Media italiane kritika pozitive për librin e fundit të autores Denata Ndreca

E enjte, 25 Prill, 2024

Gazeta prestigjioze italiane “Corriere della Sera” (edicioni fiorentin) i ka kushtuar një recension librit të fundit të autores shqiptare Denata Ndreca “La ragazza sul ponte Vecchio”.
Kritiku Simone Innocenti e ka titulluar shkrimin e tij “Forca e egër e një vajze në Urën e Vjetër”, pasi sipas tij poezia e saj është e egër, e mprehtë, fjala është gozhduar në faqe, sikur të ishte e vetmja mënyrë për ta ëmbëlsuar atë. Denata Ndreca, poetja shqiptare që jeton në Firence, i kushton lexuesit një libër që titullohet “La ragazza del Ponte Vecchio” (Vajza e Urës së Vjetër), e cila futet në një rrugëtim narrativ që e shndërron një ndër zërat e ri lirikë më interesantë.
“Dhe fjalët e Denatës udhëtojnë në kohë dhe hapësirë duke u shndërruar në detonatorë ndjenjash dhe idesh. Në këtë rrëfim tema mbizotëruese është dashuria, në të gjitha format dhe kujtimet, por edhe bukuritë.
Kujtesa është diçka rilevante nëse lind në Shkodër (vendlindjen e Ndrecës), Firencën e Ballkanit siç do ta quajnë shumë. Pulsi i kulturës shqiptare, mes krishtërimit dhe islamit, një qytet ky në njërën anë të trotuarit qëndron këmbana e një kishe dhe në anën tjetër minareja e një xhamie, dhe në mes shkon historia e një kombi”, shkruhet në një tjetër recensë për librin pak ditë pas publikimit të tij në qershor 2020, ku ndër të tjera janë veçuar vargjet e Ndrecës.
Noi albanesi,
emigranti senza le valige,
con un numero mai scritto
sopra le camice

(Ne shqiptarët/ emigrantë pa valixhe me një numër të pashkruar/ mbi këmishë)

Autore e tregimeve “Intorno a me” (Rreth meje), “Senza Paura” (Pa frikë), “Un faro nella nebbia” (Një far në mjegull), “Tempo Negato” (Kohë e mohuar), Denata Ndreca me publikimin e ri ngulit në fraza forcën e një narracioni të pastër. Nëpërmjet një mënyre të shprehuri të drejtpërdrejtë të duket sikur je në një realitet që është në të njëjtën kohë ëndërr, pasion, dëshirë dhe delikatesë: “Facciamo che ogi nevica/ io diventero terra/ e tu ti sdrai su di me”.
Denata Ndreca lindi në Shkodër dhe kreu atje studimet e larta. Gazetare, përkthyese dhe poete, ka botuar në Shqipëri disa vëllime poetike dhe libra për fëmijë. Veprat e saj janë vlerësuar me tituj e çmime kombëtare dhe ndërkombëtare, janë përkthyer në disa gjuhë të huaja dhe përfshirë në antologji të ndryshme letrare. Është pjesë e lidhjes së 17 akademikëve të artistëve dhe shkrimtarëve “Pergola Arte Firenze”.