Artisti shqiptar Jakup Ferri hap sot ekspozitë individuale në Prishtinë

E diel, 20 Prill, 2025

Artisti shqiptar Jakup Ferri hap sot ekspozitë individuale në Prishtinë. Në këtë ekspozitë, Jakupi, i cili jeton midis Hollandës dhe Kosovës, shpalos punën e tij 15 vjeçare, me piktura, vizatime dhe tapiceri.

Ekspozita do të jetë e hapur deri më 30 gusht në Galerinë Kombëtare të Arteve.

Të gjithë vizitorët e ekspozitës duhet t’i respektojnë masat e rekomanduara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë për parandalimin e infeksionit Covid-19.

Artisti është shprehur se për këtë ekspozitë janë sjell 100 punime nga Holanda.

“Ka qenë shumë e vështirë̈ që t’i sjellim 100 punime nga Holanda, falënderoj Galerinë Kombëtare të Arteve dhe Komunën e Prishtinës të cilët ndihmuan shumë rreth gjithë këtij organizimi”, ka shkruar artisti.

Jakup Ferri i lindur në vitin 1981, në Prishtinë, Kosovë, ka studiuar në Fakultetin e Arteve të Prishtinës dhe Rijksakademy në Amsterdam.

Në vitin 2008, Jakup Ferri mori çmimin Buning Brongers në Amsterdam. Ai ka marrë pjesë në ekspozita të ndryshme ndërkombëtare, ndër të tjera: U-TURN Quadrennial for Contemporary Art Copenhagen, Istanbul Biennal dhe De Hallen në Haarlem.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.