Dr. Alpion mbi librin e sapobotuar ‘Nënë Tereza: Shenjtorja dhe Kombi i Saj’

E martë, 16 Prill, 2024

Sapo ka dalë në treg libri i ri i sociologut Gëzim Alpion me titull “Nënë Tereza: Shenjtorja dhe Kombi i Saj”. Në këtë libër Dr. Alpion, pedagog në Universitetin e Birmingamit, argumenton se vepra e humanistes së madhe u frymëzua nga virtyte shqiptare që ajo i mori në fëmijëri dhe rini të hershme nga familja. Në bisedë për Zërin e Amerikës, autori zbërthen të rejat që zbuloi mbi jetën dhe veprën e Nënë Terezës gjatë shkrimit të librit:

Dr. Gëzim Alpion: Në librin, “Mother Teresa: the Saint and her Nation” – “Nënë Tereza: Shenjtorja dhe Kombi i Saj,” unë ndalem në tre çështje kryesore: në aspektin personal, në aspektin shpirtëror dhe në aspektin e traditës që la pas. Në aspektin personal, edhe më parë, por tani e theksoj më tepër, është rëndësia e studimit të jetës private të Nënë Terezës, të familjes së saj dhe për herë të parë të rrënjëve të babait dhe nënës, pra Prizreni dhe Mirdita, në këtë libër kanë një rëndësi të veçantë si asnjëherë.

Në aspektin shpirtëror unë ndalem në disa momente kyçe në 18 vitet e para të Nënë Terezës në Shkup dhe veçanërisht në vdekjen e babait, por edhe në vdekjen e gjashtë personave të familjes gjatë pandemisë së gripit spanjoll. Unë argumentoj për herë të parë që vdekja ka qenë gjithmonë prezente në fëmijërinë e Nënë Terezës dhe pasi humbi njerëz kaq të afërt në këtë moshë Nënë Tereza pati atë që e quante thirrja e parë e Zotit. Në këtë vepër për herë të pare argumentoj që ky ishte edhe fillimi i natës së errët të shpirtit, një lidhje tepër e ngushtë me Krishtin, si një baba hyjnor, por edhe fillimi i dyshimeve të ekzistencës së Zotit. Gjithashtu, për herë të parë ajo shprehu dëshirën për t’u bërë murgeshë në Kalkuta.

Në kontekstin botëror Nënë Tereza i tregoi njerëzimit se ne, në atë ambicjen tonë për përfitime financiare, kemi harruar atë që është kryesore: gjithëpërfshirjen e njerëzimit dhe respektin dhe dinjitetin e njeriut. Në këtë drejtim Nënë Tereza i ka bërë një shërbim të jashtëzakonshëm njerëzimit.

Në aspektin shqiptar unë argumentoj se një personalitet si Nënë Tereza nuk lind rastësisht. Tradita nga e cila vinte Nënë Tereza, puna që bëri Nënë Tereza tregon që Nënë Tereza në vetvete është shembulli modern i atij përkushtimi, i traditës kristiane shqiptare me një gjenezë apostolike. Dihet që Shqipëria ishte ndër vendet e para, populli shqiptar, tradita iliro-shqiptare ishte ndër vendet e para që i ofroi kristianizmit shtëpi në Evropë dhe për mua kjo është e rëndësishme sepse mënyra se si Nënë Tereza ndërmori misionin e saj, si e kuptoi kristianizmin, si e kuptoi bamirësinë, shkojnë përtej perceptimeve filozofike që shqiptarët i kanë bërë kristianizmit.

Për mua Nënë Tereza është tregues tepër interesant i një tradite shpirtërore shqiptare, me kontekst pellazgo-iliro-shqiptar. Tradita ilire përpara kristianizmit është vërtetë mahnitëse në lidhje me atë tolerancën që është vetëm karakteristikë e vendeve të ndryshme të cilat mirëpresin tradita fetare, por asnjëherë nuk i bëjnë primare të karakterit të tyre kombëtar.

Në librin e ri, ju ngrini argumentin se ka tipare të caktuara kombëtare shqiptare që kanë frymëzuar veprën e Nënë Terezës. Çfarë shembujsh konkretë sillni të këtyre tipareve kombëtare shqiptare në veprën e Nënë Terezës?

Dr. Gëzim Alpion: Nënë Tereza nuk bënte asnjëherë komente për Krishtin, por fliste për Zotin. Është kjo diplomacia e Nënë Terezës që arriti të bisedonte, të ulej, të mirëpritej nga myslimanët, nga hinduistët, nga të gjitha fetë e Indisë, por gjithashtu edhe në vende të ndryshme të botës, të bënte për vete edhe njerëz të cilët nuk kanë ndonjë afrimitet me fenë. Këtë tolerancë unë e kam parë në kishën dardane, në kishën ilire. Që në fillim, nëse kishte probleme me synodet, që në vitet para të kristianizmit kur njerëzit të cilët nuk binin dakord me dualitetin e Krishtit dhe njerëz të cilët dënoheshin nga kisha, kryepeshkopët e Dardanisë dhe Ilirisë thonin ‘le të vijnë këta njerëz ta bëjnë dënimin në Iliri’. Sepse tradita kristiane në Iliri dhe në Dardani, ka një tolerancë fetare, të cilën unë e gjej të bazuar në atë tolerancën fetare, shpirtërore që ishte karakteristike e rrënjëve pellazgo-ilire.

Këto tipare të veprës së Nënë Terezës: humanizmi, zemërgjerësia, nuk janë unike për kombin shqiptar. Ka plot individë që kanë dedikuar jetën ndaj nevojtarëve; ka po ashtu shoqëri shumetnike e shumë-fetare që ekzistojnë në paqe. Çfarë provash keni zbuluar duke studiuar Nënë Terezën që në veprën e saj këto janë vërtetë tipare që ajo i mori nga kombi shqiptar dhe dallojnë nga shembuj të tjerë të humanizmit dhe bashkekzistencës shumetnike e shumë fetare?

Dr. Gëzim Alpion: Nënë Tereza pati aftësinë, që ndryshe nga fetarë qofshin kristianë, myslimanë, hinduistë e të tjerë ajo kuptoi rëndësinë e komunikimit masiv. Nënë Tereza ka pasur aftësi komunikuese, të cilat nuk mund të përfitohen nëpërmjet një diplome, ato përfitohen sepse janë aftësi të dhëna. Dhe këtë komunikim ajo e mori edhe nga babai i saj që ishte në të vërtetë kaq bamirës, poliglot, kaq i dhënë pas çështjes kombëtare, në të njëjtën kohë bënte gjëra bamirësie në Shkup. Nënë Tereza nuk mund dhe nuk është një rastësi, por duhet kohë, përkushtim dhe unë vetëm kam gërryer sipërfaqen që mund të bëjmë jo vetëm me Nënë Terezën, por edhe me personalitete të tjera, jo për t’u mburrur, por për të treguar se këto njerëz janë sinteza e vetive të një kombi të lashtë si kombi ynë.

 Nëse flasim për veti kombëtare që u reflektuan në punën e Nënë Terezës, si shpjegohet realiteti që vërehet në trojet shqiptare, ku eziston një polarizim ekonomik që po thellohet dita-ditës. Pas tërmetit në Shqipëri, ka njerëz që vazhdojnë të jetojnë në tenda, ka të tjerë që jetojnë në luks. Përse nuk shihen të reflektuara në shoqëri këto virtyte që mishëroi Nënë Tereza të ndihmës për nevojtarin, për humanizmin. Çfarë do të thoshte Nënë Tereza për këtë realitet?

Dr. Gëzim Alpion: Është gjë tjetër të flasim për tranzicionin e amullisë së 30 viteve të fundit, kur çdo shqiptar pati shpresë që ne do të ndahemi nga diktatura komuniste për të filluar me të vërtetë një proces demokratik. Duhet të ndajmë, si të thuash, kleptokracinë që ka 30 vjet që po zvetnon përkushtimin e shqiptarëve ndaj vendit të tyre, me njeriun e thjeshtë shqiptar, me shqiptarin e thjeshtë, i cili, pavarësisht gjithë këtyre peripecive është kaq atdhetar. Kur shikon ka varfëri dhe shteti në Shqipëri dhe Kosovë kanë lënë në baltë popullin shqiptar, por njeriu i thjeshtë, shqiptari, pavarësisht nga besimet fetare, ka ngelur në atë dinjitet njerëzor, i cili në këto 30 vitet e fundit, sidomos në Shqipëri, është sfiduar brenda çdo lloj norme humane. Këtij njeriu të thjeshtë, për të cilin Nënë Tereza gjithmonë pati shpresë, tek ky njeri unë shikoj vazhdimësinë e virtyteve të kombit shqiptar. Megjithëse kam qenë kritik për klasën politike, unë gjithmonë besoj tek dialogu dhe Nënë Tereza gjithmonë pati atë aftësinë për të argumentuar që gjithmonë njerëzit duhet të bisedojnë. Është për të ardhur keq që kemi një polarizim kaq të madh, por problemi është çfarë duhet të bëjmë dhe Nënë Tereza, për mendimin tim, do t’u thonte politikanëve në Shqipëri dhe Kosovë t’i thërrasin mendjes dhe të dialogojnë sepse ajo që nuk duam janë më shumë trazira dhe revolucione. Nënë Tereza ishte revolucionare, por asnjëherë nuk ishte revolucionare për shkatërrim dhe gjithë politikanët shqiptarë, të cilët e kanë kontaktuar Nënë Terezën, nuk kanë mësuar gjënë më esenciale nga kjo Nënë e Madhe, që ajo kurrë nuk u tundua nga pasuritë e kësaj bote, pasi e shikonte si gjënë më të shtrenjtë dinjitetin njerëzor dhe ne shqiptarët duhet të mësojmë të duam më shumë njëri-tjetrin dhe kjo duhet të fillojë nga istancat shtetërore sepse ka një hendek të madh ndërmjet shtetit, klasës politike dhe njeriut të thjeshtë tek i cili unë gjithmonë kam pasur dhe do të kem besim. VOA