Suedi / Mjeku shqiptar: Covid-19 një virus me shumë të panjohura

E premte, 31 Korrik, 2020

Dr. Përparim Cerri mjek në Spitalin Universitar të Skånes në Malmö flet për modelin qe ndoqi Suedia në menaxhimin e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19 si dhe ndikimin që pati në komunitetin shqiptar në këtë vend.

Dr. Përparim Cerri ka përfunduar studimet ne degën e Mjekësisë së Përgjithshme në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Tiranës në 2004. Ka punuar si mjek i përgjithshëm deri në vitin 2010 dhe në vitin 2015 specializohet në fushën e Mjekësisë së Urgjencës (2015). Ka punuar si mjek në Urgjencën e Sëmundjeve të Brëndëshme në QSUT deri në vitin 2017, ku më pas është zhvendosur në Suedi për të kryer fillimisht një post-specializim në Spitalin Universitar të Skånes, ku edhe vazhdon aktualisht të punojë. Ka kryer disa trajnime afatgjata ndërkombëtare në lidhje me mjekësinë e urgjencës. Gjithashtu, Dr. Perparimi ka marrë pjesë në trajnimin e personelit mjekesor në të gjithë Shqipërinë per Basic Life Support (BLS) dhe Advanced Cardiac Life Support (ACLS). Ka punuar si pedagog i lëndës së Mjekësisë së Urgjencës në Fakultetin e Mjekësisë Tiranë dhe aktualisht punon në Spitalin Universitar të Skånes në Malmö si dhe është i përfshirë në fushën e kërkimit shkencor në Universitetin e Lundit ku investigon rolin e enzimes Cyr61 ne prognozën dhe ndjekjen e pacientëve me sëmundje endokrinologjike.

Shqipëria në syrin tuaj, çʼpo ndodh realisht?

Situatën në Shqipëri e kam ndjekur me vëmendje që në fillimet e pandemisë, pa u regjistruar pacienti zero, madje pa u shpallur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si pandemi. Atëherë kur Italia fqinje po përballej me një numër të frikshëm rastesh dhe arritja në Shqipëri e virusit ishte çështje ditësh, e pashmangshme, për veçoritë e marrëdhënieve që kemi ne me Italinë. Atëherë në Suedi u regjistruan rastet e para të disa turistëve që kishin qenë për ski në Italinë e veriut. Habia qëndronte që përse akoma Shqipëria s’po regjistronte pacientin zero edhe pse komunikimi socio-ekonomik me Italinë nuk ishte ndaluar. Unë mendoj që pacientin zero Shqipëria e ka pasur javë më parë se ai që u regjistrua ne fillim të Marsit. Gjurmimi dhe diagnostikimi i rasteve ishte i vështirë sepse virusi ka thuajse të njëjtat simptoma me viruset stinore që janë të zakonshëm në atë periudhe. Shqipëria ndoqi një strategji sikurse pjesa më e madhe e vendeve të Europës. Izolimi total ishte traumatik për popullsinë tonë. Si në këndvështrimin ekonomik ashtu edhe në atë socio-psikologjik, pasojat e të cilit mendoj që do i vuajmë për një kohë të gjatë. Ishte i domosdoshëm për vetë specifitetin që kemi ne si popullsi që nuk i respektojmë me rigorozitet rregullat higjeno-sanitare dhe distancimit fizik dhe ajo çka është më e rëndësishme fakti që ne nuk kemi kapacitete të mjaftueshme shëndetësore për të përballuar një fluks pacientësh që mund të shkonte me mijëra dhe mund ta çonte sistemin shëndetësor në kolaps. Dua të theksoj që Shqipëria ka numrin më të ulët të shtretërve dhe të mjekëve për banor në rajon. Pra përballja me një strategji ndryshe siç bëri Suedia do të ishte katastrofike për vendin tonë. Karantinimi në momentin e duhur i popullsisë bëri që të kemi dhe një rezultat pozitiv nëse mund të shprehemi kështu duke shënuar numrin më të vogël të humbjeve të jetëve në rajon. Në përgjithësi menaxhimi i situatës gjatë periudhës së karantinimit është për tu vlerësuar, por mendimi im është që hapja duhej të fillohej të bëhej më parë dhe në mënyrë graduale dhe jo me ato fashat e orareve që shpesh ishin qesharake.

Përsa i përket situatës së tanishme dua të them që një situatë e tillë pritej pas izolimit. Është epidemiologjikisht dhe statistikisht e justifikueshme. Por dua të theksoj që në kushtet e Shqipërisë nëse vazhdohet me këtë ritëm do rrezikojmë shumë sepse siç e thamë më lart kapacitetet trajtuese tona janë tepër të ulta. Nuk mund të frenosh përhapjen dhe nuk mund të izolosh popullsinë pafundësisht. Ajo që unë mendoj që duhet të bëjnë autoritetet ose më saktë duhej planifikuar para hapjes janë masat që duhet të merreshin për shtresën më vulnerabër që janë mosha e tretë dhe ata me sëmundje kronike, duke i ekspozuar sa më pak nëpërmjet lehtësive që mund ti krijosh kësaj shtrese për të marrë shërbimet e përditëshme të domosdoshme. Infektimi i personelit mjeksor në QSUT duhej të reduktohej sa më shumë nëpërmjet masave më të rrepta të pranimit të qytetarëve dhe familjarëve të tyre që marrin shërbim spitalor. Numri i testeve duhet të jetë më i lartë për arsye që të krijohet një panoramë më e mirë epidemiologjike ku të kemi mundësinë jo vetëm të gjurmimit dhe parandalimit por edhe mundësinë e parashikimit më të qartë të situatës në vazdim. Kontrolli rigoroz dhe shtimi i mjeteve të transportit publik, higjena, respektimi i distancimit fizik dhe mbajtja e maskave në mënyrën e duhur gjithmonë kur distancimi fizik nuk është i mundur janë pikat kryesore. Duhet të bëhet kontroll i rreptë i bizneseve sidomos fasoneritë, gjithashtu tani në periudhën e turizmit kontroll i rreptë higjeno sanitar i hoteleve, bareve, restoranteve dhe i ambjenteve të tjera që pushuesit frekuentojnë më shumë në këtë periudhë të vitit.

Covid-19 një virus me shumë të panjohura

Unë mund të jap një panoramë të përgjithshme kryesisht në aspektin klinik. Di të them që është një virus me shumë të panjohura për të gjithë sferën e shkencëtarëve dhe klinicistëve në të gjithë botën. Bota pret në mënyrë të dëshpëruar fundin e pandemisë Covid-19. Pandemia vazhdon të ketë ndikim katastrofik mbi ekonominë globale, sistemin shëndetësor dhe cilësinë e jetës së njerëzve. Deri më tani asnjë provë bindëse nuk ka konfirmuar terapi të përshtatshme për trajtimin e virusit, madje shumë terapi janë bërë në mënyrë empirike, pa asnjë qasje shkencore. Spekullime të shumta janë bërë në lidhje me trajtimin medikamentoz, ku shpesh herë është përfshirë në mënyrë të pakuptimtë edhe politika. Marr shkas këtu nga deklaratat e presidentit Trump në lidhje me një preparat që e prezantoi si fitore ndaj Covid-19 por që në realitet nuk ka asnjë bazë shkencore si terapi kundra Covid -19 dhe me efekte anësore të shumta, kryesisht tek të sëmurët kardiopatë. Mjekimi sot në të gjithë botën ka marrë trajta të shumta dhe shpesh është specifik për pacientë të ndryshëm. Po studiohet shumë në lidhje me virusin sidomos në aspektin e imunizimit nëpërmjet vaksinës. Është një virus i ri, me shumë pikpyetje në disa aspekte dhe kryesisht në mënyrën si vepron nga ana fispatologjike, reagimi ndaj virusit i grupmoshave të caktuara si edhe tek pacientët me patologji të ndryshme, imunizimi që le ky virus pasi pacienti shërohet ose e kalon ne mënyrë asimptomatike. Në lidhje me këtë të fundit dua të theksoj që është bërë një studim në një nga universitetet më të mëdha në Suedi ku konkludohet që imunizimi pas prekjes nga virusi mund te jetë i formave të ndryshme, e thënë ndryshe, ka përgjigje të ndryshme imunitare duke përfshirë lloje të ndryshme të qelizave të sistemit imun. Vaksinimi është një pikëpyetje e madhe sot edhe nëse së shpejti njerëzimi do ta ketë një të tillë. Nuk dihet nëse nëpërmjet saj do të arrihet imunizimi afatgjatë, përfitimet dhe risqet që ajo do të ketë. Shumë kompani janë hedhur në një garë të ethshme për arritjen e një vaksine, ku shpesh nëpër media spekullohet që vaksina është në prag të zbulimit ose e kemi një të tillë tashmë. Unë mendoj që do të duhet shumë kohë deri në arritjen e nje vaksine me efektivitet 100%.Si përfundim dua te them që bota duhet të mësojë të bashkëjetojë me Covid-19.

Situata e komunitetit shqiptar në Suedi

Numri i Shqiptarëve që jetojnë në Suedi arrin në shifrat nga 50 000 – 60 000 dhe janë kryesisht Shqiptarë të ardhur nga Kosova, Maqedonia e veriut, Mali i zi dhe së fundmi po shtohet edhe numri i Shqiptarëve brënda trojeve. Shqiptarët janë integruar më së miri në shoqërinë Suedeze. Nuk janë të paktë ata që janë personazhe të njohur të botës së artit, politikës, sportit, shkences dhe në shumë sfera të tjera të jetës suedeze. Përsa i përket Covid-19 në Suedi nuk është bërë një studim në bazë të etnive dhe nuk mund të them që Shqiptarët këtu mund të kenë një statistikë përsa i përket prekjes nga Covid-19. Por si pjesa tjetër e popullsisë edhe nga Shqiptarët ka të prekur nga Covid-19 dhe që janë hospitalizuar për arsye të komplikacioneve që kanë shfaqur. Por me sa informacion kam unë në regjionin ku unë jetoj nuk ka pasur humbje jete për shkak të virusit tek Shqiptarët. Por kjo nuk përjashtohet të ketë ndodhur në regjione të tjera më të mëdha ku përqindja e të prekurve me Covid është më e lartë dhe ku numri i Shqiptarëve është më i madh. Dua të theksoj që pjesa më e madhe e shqiptarëve këtu i përkasin grupmoshës relativisht të re 25-55 vjec dhe si e tillë risku për komplikacione në këtë grup moshë është më i ulët.

Covid-19, pasojat në ekonomi dhe shëndetin mendor

Edhe pse Suedia ndoqi një qasje ndryshe nga bota në lidhje me Covid-19 duke qënë totalisht e hapur dhe vetëm me masa sensibilizuese për popullsinë dhe me tendencën që mos ta privonte përditshmërinë në nivele të ndryshme si në sferën socio-kulturore ashtu edhe në atë ekonomike, pandemia sërish i ka prishur ekuilibrat socio-ekonomikë. Frika dhe ankthi janë të pranishëm kryesisht tek grupmosha e tretë që ka patur edhe numrin më të lartë të vdekjeve. Aktualisht autoritetet Suedeze po i japin prioritet kësaj grupmoshe sepse në fillimet e pandemisë nuk u menaxhua siç duhet situata në lidhje me këtë grupmoshë. Shumë shtëpi të moshuarish u bënë vatra të infeksionit dhe humbjet më të mëdha të jetëve Suedia i kishte pikërisht këtu. Qasja ndryshe që pati Suedia ndaj pandemisë bëri që suedezëve tu privohej udhëtimi në një numër të madh shtetesh, përfshirë këtu edhe nga fqinjët e tyre danezë dhe norvegjezë. Të shumtë janë ata që nuk mund të udhëtojnë jo vetëm për pushime por edhe për arsye të tjera. Kjo situatë ka ndikim të fortë psikologjik tek një popullsi ku 80 % e tyre udhëtojnë në vende të ndryshme të botës për të pushuar. Dua të theksoj që kjo ka ndikuar shumë te komuniteti shqiptar këtu. Shumica e shqipëtarëve kanë anulluar vizitat për në vendlindjet e tyre, qoftë për të takuar të afërmit apo edhe për të kaluar pushimet atje. Përsa i përket sferës ekonomike specialistët shprehen që çfarëdo politike të ndjekë Suedia ndikimi i pandemisë në nivel global, dukshëm influencon edhe në ekonominë suedeze. Sipas shifrave zyrtare papunësia në Suedi ka arritur në 9% dhe pritet të ketë rritje dhe kjo është alarmante sipas autoriteteve. Shumë po humbin vendet e punës dhe shumë biznese janë në prag falimentimi. Shifrat e fundit flasin për raportim falimentimi të 40 000 bizneseve të vogla. Shteti ka përgatitur paketa subvencionimi për bizneset por kjo po has vështirësi dhe sipas specialistëve nuk i shpëton nga falimenti.

Modeli suedez dhe menaxhimi i rasteve

Si në çdo vend të botës edhe në Suedi pati momente ku sistemi shëndetësor përjetoi frikën e mbingarkesës për shkak të fluksit të shtuar të pacientëve. Suedia ishte më e rrezikuar sepse nuk ndoqi shembullin e karantinimit siç bëri gjithë Europa. Sistemi shëndetësor në këtë situatë funksionoi sinkron në të gjitha hallkat dhe po e përballon shumë mirë situatën. Hallka kryesore spitalore në këtë situatë padyshim që është departamenti i urgjences. Është përballja e parë me pacientin, të infektuar ose jo. Me ardhjen e pacientit në urgjence pasi ka kaluar disa filtra parahospitalore siç janë kontaktet 24 orë me ekipet e ngritura enkas për identifikimin dhe ndjekjen, menjëherë fillon triazhimi i tij që do të thotë bëhet vlerësimi dhe vendoset prioriteti që do të marrë në varësi të simptomave që paraqet i sëmuri. Ne të gjitha urgjencat spitalore dhe në klinikat që funksionojnë pasdite dhe në fundjavë janë ngritur çadra triazhimi dhe pacienti kalon disa filtra drejt hospitalizimit, observimit ose dërgimit në shtëpi. Mjekët dhe personeli i urgjences përballen me nje risk të lartë kontamimi dhe janë të shpeshta rastet kur personeli mjekësor është infektuar. Rastet që dyshohen për Covid-19 menjëherë izolohen dhe ndiqet protokolli strikt i observimit dhe pas testimit pozitiv hospitalizohen në pavionet Covid ose nëse parametrat jetësorë janë stabël dhe pacienti nuk plotëson kriteret e hospitalizimit dërgohet në shtëpi me rekomandimet përkatëse dhe bëhet ndjekja në kushtet e izolimit të plotë në shtëpi. Pacientët që kanë numrin më të madh të hospitalizimeve dhe të komplikacioneve janë pacientët me sëmundje kronike. Për çdo sëmundje kronike janë marrë masa që pavionet përkatëse të kenë qëndrat e tyre Covid. Fatkeqësisht kjo është shtresa më vulnerabël dhe me përqindjen më të lartë të vdekjeve.

mesazhi juaj për lexuesit dhe Diasporën në USA

Në radhë të parë do të doja ti përshëndesja të gjithë shqiptarët e Diasporës kudo që ndodhen, dhe në veçanti lexuesit e gazetës Dielli. Ju faleminderit që me anë të shkrimeve tuaja na afroni dhe na jepni mundësinë te njohim njëri-tjetrin. Është kënaqësi dhe krenari njëkohësisht të lexosh për arritjet e Shqiptarëve kudo në botë. Në këto kohë të vështira pandemie, mesazhi im për shqiptarët e Diasporës në USA është që përveç se të respektojnë me përpikmeri masat e nxjerra nga autoritetet shëndetësore (higjenën, distancimin social dhe maskat), të tregojnë sa më shumë solidaritet me njëri-tjetrin. Kjo periudhë, përveç frikës dhe ankthit, ka nxitur tek shumë persona edhe shfaqjen e depresionit dhe ndjenjës së të qënit i braktisur për vetë situatën e krijuar të izolimit dhe distancimit, veçanërisht tek moshat e treta të cilët jetojnë vetëm. Le të ruajmë fizikisht distancën, por moralisht dhe shpirtërisht të jemi pranë njeri-tjetrit me anë të telefonit, mesazheve, email-eve etj. Të tregojnë mungesë egoizmi, pasi duhet të mendojnë jo vetem për veten, por të mendojnë dhe të mbrojnë ata që janë më të dobët e më të riskuar. Të zbatojnë me përpikmëri rregullat e higjenës dhe distancimit fizik, kjo është jo vetëm për tu mbrojtur nga virusi por mbi të gjitha për të prishur zinxhirin e transmetimit, në mënyrë që të shpëtojmë sa më shpejt të jetë e mundur prej pandemisë covidiane. Dielli