Botohet vepra “Kujtime” e historianit Injac Zamputti

E premte, 19 Prill, 2024

Instituti Albanologjik Albnanisches, Instituti në Sant Gallen Zvicër, dhe Shtëpia Botuese “Faik Konica” në Prishtinë kanë botuar veprën “Kujtime” të historianit Injac Zamputti (1910-1998).

“Kujtimet” e Zamputtit përbëjnë një doracak të rëndësishëm rrëfimtar të shekullit XX duke filluar nga rrethimi i Shkodrës 1913 e deri tek ardhja e lirisë pas viteve 90-të. Këto “Kujtime” janë po ashtu një pamje rrëqethëse e kalvarit nëpër të cilin kanë kaluar studimet albanologjikë përgjatë sundimit të regjimit komunist, ku vetë Zamputti vuajti dhe sakrifikoi.

Injac Zamputti lindi në Shkodër më 12 shkurt 1910 dhe vdiq në Tivoli më 28 shkurt 1998. Ka qenë studiues, historian, përkthyes, etnolog, arkivist, filolog, paleograf dhe shkrimtar shqiptar me prejardhje italiane.

Puna e tij e jashtëzakonshme lidhur me transkriptimin, përkthimin dhe botimin e dokumenteve për Shqipërinë e shqiptarët ka lënë gjurmë të thella në historiografinë shqiptare. Kryevepra e tij monumentale dokumentare është botuar së pari në Tiranë para më shumë se 50-vjetësh, me titullin: “Relacionet mbi gjendjen e Shqipërisë veriore e të mesme në shekullin XVII”, vëllimi I (1610-1634) më 1963 dhe vëllimi II (1634-1650) më 1965, nga Universiteti Shtetëror i Tiranës, Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë. Injac Zamputti e nxori historinë e Shqipërisë të periudhës së sundimit të zymtë osman (shek. XVI-XVIII), duke e shndërruar atë në një seri të plotë dokumentare, unike e të munguar për këtë periudhë historike.