Itali / “Key of Montevergine” vepra monumentale e artistit shqiptar Milot

E mërkurë, 16 Shtator, 2020

“Çelësat“ e artistit italo-shqiptar Milot dëshirojnë të jenë një simbol universal i lirisë kundër sistemit të vështirë politik të shoqërisë bashkëkohore, dhe veçanërisht kundër sistemit internacional të komplikuar burokratik i cili paraqet një kufizim të madh të sistemit ndërkombëtar kapitalist.

Artisti e ka provuar në lëkurën e tij dhimbjen bashke me të afërmit e familjes, kanë qenë të etiketuar në Shqipërinë komuniste, si “Kulak”, dhe sapo mbërriti në Itali mbas shumë sakrificash (kur ai studionte në Akademinë e Brera në Milano) e gjeti veten duke u përballur me situatën e vështirë e të quajturit “emigrant”

“Në përpjekjet e mëdhaja që bëjmë çdo ditë” – shpjegon Milot – “për të realizuarëndrrat tona, pa dashur, gjejmë shumë barriera, paragjykime dhe mekanizma të një sistemi burokratik, kuështë shumë e vështirë të plotësosh ëndrrat tona. Çelësi si objekt, ka qëllimin e “hapjes”, dhe për këtë arsye paraqet mjetin për të gjetur “mënyrën” e duhur për çdo qenie njerëzore.

Në këtë shoqëri moderne të bombarduar dhe deformuar nga imazhet virtuale, të manipuluara me ccdo lloj forme, njeriu detyrohet të mos komunikojë, rrjedhimisht edhe artistët kontemporan duhet te “kërkojnë” për një identitet të ri, në përpjekje për t’i bërë njerëzit të reflektojnë e mendojnë për këtë moment të pasigurt që jetojmë sot.

“Çelesi”është thelbi i gjuhës, pragu i komunikimit, një tufë kohe dhe e mitit që na çon atje ku ne do të tregojmë tashmë nga njëra anë keqësinë e shoqërisë sonë dhe njëkohësisht aftësinë tonë për të ruajtur, madje edhe në mbledhjen e figurës kontakti teknologjik me rrënjët tona parësore. Konceptualisht ”Çelesi”, një objekt i përditshëm bëhet një mjet për të rimarrë të kaluarën e dikujt me gëzimin e së tashmes për të parë të ardhmen”.

Dimensioni filozofik i Milotitështë përfundimisht një denoncim i vërtetë i rreziqeve të shkaktuara nga humbja e vlerave njerëzore të hipnotizuara nga sistemi shtypës i jetës bashkëkohore, skena e dhimbjes dhe e dhunës, vende të ndotura nga mitologjitë mbizotëruese masive.

Presidenti i Provincës së Avellino, Avv. Domenico Biancardi, e ka ftuar artistin e njohur shqiptar Milot të realizoje veprën monumentale “Key of Montevergine”, një vepër unike në botë: një skulpturë monumentale me shume se 40 metra, që do të vendoset në hapësirën e hapur para daljes nga autostrada përballë qytetit të Avellinos si simbol i mirëseardhjes në qytetin irpin.

Skulptura do të jetë e përhershme në territorin e qytetit të Mercogliano, afër kishës famose shekullore të Montevergine qe është simbol i tolerancës në mesdhe .

Skulptura monumentale e Milotit do të vendoset në hyrjen e qytetit, një rrethrrotullim, rrethi pa fillim ose fund, sikur të simbolizojë rrethin e jetës, një rilindje të një shoqërie të lirë, të hapur për gjithçka dhe të gjithë, të hapur për dialog.

Kjo jo vetëm do të jetë skulptura me e madhe qe ka realizuar artisti shqiptar në karrierën e tij artistike, por do të jetë skulptura më e madhe e realizuar në çelik, korten në Evropë, një material që preferon prej shumë vitesh Milot. Në një moment kaq të vështirë për të gjithë botën, artisti dëshiron të japë një mesazh shprese që synon të zgjojë mendimin kolektiv të një shoqërie që kohët e fundit ka humbur vetëvlerësimin.

“Çelësi i Montevergine” vjen me një mesazh, dëshiron të jetë një “britmë” universale e respektit të ndërsjellë midis njerëzve, në mënyrë që ata të jetojnë në paqe me njëri-tjetrin dhe të mos ketë më vende të mbyllura dhe të largëta.

Artisti Milot e simbolizon jetën në një mënyrë të thjeshtë, ashtu si mesazhi që ai dëshiron të lëshojë me skulpturën e tijështë i thjeshtë:

“Hiqni frikën individuale dhe kolektive që na rrethon, kjo vepër dëshiron të jetë mbi të gjitha një mesazh pozitiv shprese, sepse të gjithë ne kemi të drejtë t’i realizojmëëndrrat tona, dhe të gjithëve duhet tu garantohet të njëjtat mundësi për te jetuar ne mënyrë dinjitoze“.

Vitet e fundit “çelësi”është bërë një emblemë referimi për Milot, një simbol i të gjitha veprave të tij, si në pikturë ashtu edhe në skulpturë, dhe në instalime të mëdha. Një vepër kaq gjigande, me e madhja realizuar deri tani në Europë, jep një mesazh të madh, një emocion shumë të fortë.

Drejtor artistik i projektit “Key of Mercogliano” është artisti Michele Stanzione.

Skulptura monumentale “Key of Montevergine” e artistit italo-shqiptar Milot do të realizohet nga “ndërmarrja Metalzurlo” në Çervinara  të Avellinos.

Inaugurimiështë caktuar për muajin tetor 2020.

Artisti italo-shqiptar, Alfred Mirashi, në art Milot jeton e punon në Firence të Italisë, i diplomuar në Akademinë e Arteve të bukura në Brera të Milanos, nga viti 2016 është emëruar profesor në Universitetin Arte&design në Jinan, Shandong, Kinë.

Në vitin 2020 është emëruar drejtor i Muzeut të Artit Modern “DODO” në Pekin.

Nga Albina Shkreli