë qe botues apo bashkëbotues i një numri revistash të tilla si i organit politik e letrar Atdheu të Konstancës më 1912 dhe të Durrësit më 1914, i së përmuajshmes Shkëndija të Korçës më 1921, i organit satiro-humoristik Zegthi të Korçës më 1922, dhe i së përdyjavshmes Zëri i Popullit të Korçës më 1922. Në këto organe Gurra botoi tregimet e para, më të mirat e të cilave qenë shkruar gjatë viteve që jetoi në Rusi. Në vitin 1938 ai botoi librin me tregime “Plagët e kurbetit”. Një kontribut Gurra ka dhënë dhe në përkthimin e letërsisë ruse. Ai ka sjellë në shqip vepra në prozë të Turgenievit, Toltoit, Çehovit, Gorkit etj.

Nga Dorian Koci