Klubi “FC Kosova”, një histori futbolli shqiptar në Gjermani

E shtunë, 20 Prill, 2024

Klubi i Futbollit “FC Kosova” u formua në vitin 1999 në Köningswinter, Gjermani, duke u bërë një qendër e organizimit të komunitetit shqiptar në rrethinën e Su/Bonn.

Klubi u themelua me qëllimin e afrimit të komunitetit nëpërmjet aktiviteteve sportive, i cili përveç organizimit të turneve ka zhvilluar dhe aktivitete kulturore, mbledhje të ndihmave humanitare për shkolla, persona me nevoja të veçanta, tërmetin në Shqipëri, familjet në nevojë etj.

Klubi ka arritur suksese të shumta në fushën e lojës duke marrë pjesë në liga dhe turne të ndryshme. Planet e klubit për të ardhmen synojnë grumbullimin dhe angazhimin e të rinjve në ekip, përgatitjen e tyre profesionale dhe ngritjen e klubit në nivele më të larta sportive.
Gjatë periudhës 1999-2002 klubi ka luajtur në Kreis Liga C, Königswinter Niderdolendorf. Nga 2002-2017 klubi është transferuar në Menden Sankt Augustin, kurse gjatë sezonit 2017-2018 është transferuar dhe zhvillon ndeshjet në fushën sportive të FC. Augustin në Niederpleis.

Gjatë kësaj periudhe klubi kishte suksese të shumta, por më të rëndësishmet janë: Tri herë ishte kampion i Kreisligës C, një herë kampion i Kreisligës B, pesë herë Stadsmeister i Sankt Augustinit në futsal për seniorë dhe juniorë. Aktualisht klubi në gara përfaqësohet nga dy ekipe: njëri në Kreis Ligen B dhe tjetrin Kreis Ligën C.

Ekipi i parë në sezonin 2109/2020 është shpallur kampion dhe është ngritur në Kreis Ligen B, ku do të zhvillojë gara për të avancuar më lart. Për momentin klubi ka një personel prej rreth 70 anëtarësh, përfshirë kryesinë e klubit dhe lojtarët.

Gjatë zhvillimit të klubit, përveç lojtarëve shqiptarë, kishte lojtarë edhe të nacionaliteteve të tjera përfshirë turqit, rusët, gjermanët, marokenët, berberët, kurdët, etj. të cilët kanë dhënë kontribut në zhvillimin dhe ngritjen e klubit dhe edhe sot e kësaj dite vazhdojnë ta japin kontributin dhe potencialin e tyre në mbështetjet klubit.

Për këtë, kryesia e klubit u është mirënjohës të gjithë atyre që në çfarëdo mënyre kanë dhënë kontribut dhe vazhdojnë të japin kontribut dhe e mbështesin klubin në rrugëtimin e tij drejt të ardhmes. Ky klub, kompanitë e ndryshme, shoqatat kulturore-artistike dhe organizimet e mira të mërgimtarëve janë shembull i mirë i integrimit të qytetarëve tanë në botën perëndimore, evropiane dhe janë zë i fuqishëm i kombit e i vendit, duke përfaqësuar atë denjësisht jo vetëm në bashkësitë ku jetojnë e veprojnë, por edhe në arenën ndërkombëtare. Si popull dhe si shtet kemi nevojë që gjithmonë të kemi përfaqësues dinjitozë në prezantimin e vlerave kombëtare dhe përshtatjen e tyre me vlerat përparimtare evropiane e botërore.